Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, zotin Avni Mustafaj

Kryeministri Berisha priti në një takim Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, zotin Avni Mustafaj i cili shoqërohej nga zoti David Scotton, Këshilltar i Lartë i Këshillit. Duke ju uruar mirëseardhjen, zoti Berisha shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për ndihmën e madhe që Këshilli Shqiptaro-Amerikan i ka dhënë Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, duke siguruar një prani të vazhdueshme të faktorit shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Kryeministri Berisha shprehu progresin e madh të Shqipërisë, duke vënë theksin në rolin gjithnjë e më të madh të gruas në jetën politike dhe shoqërore. Nga ana e tij, zoti Mustafaj vlerësoi standardet e arritura në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe shprehu nevojën që opozita të hyjë në parlament në mënyrë që të mos pengoheshin proceset integruese të Shqipërisë.
...