E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avion me droge afer Obames

Një aeroplan i vogël që transportonte mariuanë është detyruar të ulet në afërsi të Los Angeles, pasi piloti hyri në të njëjtën hapësirën ajrore me helikopterin “Marine One”, në të cilin gjendej presidenti amerikan Barack Obama. Pas identifikimit të aeroplanit “Cesna”, ushtria dërgoi dy avionë luftarakë F-16 për ta ndaluar.  Shërbimi sekret i Shteteve të Bashkura bëri me dije se Presidenti për asnjë moment nuk ka qenë në rrezik. Këta të fundit detyruan aeroplanin të ulej në aeroportin "Long Beach", ku priste policia për të marrë në pyetje pilotin. Ai deklaroi se kishte fluturuar aksidentalisht afër helikopterit që transportonte Obamën, por pas kontrollimit në aeroplan u zbuluan 18 kilogram mariuanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›