PS, Berishës: Larg duart nga SHISH, do përgjigjesh për të gjitha zullumet

Tiranë, 12 korrik, NOA Duke iu referuar Shërbimit informativ Shtetëror, deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se do të përgjigjet përpara ligjit në rast se vijon përpjekjet destruktive për të vënë nën kontroll të gjitha institucionet e pavarura të shtetit, me qëllim fshehjen e problemeve alarmante që ka sot siguria në vend, problemet me krimin e organizuar dhe trafiqet.
Duke iu referuar projektligjigjit të debatuar të SHISH, në komisionin e sigurisë, dhe nismën më të fundit për ta përfshirë atë në seancën e datës 22 korrik, deputeti Gjoni shprehu shqetësimin se megjithë reagimin e ekspertëve vendas e ndërkombëtarë, qeveria edhe pse e ka shprehur tërheqjen, nuk ka ndryshuar mendje nga vendimi i saj për ta cënuar pavarësinë e SHISH-it.
Sipas Ilir Gjonit, fakti i përfshirjes në seancën e datës 22 Korrik 2010, mbështetet edhe nga një fakt akoma më shqetësues, që deputetëve të opozitës në Komisionin e Sigurisë, me gjithë insistimet e tyre, ende nuk u është vënë në dispozicion drafti, që do të kalojë për miratim.Shqetësimi ynë serioz buron nga fakti se ky projektligj po tentohet të futet sërish në seancë për të realizuar objektivin e Sali Berishës për të vënë nën kontroll SHISH. Me këtë veprim Sali Berisha mesa duket hakmerret ndaj një raporti realist e të balancuar, që drejtori i SHISH-it bëri para Komisionit të Sigurisë, raport, i cili binte ndesh me situatën rozë, që mundohet të paraqesë qeveria sa i përket problemeve të sigurisë në vend kryesisht lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve e korrupsionit, deklaroi deputeti i PS-së.
Sipas Gjonit, Berisha po shfrytëzon faktin se vëmëndja e ndërkombëtarëve është e shpërqendruar, për më tepër kur disa prej përfaqësuesve diplomatikë largohen nga vendi në përfundim të mandatit.
Duke iu referuar shkurtimeve të buxhetit, deputeti Partisë Socialiste, tha se kreu i mazhorancës po hakmerret ndaj këtij institucioni të sigurisë kombëtare duke e shkurtuar buxhetin e institucionit me plot 10 përqind në projektbuxhetin që pritet të miratohet.
Nëse Sali Berisha mendon se përmes dhunës e tiranisë së shumicës mund të bëjë si të dojë, ne e paralajmërojmë të mbajë duart larg këtij institucioni dhe të gjithë institucioneve të tjera kushtetuese pasi pa më të voglin dyshim do të përgjigjet një ditë për zullumet e tij, përfundoi deklaratën e tij, deputeti i PS-së, Ilir Gjoni.
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")