Kryeministri Berisha vlerëson punën e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
Kryeministri Berisha përgëzoi sot, gjatë mbledhjes së qeverisë, punën e bërë nga Ministria e Mjedisit në procesin e transferimit të pyjeve dhe kullotave në pronësi të qeverisjes vendore. Si rezultat i ritmeve të mira me të cilat ka ecur ky proces, sot është bërë mundur që të kalojnë plot 600 mijë hektarë pyje dhe kullota në pronësi të qeverisjes vendore.
“Vlen të përgëzohet ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave z. Lufter Xhuveli sepse sot bëhen plot 600 mijë hektarë pyje dhe kullota që kalojnë në pronësi të qeverive vendore. Ky proces u kompletua me shpejtësi të madhe, ndryshe nga 10 vite radhazi, para vitit 2008, që kanë qenë transferuar 242 mijë hektarë kullota dhe 300 hektarë pyje. Pra, ne kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm dhe kjo meriton përgëzime”, u shpreh Kryeministri.