E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha zhvillon nje takim me shefat e shtabeve te vendeve te rajonit

Sot pasdite, Kryeministri Berisha priti në një takim shefat e shtabeve te forcave te armatosura te vendeve te Kartes se Adriatikut(A3), si dhe të vendeve të tjera të rajonit pjesëmarrëse në programin Partneritet Për Paqe te NATOS, Malit te Zi, Serbise, Bosnje-Hercegovines, të cilët ishin pjesëmarrës dhe të ftuar ne takimin e 6-të të shefave te shtabit te A3 ne datat 26-28 prill ne Tirane.

Kryeministri Berisha theksoi në takim se qëllimi kryesor i qeverisë shqiptare mbetet integrimi sa më i shpejtë në NATO. Në këtë kuadër, Kryeministri nenvizoi se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar në një reformë të thellë të Forcave të Armatosura, që do të synojë një ushtri të vogël, por profesioniste, të pajisuar me teknologji të standarteve të kërkuara nga NATO.

Gjatë takimit bashkëbieseduesit ndanë të njëjtin mendim se anëtarësimi në NATO i vendeve të rajonit garanton sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të europës juglindore, duke shërbyer si një faktor i rëndësishëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e investimeve të huaja në vendet përkatëse.

Duke ritheksuar angazhimin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse, Kryeministri Berisha nënvizoi se bashkëpunimi ushtarak dhe shkëmbimi i eksperiencave ndihmon vendet e rajonit në përpjekjet e tyre për integrim dhe rrit sigurinë në rajon.

Nga ana e tyre, shefat e shtabeve vlerësuan takimin e zhvilluar në Tiranë si shumë të suksesshëm. Ata gjithashtu theksuan se forcimi i bashkëpunimit jo vetëm në fushën e mbrojtjes, por edhe më gjerë do të shërbejë për të rritur edhe më shumë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit në të ardhmen.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›