Libia nje vit prej revoltave
Libianët shënojnë sot dhe përvjetorin e revoltave që çuan në renien e ish-diktatorit, Muamar Gadafi. Festime janë planifikuar në qytete në të gjithë vendin. Mirëpo për mijëra libianë përvjetori vjen mes frikës dhe destabilitetit të vazhdueshëm. Udhëheqësi i përkohshëm, Mustafa Abdul Jalil u zotua për një përgjigje të ashpër për këdo që kërcënonte sigurinë kombëtare gjatë festimeve të së premtes. 17 shkurt shënon një vit që prej demonstratës së parë të madhe kundër sundimit të Kolonel në Bengazi, qytet i cili me pas u bë bastion rebeleve. Kryengritja u përhap shpejt në të gjithë vendin dhe çoi në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s. Kolonel Gadafi u vra në qytetin e tij të Sirte më 20 tetor. Festimet nuk janë shpallur zyrtarit si shenjë respekti ndaj mijëra vetëve që humbën jetën gjatë betejës në Libi. Përkujtimet spontane filluan në Bengazi të enjten, me banorët duke hedhur fishekzjarre. Qindra vetë u mblodhën në Sheshin e Lirisë duke kënduar antigadaf. Ndërsa forca ushtarake janë vënë në gadishmëri për të moslejuar që asnjë incident të prishë festimet e ditës së sotme.