E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano, firmosi sot kontratën e bashkëpunimit me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave Ferdinand Papadhima. Ne momentin e firmosjes, mori pjese edhe ministri i Financave, K

Kryeministri Fatos Nano, firmosi sot kontratën e bashkëpunimit me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave Ferdinand Papadhima. Ne momentin e firmosjes, mori pjese edhe ministri i Financave, Kastriot Islami. Pas ceremonise zyrtare Kryeministri Nano mbajti nje fjale ne te cilen u shpreh:

Nënshkruam sot këtë dokument angazhimi reciprok, mbi bazën e të cilit ndërtojmë një marredhenie mirekuptimi dhe bashkëveprimi institucional.
Si Kryeministër së bashku me Ministrin e Financave, duke ju uruar suksese për detyrën e re, vlerësoj se sistemi doganor ka nevojë për një menaxhim më të mire burimesh dhe për thellimin e reformës, e cila në luftë kundër evazionit dhe informalitetit, do te vazhdoje te nxise zhvendosjen e barres fiskale nga dogana drejt tatimeve, duke rritur me tej te ardhurat kombetare te vendit.
Ne kete funksion ju duhet te vazhdoni te konsolidoni marredheniet e bashkepunimit me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve ne nivel institucional dhe te veprimeve operative. Të njëjtën gje duhet te bejne strukturat tuaja reciprokisht ne te gjithe territorin fiskal te vendit. Sherbimi doganor me shume se sa ceshtje emrash ne drejtim duhet te shnderrohet plotesisht ne nje sistem korrekt dhe ligjor menaxhimi. Ne synojmë europianizimin e këtij shërbimi dhe do ta arrijme ate, edhe me kontributin tuaj z.Drejtor në shërbim. mes angazhimet e sukseshme programore edhe ne sherbimin doganor, eshte thelbi i te gjitha marredhenieve institucionale qe po vendosim së bashku. Në këtë funksion, drejtori Sokol Kraja, qe sapo liruam nga detyra, nuk arriti t'i pergjigjej ketyre angazhimeve te programuara te Qeverise, te reflektuara edhe ne kontraten e bashkepunimit te nenshkruar me Kryeministrin dhe me Ministrin e Financave. Kjo u shpreh qartë në realizimin e pamjaftueshem te te ardhurave te buxhetit, që ngarkon me përgjegjësi jo vetëm drejtorin e larguar tashme, por te gjithe sherbimin doganor, ku do te duhen te perterihen edhe disa nga drejtuesit e tjerë.
Përfundimisht, duhet te kuptojme se bashku se i vetmi kriter per te matur punen e secilit jane reformat starndarte ne funksion te arritjes se rezultateve te kontraktuara, të ndertimit të marredhenieve korrekte me biznesin ne zbatim te Kodit Doganor dhe forcimi i bashkëpunimit me CAM-Albania dhe shërbimet doganore të vëndeve fqinje. Do të kërkoja ne menyre te vecante vazhdimin e reformimit të sherbimit doganor shqiptar ne keto drejtime kryesore:
E para, permiresimi i strukturave doganore ne funksion te rritjes se te ardhurave dhe ruajtjes se sigurise se kufijve doganorë të vendit.
E dyta, permiresimi i sherbimit doganor ndaj qytetareve dhe biznesit ne teresi duke e sjelle sa me shpejt ne standartet e BE ku po integrohemi.
E treta, pastrimi i metejshem i rradheve te sherbimit doganor nga elemente te korruptuar dhe trafikante.
E katerta, rritja e metejshme e profesionalizmit te personelit te doganave.
E pesta, perfeksionimi i komunikimit me organet e hiearkise shteterore dhe me publikun qe na monitoron e vlereson në punen per te cilen jemi votuar.
Per keto, si dhe per te tjera, qeveria qe une kryesoj kërkon rezultate konkrete dhe te prekshme per vitin 2003. Duke ju uruar pune të mbarë dhe suksese në detyrë, shpreh edhe një herë angazhimin tim institucional per te nxitur reformat dhe mbeshtetur veprimet tuaja për arritjen e rezultateve ne planin financiar te shtetit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›