E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano dhe Kryeministri Italian Silvio Berluskoni mberriten rreth ore 10:00 ne uren mbi lumin Mat. Kjo eshte e para veper e permasave te tilla qe ndertohet ne vendin tone, e realiz

Kryeministri Fatos Nano dhe Kryeministri Italian Silvio Berluskoni mberriten rreth ore 10:00 ne uren mbi lumin Mat.

Kjo eshte e para veper e permasave te tilla qe ndertohet ne vendin tone, e realizuar me kredi te qeverise italiane. Ura lidh superstraden Fushe-Kruje- Milot me Milot- Lezhe. Ajo eshte e gjate 650 m, e gjere 12.5 m dhe me trotuare ne te dy anet me gjeresi 1m. Kostoja e ndertimit te kesaj ure eshte 4.044.000 Euro.

Per here te pare ndertohet nje ure me permasa te tilla me trare te vazhduar dhe me kombinime te betonit me çelikun. Kjo ure do te shkurtoje aksin rrugor Tirane - Lezhe me 20 km dhe standartetet e saj bashkekohore shkurtojne distancat veri-jug dhe ndihmojne fuqishem ne levizjen e lire te qytetareve dhe mallrave.

Kryeministrat Nano dhe Berluskoni fillimisht zbuluan pllakaten qe shenon perfundimin e punimeve per ndertimin e kesaj ure dhe me pas te dy se bashku prene shiritin e perurimit te saj.

Kryeministri Silvio Berluskoni, duke prere shiritin, tha: "Do te ndertojme te tjera ura si kjo ne Shqiperi" dhe me tej vijoi: " Projekte te tjera te Qeverise Italiane ne Shqiperi do te vazhdojne per te ndihmuar popullin shqiptar" .

Ketu perfundoi kjo etape e vizites se Kryeministrit Italian ne vendin tone, per te vijuar me tej ne te tjera vizita te radhes te programuara.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›