E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet gjermani qe nuk pranonte te ikte nga Shqiperia

Durres Bashke me te policia ka arrestuar edhe disa shqiptare nga Kosova me dokumente false

Nisin kontrollet per qendrimin e te huajve ne vendin tone ndalohet gjermani qe nuk respektoi urdher-largimin e autoriteteve shqiptare. Gjate fundjaves sherbimet e policise kufitare kane kapur ne flagrance disa shtetas te cilet synonin ta kalonin kufirin duke perdorur dokumente te falsifikuara mes te cileve nje person qe i shmangej vuajtjes se denimit si dhe nje shtetas gjerman i cili ishte i parregullt ne qendrimin e tij ne territorin e Republikes se Shqiperise. Gjate nje verifikimi mbi zbatimin e urdhrit te largimit te nje shtetasi gjerman nga territori sherbimet policore te kufirit konstatuan se Wolf Achim Rauch 51 vjec me shtetesi gjermane nuk ishte larguar duke vazhduar qendrimin ne menyre te parregullt ne territorin shqiptar. Ndaj ketij shtetasi ka pasur Urdher Largimi nga Drejtoria Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Durres nje urdher i nxjerre qe me 23 shkurt te ketij viti po qe nuk eshte zbatuar prej tij. Ai ka vijuar te qendroje ne Shqiperi. Ne keto kushte u plotesua procedura duke nxjerre urdher per largimin e tij me force dhe urdher per ndalimin e tij ne qendrat e pritjes per debim beri te ditur Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Durres. Sipas ketij organi kontrollet mbi respektimin e legjislacionit shqiptar mbi qendrimin e shtetasve te huaj ne territorin shqiptar do te vijojne edhe ne vazhdim. Nderkaq mengjesin e djeshem u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Maksim Haci 37 vjec nga Rresheni. Ai u arrestua per vepra penale te falsifikimit te dokumenteve dhe falsifikimit te vulave stampave apo formulareve pasi u kap nga sherbimet e policise kufitare te Portit te Durresit duke tentuar ta kaloje kufirin me nje pasaporte biometrike shqiptare ne emer te tij. Kontrolloret kane dyshuar se dy vulat e hyrje-daljes nga vendkalimi kufitar i Kapshtices qe ky person kishte ne pasaporte jane te falsifikuara. E njejta gje u vu re dhe ne pasaporten e zakonshme shqiptare te ketij shtetasi perfshire dhe lejen greke te qendrimit qe kishte ne kete pasaporte te cilen e shfrytezonte per te levizur normalisht dhe pas marrjes se pasaportes biometrike. Te tjera arrestime per falsifikim dokumentesh kane cuar ne qelite e paraburgimit shtetasit kosovare Dine Gacaferri 38 vjec nga Juniku dhe Bahri Sahiti 42 vjec nga Viti. Te dy u arrestuan pasi kane tentuar te kalojne kufirin perkatesisht me leje qendrimi belge dhe zvicerane ne pasaportat e tyre kosovare qe dyshohet te jene te falsifikuara. Nje tjeter kosovar u kap ne port. Burim Zhuniqi 31 vjec nga Rahoveci ishte i kerkuar pasi Gjykata e Durresit e ka denuar 25 vjet me pare me 4 muaj burg per falsifikim dokumentesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›