Kryeministri Fatos Nano e ka ndjekur në Dublin ndeshjen Irlandë-Shqipëri, e vlefshme për finalet e Kampionatit Europian 2004, së bashku me Kryeministrin irlandez Bertie Ahern. Pas përfundimit tÃ
Kryeministri Fatos Nano e ka ndjekur në Dublin ndeshjen Irlandë-Shqipëri, e vlefshme për finalet e Kampionatit Europian 2004, së bashku me Kryeministrin irlandez Bertie Ahern. Pas përfundimit të ndeshjes Kryeministri Nano dha një intervistë për kanalin Top Chanel.
TCH: Kjo është hera e parë që ju ndiqni direkt një ndeshje të Kombëtares shqiptare jashtë Shqipërisë. Do të thotë shumë kjo për futbollin, apo jo?
Z.Nano: Nuk është pak, sidoqoftë nuk na ndihmoi çdo rrethanë sot. Sapo takova djemtë dhe i gjeta të pezmatuar por jo të lëshuar. U detyrova t'i përgëzoj për nivelin e lojës dhe për një angazhim që duhet të vazhdojë. Gjeta kollonën GeriÇipi për të rindërtuar një klimë besimi në ekip. Me këtë rast duhet të korrigjoj pak formulën, pasi trepikëshin që mund të merret pas tre ditësh nuk e kisha parashikuar. Kështu nuk ndryshova asgjë nga mbështetja financiare e qeverisë, që në rast se marrim tre pikët do të jepen 200 mijë dollarë.
TCH: Ju e ndoqët ndeshjen me kryeministrin Irlandez?
Z.Nano: U detyrova ta përgëzoj për fitoren dhe të dëgjoj që edhe ai e vlerësonte lojën si të barabartë dhe në këtë moment nuk më ngeli veçse t'i them se "na keni një borxh, që do ta marrim në të gjitha mënyrat".
TCH: Z. Nano, për një qeveri është e rëndësishme mënyra sesi prezantohet një vend qoftë nga pikëpamja sportive, artistike, kulturore, me të gjitha vlerat e veta. Ju mendoni se ne përfaqësohemi denjësisht nga sporti në arenën ndërkombëtare?
Z.Nano: Ky është një fakt i pakontestueshëm tanimë. Kjo jo vetëm se djemtë vijnë nga ekipe prestigjioze nga e gjithë Europa, por edhe se Ekipi ynë Kombëtar po krijon një proces, rezultat dhe përfaqësim të vlerësuar edhe sot. Besoj se këta djem e kanë fituar vlerën e tregut. Tani duhet të fitojmë rezultatin që na ka munguar, kualifikimin.
TCH: Z. Nano keni ndërmend ta ndiqni Kombëtaren edhe në Zvicër ?
Z.Nano: Nuk e mohoj këtë gjë. Nuk besoj se është e pamundur. Do të kthehem në Shqipëri dhe do të shikoj mundësitë. Kemi krijuar një raport mes qeverisë dhe ekipit që nuk lidhet me kapitenin dhe me kryeministrin.
TCH: Ju uroj që vajtja juaj në Zvicër të sjellë fat
Z.Nano: Shpresoj dhe unë të njëjtën gjë. Nuk besoj se humbëm gjithçka, humbëm një ndeshje dhe cilësia dhe aftësitë që karakterizojnë Shqipërinë dhe ekipet kombëtare të saj sot janë shumë premtuese.
TCH: Duke lexuar shtypin britanik dhe irlandez konstatohej se nuk kemi të bëjmë më me atë Shqipëri të viteve '92 –'93. Ata duke folur për sportin në të njëjtën kohë kanë qenë shumë koshientë që kemi të bëjmë me një vend që ka një tjetër stad zhvillimi qoftë në standartin ekonomik, social, kulturor etj. Ju e ndjeni një gjë të tillë?
Z.Nano: Unë besoj se ky është një fakt që ka dalë nga Shqipëria tanimë, ka dalë nga institucionet,politika apo dhjetëra përfaqësues të tjerë të Shqipërisë në marrëdhënie kontemporane dhe këtë po e pohojnë edhe mikpritësit tanë, jo vetëm në Dublin, dhe në rast se shtypi i madh britanik, irlandez, europian apo amerikan, e pohon këtë gjë, atëherë ne duhet të ulemi fort në këtë taban dhe të vazhdojmë stërvitjen.