Sot pasdite, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua Mbledhja e Keshillit Kombetar te Ujit. Ne fillim te mbledhjes Kryeministri Fatos Nano mbajti nje fjalim te rendesishem duke i percakt
Sot pasdite, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua Mbledhja e Keshillit Kombetar te Ujit. Ne fillim te mbledhjes Kryeministri Fatos Nano mbajti nje fjalim te rendesishem duke i percaktuar rezervat ujore nje prej aseteve me te rendesisheme te pasurise kombetare per zhvillim te qendrueshem te vendit. Prandaj nenvizoi ai ka ardhur koha qe te adoptohen standarte te kohes qe garantojne edhe ne kete fushe te ardhmen europiane te vendit. Mireadministrimi i ujerave si pasuri kombetare, nenvizoi Kryeministri, lidhet me jeten e perditshme te njerezve dhe me permiresimin e cilesise se saj, me ate qe jetojme sot dhe ate qe pergatisim per te nesermen e shqiptareve ne kete vend, ne funksion edhe te prirjeve te zhvillimit global, ne te cilen tashme po integrohemi ne te gjithe aspektet e zhvillimit. Ne keta 12 vjet, u shpreh Kryeministri, shfrtytezimi pa asnje kriter dhe jashte kritereve ligjore sidomos i burimeve ujore siperfaqsore, ndotja e tyre dhe mosmarrja e asnje mase ndaj erozionit dhe per pasoje shkaterrimi i shtreterve te lumenjve dhe i derdhjeve te tyre ne bregdet, per shkak te marrjes prej tyre pa kritere as teknike, as ligjore te zhavorreve dhe te reres ka demtuar rende sistemin ekologjik kombetar dhe kane shkaktuar permbytje.
Pastaj mbledhja e Keshillit vijoi sipas rendit te dites, ku u diskutuan, shqyrtuan dhe miratuan disa vendime. U miratua vendimi per shfrytezimin e zhavorreve dhe rerave ne shtreterit e lumenjve. Po keshtu u miratua edhe vendimi per miratimin e kryerjes se nje studimi mbi vleresimin e pasojave dhe ndikimit mjedisor si dhe problemeve hidrodinamike shkaktuar prej shfrytezimit te zhavorreve dhe rerave ne shtreterit e lumenjve dhe masat qe duhen marre per rehabilitimin e gjendjes.
Gjithashtu Keshilli Kombetar i Ujit shqyrtoi dhe miratoi edhe vendimin per miratimin e procedurave te dhenies dhe rinovimit te lejeve per shfrytezimin e rerave dhe zhavorreve ne shtretrit e lumenjve.
Kryeministri Fatos Nano, porositi qe studimi i zonave te shfrytezimit te lumenjve te behet mbi bazen e kritereve shkencore e ligjore, duke theksuar se duhet te harmonizohen interesat e komunitetit, te sipermarresve dhe te shtetit. Duke kerkuar qe te pergatitet nje kuder ligjor per shfrytezimin e rezervave ujore kryeministri porositi qe Keshilli Kombetar i Ujit te hartoje dhe te miratoje Strategjine Kombetare te Shfrytezimit te Ujit.