Kryeministri Berisha takon zotin Michael Granoff, President i Fondit shqiptaro-amerikan të ndërmarrjeve
Kryeministri Berisha prit sot në një takim zotin Michael Granoff, President i Fondit shqiptaro-amerikan të ndërmarrjeve, së bashku me presidentin e kompanisë Weber Shandwik. Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për rezultatet e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fusha të ndryshme, si dhe perspektivën e vazhdimësisë së tyre.
Zoti Michael Granoff vlerësoi arritjet pozitive të këtyre reformave, kryesisht në fushën ekonomike, si dhe klimën e përshtatshme që ekziston në vend në favor të biznesit.
Zoti Granoff i shprehu përgëzimet e tij, kryeministrit Berisha për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, duke theksuar se kjo ngjarje përbën një garanci dhe siguri për investitorët e huaj si dhe përmirësimin e mëtejshëm të imazhit të Shqipërisë.