Portugali greva paralizoi sherbimet

Greva 24 orëshe në Portugali kundër masave të ashpra anti-krizë te qeverise, paralizoi sherbimet postare, spitalore dhe arsimore te vendit, bashkë me sektorë të tjerë publikë.
Mbyllja e stacioneve të metrose shkaktoi crregullime të medha të levizjes në Lisbonë. Nga ana tjetër një numër i madh fluturimesh që duhet te niseshin nga kryeqyteti dhe nga Porto, u pezulluan. Protestuesit, radhet e te cileve numeronin me mijera vete, marshuan perpara nderteses se parlamentit me pankarta qe mbanin mesazhe te fuqishme kundershtimi ndaj shkurtimit te shpenzimeve dhe masave te tjera aspak popullore, pjese e paketes drastike qe synon zbutjen e krizes se thelle qe ka perfshire vendin qe prej 2009-tes.
Frika nga vandalizmat detyroi pronaret e biznesneve t'i mbanin ato mbyllur. Aksioni industrial kishte te bente me se shumti me shkurtimet ne kujdesin shendetesor, rritjen e taksave, si dhe heqjen e shperblimeve per festa, perfshire ato te fundvitit, te barabarta me rrogen e nje muaji per punonjesit e sektorit publik.
Firmat private nga ana tjeter, ne baze te kesaj pakete, lejohen ta shtojne diten e punes me 30 minuta pa qene te detyruara te paguajne per kohen shtese. Portugalia, vendi i trete qe mori dorezani nga Bashkimi Europian pas Greqise dhe Irlandes, ka perfituar 78 miliarde euro si fond emergjence nga BE-ja dhe FMN-ja.
Kjo e ka vene kryeministrin Pedro Coelho nen presion per te reduktuar ndjeshem shpenzimet publike. Me papunesine ne nivelin 12% dhe parashikimet per nje kontraktim te ekonomise vitin qe vjen, portugezet mbeten skeptike ndaj masave te qeverise dhe i druhen asaj cfare rezervon e ardhmja per vendin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Berisha: Buxheti garanton stabilitetin makro-ekonomik
Braçe: Kryeministri po mban me thonj pushtetin
Ballkani në rrezik recesioni
Vrasja në Laç, arrestohet autori
Vetëvendosja: Të dorëhiqet qeveria
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor