Qafe Thane sekuestrohen 10 kg e llojit heroine me vlere 200-350 mije euro
Policia e Maqedonisë ka penguar transportimin e 10 kilogramëve heroinë me cilësi të lartë në vendkalimin kufitar Qafë Thanë në kufi me Shqipërinë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska.
Policia ka arrestuar personin me inicialet J.J nga Tetova, 34 vjeç i cili po drejtonte makinën e tipit "Lada Niva" me targa të Tetovës, në të cilën është zbuluar droga. Policia është në kërkim të organizatorit të transportit të drogës, personit me inicialet V.C, 44 vjeç nga një fshat i Radovishit, por që jeton në Shkup. Ministrja Jankullovska deklaroi se bëhet fjalë për heroinë me cilësi të lartë e cila në tregun e zi kap vlerën nga 200 deri 350 mijë euro, por sipas saj duke pasur parasysh pastërtinë e droge pritet që me përzierjen e materialeve neutrale të fitohet sasi më e madhe e cila dyfish do ta rrisë çmimin.
Destinacion i fundit i drogës supozohet të kenë qenë vendet perëndimore, përkatësisht tregu italian.
Deri tek Gjykata themelore Strugë do të ngritët padi penale kundër personave V.C dhe J.J për prodhim të paligjshëm dhe lëshimin e drogave në shtije. Dy të akuzuarit janë të njohur për policinë, pasi që kundër tyre disa herë më parë janë proceduar padi për krime të ngjashme.