E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Censusi ishte nje proces i sakte i pavarur dhe transparent

Procesi i regjistrimit të popullsisë, i njohur si Censusi, ishte një proces i saktë dhe i pavarur.

“Ky proces përmbushi kërkesat themelore dhe ishte transparent”, qe vlerësimi që bëri rreth tij, kreu i qeverisë Sali Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar demokrat.

Duke e vlerësuar atë si një proces me të gjitha standardet, i cili ka ecur me një mënyrë të përgjegjshme dhe të qytetëruar.

“Kanë bërë një punë shumë të madhe 12 mijë regjistrues në mbarë vendin.

Në këtë vend, janë regjistruar edhe ndërtimet e banesat.

Ky proces do të ndihmojë për politika më të drejta, duke u bazuar në demografinë aktuale dhe përbërjen e saj.

Ai do ta ndihmojë qeverinë për një vizion më të qartë të politikave të saj, në të mirë të qytetarëve”, theksoi Berisha.

***

Duke iu referuar më pas ligjit të mbetjeve, të kthyer nga Presidenti i Republikës, ai tha se ky qëndrim ndaj tij ishte politik.

“Mbetjet urbane janë një realitet, për të gjitha vendet, madje më i madh për ato të zhvilluara, pasi kanë më shumë të tilla nga ato që janë më pak të zhvilluara.

Komisioni Evropian ka një listë për mbetjet që nuk janë të rrezikshme dhe që përdoren për riciklim apo për industri të ndryshme.

E mbi këtë bazë, u miratua ligji për menaxhimin e mbetjeve urbane, ligj i cili e disiplinon importin e mbetjeve urbane. Eshtë një proces konstant gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë këtu edhe 8 vitet në pushtet të Partisë Socialiste”, sqaroi ai.

Duke përmendur saktësimet që përcakon konkretisht ligji, ai tha se Shqipëria do të pranojë vetëm 50 lloje mbetjesh dhe jo 300 e ca, sa janë në listë.

“Zotërinjtë që duan të nxjerrin vota nga plehu, ua fshehin të vërtetën qytetarëve.

Kam shumë respekt për shoqërinë civile dhe kontributin e saj, por dua t’u garantoj se në gjithë këtë spektër të gjerë, mbetem jashtëzakonisht mirënjohës ndaj OJQ-ve të mjedisit, pasi ato kanë një kontribut thelbësor në këtë vend për krijimin e vetëdijes kombëtare në një vend ku fjala ‘mbrojtje mjedisi’ nuk ekzistonte”, shtoi ai.

***

Për të shtuar më tej se mazhoranca është e angazhuar në një proces reformash dhe konsolidimi të pandërprerë të institucioneve të vendit.

“Për ne, shteti ligjor është mjaft i rëndësishëm.

Por Rama po i përdor institucionet për qëllimet e tij politike.

Nuk ndodh në ndonjë vend që krerë institucionesh të vihen në funksion të kreut të opozitës, për të luftuar mazhorancën.

Kjo shoqëri nuk është e lirë se është Sali Berisha kryeministër, por se ky vend ka institucione demokratike dhe se i mbron rregulli ndërkombëtar, gjë që është faktuar.

Gedafi mori përgjigjen, ashtu siç e mori millosheviçi, pasi rregulli ndërkombëtar nuk të lejon dhe ndaj çdo njeri këtu mund të krijojë parti politike, por askush nuk ta të drejtë dhe amoralitet më të madh politik sesa të përdhosësh Kushtetutën, institucionin që të është besuarm në funksion të projektit të kreut të opozitës”, tha Berisha.

... (vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›