E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha:Shpenzimet shkurtohen, që të mbrojmë sektorin privat

Tiranë, 12 korrik, NOA Ashtu sikundër pritej, Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e Grupit Kuvendor të PD-së, se në buxhetin e 2010-ës do të ketë shkurtime të ndjeshme, që prekin më tepër lëmin e investimeve.

Kreu i mazhorancës, duke iu referuar rishtas krizës botërore ekonomike, që la pas edhe krizën e borxheve, theksoi se shkurtimi i ndjeshëm i shpenzimeve është i domosdoshëm, dhe bëhet me një qëllim të mirë, për të mos rritur borxhin publik.

Duke iu referuar akuzave të opozitës që kundërshton shkurtimin e buxhetit duke e quajtur buxhet të krizës, shefi i qeverisë, tha se e akuzat e opozitës vijnë në mënyrë mjerane dhe u fryjnë borive të krizës imagjinare.

Në këtë kontekst Berisha i mëshoi vendimit të qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve, duke thënë se ne përzgjodhëm, që të risim rrogat e pensionet duke qenë se kjo është përparësi madhore e politikës sonë, dhe fytyrës sociale të kësaj qeverisjeje, duke vendosur nga ana tjetër që të shkurtojmë në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për investime.

Theksoj dhe njëherë se këto shkurtime bëhen mbi të gjitha për ti dhënë një mbrojtje financiare sektorit privat, të cilin rritja e borxhit publik do ta dëmtonte rëndë. E vendosëm për të rritur interesat e kreditimit privat, pasi funksionimi i mirë i këtij sektori, përbën një shtysë të mirë për zhvillimin e ekonomisë, shpjegoi kreu i mazhorancës përballë deputetëve të PD-së.

Berisha tha ndër të tjera se janë bizneset e reja të liçencuara gjatë këtij gjashtëmujori të parë të 2010, janë rritur me 40 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kryeministri theksoi se janë hapur dorazi 10 mijë vende pune të reja, që kërkojnë miliona investime të reja, ndërsa shënoi ai ka edhe një rritje me 7 përqind të kreditimit të ekonomisë nga bankat.

Berisha e mbrojti shkurtimin e shpenzimeve në buxhet duke iu referuar vështirësive të monedhës evropiane në treg, dhe duke synuar mos rritjen e borxhit publik, një masë kjo që sipas Berishës, nuk do të lërë mënjanë zhvillimin e programit ekonomik të kësaj mazhorance.

Shefi i mazhorancës, Berisha rishtas rikujtoi rritjen e ekonomisë shqiptare ndërsa bota është në krizë, duke ritheksuar se kjo rritje vijon të jetë pozitive, duke shënuar 157 miliardë këtë gjashtëmujor të parë të 2010-ës.

Në fund Berisha ironizoi edhe akuzat e PS-së, se rritja e rrogave dhe pensioneve nuk është e vërtetë, duke thënë se qeveria rriti rrogat e ulëta dhe ato të mesme, në mënyrë të ndjeshme, nga 4.5-11 përqind sipas kategorive.

Duke e quajtur këtë një politikë të drejtë qeverisëse ai tha se rritja e pagave që realizoi qeveria është e barabartë me dy pensione të 2005-ës.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›