E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë dhe uron të moshuarit me rastin e Vitit të Ri

Kryeministri i siguroi të moshuarit se vëmendja e qeverisë do të jetë e plotë, ndaj çdo lloj problematike që do të kenë shtëpitë  e të moshuarve, në mbarë vendin, duke bërë  gjithçka që kushtet, në cilat ata jetojnë, të përmirësohen nga viti në vit.

Kryeministri Berisha, së bashku me bashkëshorten e tij, zonjën Liri Berisha, të shoqëruar edhe nga mbesat e tyre  vizituan Shtëpinë e të moshuarve, në Kavaje, me rastin e festave të fundvitit. 

Kryeministri u prit nga drejtuesi i qendrës, i cili në emër të të moshuarve e falënderoi familjen Berisha për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë kësaj qendre.

Duke iu uruar të  moshuarve një vit të mbarë, me shëndet e gëzime, Kryeministri i siguroi ata, se vëmendja e qeverisë do të jetë e plotë, ndaj çdo lloj problematike që do të kenë shtëpitë  e të moshuarve, në mbarë vendin, duke bërë  gjithçka që kushtet, në cilat ata jetojnë, të përmirësohen nga viti në vit.

Në përfundim, Kryeministri Berisha, së bashku me mbesat dhe zonjën Berisha shpërndanë për të moshuarit dhurata.

 “Erdha me Lilin dhe me mbesat të ndaj disa momente gëzimi me ju, urime për festën e viti të ri, tu përshëndesim shumë përzemërsisht, tu urojmë shëndet, tu sigurojmë se ne do t’ju mbështesim ju në çdo lloj problemi që të keni. Me drejtorin tuaj, me ministrin, unë komunikoj në mënyrë të vazhdueshme, për problematikat, jo vetëm  të këtij azili, por të të gjitha shtëpive të të moshuarve në mbarë vendin dhe se do të bëjmë gjithçka që çdo vit e me të mira , më të këndshme, të bëhen kushtet këtu ku jetoni dhe ju të gëzoni sa më mirë në komunitetin tuaj.

Dua të falënderoj të gjithë punonjësit që shërbejnë këtu me përkushtim, dua të falënderoj motrat, që gjeta këtu, misionare të shkëlqyera, të cilat gjatë këtyre viteve kanë derdhur kaq shumë mund e djersë për të ndihmuar dhe lehtësuar njerëzit në nevojë dhe ne iu jemi shumë mirënjohës.

Dua tu uroj ju një vit të gëzuar, tu uroj të gjithë njerëzve tuaj, kudo që i keni jashtë, këtu , jashtë vendi, shumë gëzime, shëndet dhe mbarësi.”


30/12/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›