E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreth mesdites kryeministrat Fatos Nano dhe Silvio Berluskoni vijuan viziten e tyre per t`u njohur nga afer me sukseset e luftës së policisë shqiptare, Guardia di Financa, misioneve ``Inter Force``

Rreth mesdites kryeministrat Fatos Nano dhe Silvio Berluskoni vijuan viziten e tyre per t`u njohur nga afer me sukseset e luftës së policisë shqiptare, Guardia di Financa, misioneve ``Inter Force`` dhe ``Delta`` kundër trafikut të qenijeve njerëzore dhe çdo fenomeni tjetër të paligjshem mes dy brigjeve shqiptare dhe italiane.

Në qendrën e komandimit të Guardia di Financa në këtë ishull, i vetmi ishull i madh i vendit tonë, dy kryeministrat, Nano e Berluskoni, patën një takim me trupat italiane te dislokuara ne kete qender.

Fokusi i këtij takimi ishte rikonfirmimi dhe thellimi i bashkëpunimit dypalesh, shqiptaro-italian, në luftën e tyre kundër trafiqeve të paligjshme në Adriatik.

Dy kryeministrat u njohen nga afër me punen dhe arritjet e forcave policore të instaluara këtu dhe që janë në bashkëpunim me njëra-tjetrën në misionin e tyre.

Në këtë takim është theksuar fakti se tanimë forcat shqiptare janë drejt një profesionalizimi të tyre për kryerjen me sukses të operacioneve në këtë drejtim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›