Unioni i Gazetarëve letër Topit: Rasti Pango, ndalni përplasjen e gjyqësorit me mediat

Tiranë, 12 Korrik, NOA Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, përmes një letre të hapur, drejtuar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, njëkohësisht edhe në postin e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i ka kërkuar atij që të ndalë përplasjen negative të gjyqësorit me mediat.
Nisur nga një shqetësim serioz, i cili buron nga një proces i hapur gjyqësor ndaj njërës prej mediave më kryesore në vend, kanalit televiziv Top Channel, duke besuar tek autoriteti juaj si kryetar i KLD-së, kërkojmë që në ecurinë e mëtejshme të këtij procesi të ndikoni që asnjë prej gjykatësve të mos ndikohet nga të tjerë, thuhet në letrën e UGSH-së.
Duke shtuar vendimi dhe penaliteti financiar që gjyqtari ka dhënë ndaj Top Channel për çështjen Pango, ka drithëruar gjithë komunitetin e gazetarëve profesionistë.
Organizata jonë dhe shumica e mediave të vendit, kanë ngritur publikisht shqetësimin se një vendim i tillë, penaliteti që ai përmban, përbëjnë një masë të padrejtë ndëshkimore për një ent dhe trupë mediatike në vend. Ky është penaliteti më i lartë financiar që jepet në historinë e gjykatave shqiptare për një media private, ndërkohë që ky vendim, ndonëse i padiskutueshëm sipas Kushtetutës, ka hapur debate të fuqishme interpretimi në komunitetin e juristëve dhe sidomos, ka shkaktuar një jehonë të madhe ndërkombëtare, duke u vlerësuar si një përplasje me kontekste jo profesionale mes gjyqësorit dhe mediave të vendit, thuhet më tej në këtë deklaratë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është i mendimit se ky vendim kompromenton besueshmërinë ndaj drejtësisë që japin individë si gjykatësi në fjalë, ndërsa ai ka tërhequr maksimalisht vëmendjen e mediave dhe gazetarëve profesionistë rajonalë dhe ndërkombëtarë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, për këtë proces të saponisur, i është drejtuar Federatës Botërore të Gazetarëve, Reporterëve Pa Kufi dhe disa shoqatave të tjera prestigjioze në Botë për të ndjekur me vëmendje këtë proces gjyqësor, i cili sipas të gjitha gjasave, po listohet si një marrëdhënie keq-funksionuese mes dy pushteteve në shoqërinë e sotme demokratike shqiptare, thuhet më tej në deklaratën e UGSH-së.
Duke shtuar se për këtë arsye, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ushqen besimin se vëmendja institucionale e Presidentit do të ndikojë për pasjen e një procesi të pandikuar dhe do ti shërbejë inkurajimit të misionit jetik që media ka në një shoqëri ku korrupsioni më së shumti ka prekur dhe mban të mbërthyer sistemin e drejtësisë.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")