Toponimet greke, emigrantët mund të udhëtojnë për votime
Ministria e Jashtme greke ka dërguar një udhëzim në pikat kufitare Shqipëri-Greqi, ku urdhërohen autoritetet kufitare, që për një periudhë kohore të përkohshme, të lejojnë qarkullimin e fëmijëve të lindur në Greqi, me gjithë problemet e shkrimit të toponimeve të vendlindjes në pasaportat e tyre.
Sipas udhëzimit, që nga dita e sotme, 6 qershor 2013 dhe deri më 3 korrik 2013, emigrantët shqiptare që dëshirojnë të shkojnë në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet e 23 qershorit mund të udhëtojnë pa hasur probleme në doganën greke.
Mësohet se urdhri ka mbërritur në të dyja pikat e kalimit kufitar dhe ai hyn në fuqi nga dita e sotme.
Ndërkaq duhet kujtuar se problemi i mijëra fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi, nuk po gjen ende një zgjidhje përfundimtare dhe palët thonë se po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje.