E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton të porsalindurin e parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë

Kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha vizituan sot të porsalindurin e parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë për vitin 2011.

Kryeministri Berisha pasi u intreresua për shëndetin e nënës dhe të fëmijës i uroi familjes dhe fëmijës së parë të lindur në këtë maternitet jetë të gjatë, mbarësi dhe shëndet.

Mbas vizitës së zhvilluar kryeministri Berisha u shpreh:

Në traditën time takimin e parë e bëj me një të sapolindur. Noemi ishte një vajzë e mrekullueshme, një bukuroshe e vogël me të cilë Shqipëria do të krenohet. E ëma e saj ishte shumë mirë, shumë e gëzuar për Noemin dhe sëbashku me Lilin i uruam shumë gëzime, shëndet, mbarësi familjes. Por nuk ka mbarësi më të madhe në këtë botë sesa një cift i ri që nis vitin, minutën e parë me një fëmijë. Ndaj dhe edhe fakti që unë e bëj të përvitshëm këtë takim, sepse mendoj dhe nuk gjej asgje tjetër që simbolizon më shumë mbarësinë sesa i sapolinduri, fëmija. Ky është një rast për të uruar, së pari të gjithë ata që lindën në agun apo në Vitin e Ri.

Ministria e Shëndetësisë me informoi se fëmija më i parë ka lindur në Elbasan. Do ta takoj kur të inaguroj tunelin, sëbashku me të do inagurojmë tunelin. Mbarësi e madhe për Elbasanin. Edhe natyra edhe Zoti ka rrëgullat e veta. Të gjithë prindërit e tyre, të gjithë prindërve të Shqipërisë, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, qytetarëve të këtij vendi i uroj një vit me shumë gëzime, me shumë mbarësi dhe i uroj që ky të jetë viti më i miri që ata kanë njohur në jetën e tyre.

Gëzuar të gjithëve ju!      


01/01/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›