Kryeministri Cameron jo Skocise se ndare

Skocezëve do t’u ofrohen më shumë kompetenca dhe sovrantititet nga Londra, ka premtuar kryeministri britanik, Dejvid Cameron, vetëm nëse Skocia voton kundër pavarësisë në referendum. Ai e deklaroi këtë pas takimeve me Ministrin e Parë të Skocisë, Aleks Salmond në Edinburg. Salmond, i cili është Kryeministri i Skocisë kërkon zhvillimin e një referendumi për t’i dhënë fund bashkimit politik dhe ekonomik 300 vjeçar mes Skocisë dhe Anglisë, e cila së bashku me Uellsin dhe Irlandën e Veriut përbëjnë Britaninë e Madhe. Londra zyrtare është kundër zhvillimit të refendumit, por Kryeministri britanik ka premtuar se do të ofrojë më shumë sovranitet për Skocinë vetëm pas referendumit. Nacionalistët skocezë kërkojnë mbajtjen e refendumit i cili pritet të zhvillohet në vjeshtën e vitit 2014. Sipas Kryeministrit skocez dhjetëra mijëra vende pune do të krijohen në bazë të planeve të tij për “riindustrializimin” e Skocisë.
Sipas Cameron, si një vend i pavarur Skocia do të kishte avantazhet e naftës së Detit të Veriut, por disavantazhet e një sistemi bankar kompleks, ndërkohë do të kishte kosto edhe për pensionet dhe ndihmat sociale. Ndër pasojat ai përmendi vendin e Britanisë në Këshillin e Sigurimit apo edhe të ardhmen e forcave të armatosura, funksionimin e BBC, Shërbimin Shëndetësor Kombëtar dhe armët bërthamore të Britanisë të vendosura në Skoci .