Kryeministri Biznesit do ti kushtoje zero
Kasat fiskale perplasin socialistet me demokratet. Kryeministri Sali Berisha beri me dije dje se procesi i kasave fiskale do ti kushtoje biznesit zero pasi kasa do ti zbritet ne shpenzime. Nga ana tjeter nenkryetarja e Komisionit te Ekonomise Mimi Kodheli theksoi se fitimi nga kasat fiskale kap vleren e 40 milione eurove. Kasat fiskale kane zevendesuar kutite e votimit per sa i takon permasave te perplasjes PD-PS. Biznesit te vogel qe nuk i llogariten shpenzimet kasat do ti zbriten teresisht ne taksa. Mund te ishte dhe nje menyre tjeter mund te njihnim edhe vetem nje sasi te caktuar ne taksa dhe shpenzime por jo ne kemi vendosur qe kjo ti kushtoje zero biznesit tha Berisha. Shitja e kasave fiskale per tregtaret do ti sjelle biznesit te Kryeministrit Sali Berisha dhe njerezve te tij qe kane marre licencen per tregtimin rreth 40 milione euro fitim tha deputetja e PS-se Mimi Kodheli. Nenkryetarja e Komisionit te Ekonomise Mimi Kodheli theksoi se Berisha dhe Bode kane pergatitur prej kohesh terrenin per te perfituar nga ky proces. Gjithashtu Kodheli u shpreh se kjo shume eshte tarifa e korrupsionit te kesaj praktike qeveritare te cilen PS do ta beje publike dite pas dite me dokumente zyrtare. Ne rast se ktheheni ne periudhen para zgjedhjeve mos harroni intervistat klithmat e perditshme te opozites kunder pasaportave biometrike. A ju kujtohen akuzat e tyre ne nje kohe kur ato jane jetike per vizat dhe levizjen e lire. Ne nje kohe kur cdo qytetar shqiptar e dinte se nuk ka heqje vizash pa pasaporta biometrike. Te njejten melodi po ndjekin per kasat por tani nga interesa mafioze. Si mund te derdhesh lot krokodili per kasat ne nje kohe kur pajisjet kushtjne jo me pak se taksa e emrit qe vendos ai dhe qe eshte i vetmi ne Europe qe vendos takse per emrin dhe qe e detyroi qeverine te nderhyje ne ligj per te percaktuar kufirin te thana tha Berisha.