Mbledhja e sotme e Keshillit te Ministrave qe u zhvillua nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, kishte kete tematike: "Permiresimi i akteve per zhvillimin e disa elementeve te infrastruktures ne
Mbledhja e sotme e Keshillit te Ministrave qe u zhvillua nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, kishte kete tematike: "Permiresimi i akteve per zhvillimin e disa elementeve te infrastruktures ne ndertim dhe ujesjelles, si dhe te akteve lidhur me punesimin".
Ne kete mbledhje u miratuan keto vendime te rendesishme;
U miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se huase, te financimit dhe te projektit "Furnizimi me uje i Shqiperise se mesme, komponentet Berat dhe Kucove", ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Gjermane per Rindertim dhe Zhvillim (KfW). Projekti "Furnizimi me Uje- Shqiperia e Mesme, komponenti Lushnja" parashikon te siguroje ne baza te qendrueshme, furnizimin me uje te pijshem, vazhdimisht dhe te paster higjenikisht, te zones qe mbulon Sh.A Ujesjelles Kanalizime Lushnje.
Ne zbatim te ketij projekti parashikohen te behen investime themelore ne disa pika te rendesishme te sistemit si:
- Remonti i impianteve te prodhimit te ujit ne Konjat ( gjashte puse te reja si dhe ndertesa e nevojshme dhe pajisjet)
- Kontroll-riparim i tubacionit kryesor ( 13 km) deri ne Lushnje
- Rikontruksioni dhe zgjerimi i rezervuarve,
- Remonti i rrjetit shprendares,
- Nderhyrje ne lidhjet e konsumatoreve dhe vendosja e matesave
(10 000 cope)
- Ndertesat e zyrave, magazinave dhe te oficines te Sh.a-se U-K Lushnje
- Sherbime konsulence dhe kualifikim i stafit te Nderrmarrjes.
Po ne kete kuader u miratua edhe vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se huase te financimit dhe te projektit "Furnizimi me uje", Kavaja II, Manskuria", ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Gjermane per Rindertim dhe Zhvillim (KfW).
Projekti "Furnizimi me Uje Kavaja II, Manskuria "ka per qellim te zgjidhe problemin e furnizimit me uje te pijshem ne Kavaje, Golem, fshat Agonas si dhe ne zonen e plazhit, gjithsej nje popullsi prej rreth 70 000 banoresh.
Si burim i furnizimit me uje do te sherbeje Liqeni i Manskurise, i cili ka nje basen ujembledhes me siperfaqe rreth 9.2 km2. Volumi i ujit ne rezervuar eshte 4.5 milion m3, me nje siperfaqe te pasqyres ujore prej 60 ha.
Projekti parashikohet te zbatohet ne dy faza: Faza I-re; furnizimi me uje deri ne vitin 2010, 67 l/sek dhe faza a dyte pas vitit 2010, 97 l/sek deri ne vitin 2020. Sasia e ujit qe do te sigurohet pas trajtimit ne impiant do te jete 100 l/sek Impianti i trajtimit parashikohet te jete me nje skeme te thjeshtuar port e pershtatshem per sasine e ujit qe do te perpunohet. Ajo permban filtrin e ngadalshem prej rere me granulometri te ndryshme, dezefektimin me hipoklorit natriumi si dhe basenet grumbulluese. Me ane te kesaj skeme perpunimi realizohet reduktimi i turbullires, largimi i lenedeve te vecanta, eleminimi i baktereve, viruseve, parziteve si dhe nitrifikimi i amonit.
Sot ne mbledhjen e qeverise u miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se huase, te financimit dhe te projektit "furnizimi me uje I Shqiperise se mesme, komponenti Lushnje", ndermjet Republikes se Shqiperise dhe bankes Gjermane per rindertim dhe zhvillim (KfW)
Projekti "Furnizimi me uje-shqiperia e mesme komponenti Berat dhe Kucove" ka si objektiv t'I ofroje konsumatoreve te zonavete Beratit dhe Kucoves furnizim me uje te pijshem ne sasi te mjaftueshme dhe higjenikisht te pranueshme dhe te siguroje sherbime teknike dhe ekonomike eficente te ofruara nga njesia e zbatimit te projektit.
Ky projekt mendohet te sjelle nje permiresim te ndjeshem ne gjendjen e sistemit dhe te permiersoje dukshem sherbimet. Investimet kane per qellim qe te krijojne mundesi reale per rritjen e nivelit te sherbimeve, te cilat do te kryhen permes kontrates se koncesionit me firmen fituese qe do te fitoje garen.
Financimii projektit behet nga KfW(Banka Gjemane per rindertim dhe zhvillim) nepermjet nje kreide me mase 6.464.794.46 EURO, e cila do te mbuloje investimet. Ne keto investime nuk jane te perfshira investimet qe do te behen nga Koncesionari. Kontrata e koncesionit do te jete e vecante
Ne mbledhjen e sotme te qeverise u miratua vendimi "Per disa shtesa ne vendimin Nr.68, date 15.02.2001 te Keshillit te Ministrave "Per miratimin e starndarteve dhe te kushteve teknike te projektimit dhe te zbatimit te punimeve te ndertimit", ndryshuar me vendimin nr.186, date 3.5.2002, te Keshillit te Ministrave. Duke patur parasysh objektivat kryesore te Bashkimit Europian per krijimin e nje tregu te vetem, heqjen e pengesave per qarkullimin lire te mallrave etj, Ministria e Rregulimit te Territorit dhe Turizmit, ka hartuar programin e saj per ti paraprire detyrave qe dalin ne kete kuader, sin e aspektin ligjor ashtu dhe ne ate teknik, per perafrimin e legjislacionit Shqiptar me ate Europian, ne sektorin e ndertimit. Nisur nga ky fakt si dhe ne zbatim te nenit 4 te Ligjit Nr.8464 date 11.03.1999 "Per Stardartizimin"per te siguruar qe realizimi I punimve ne territorin e vendit tone te studiohet, projektohet dhe zbatohet ne menyre te tille e te mos rrezikojne sigurine e jetes, si dhe per te beret e mundur ruajtjen e e nivelit cilesor te punimeve, sigurimin e konformitetit te produkteve me standartet dhe me specifikimet teknike dhe kontrollin e punimeve nga vete prodhuesi, eshte propozuar qe standartet e tubacioneve prej celiku, polietileni dhe rakorderite e tyre, qe perdoren per furnizimin me uje te pijshem dhe per shkarkime, si dhe standartet e cimentos te te miratohen si "Regulla Teknike"te detyrueshme per zbatim. Keto standarte jane miratuar, pasi ato jane te nivelit Europian dhe kane te bejne me sigurine e jetes dhe te shendetit te njerezve.
sot ne mbledhejn e qeverise u miratua vendimi" Per miratimin e strategjise se punesimit dhe te formimit profesional"
stradegjia e punesimit dhe formimit synon te percaktoje qarte situaten aktuale te tregut te punes dhe tendencat afat shkurtra e afat mesme te tij, per te percaktuar keshtu pikat e nderhyr4jes shteterore ne kete treg nepermjet permitresimit te politikave active te qeverise. Me ane te kesaj stradegjie eshte synuar te percaktohen masa konkrete te cilat do te bejene te mundur permiresimin e sistemit te politikave active te qeverise per tregun e punes. Me ane te ketyre masave qe percaktohen ne kete stradegji do te kemi me tej drejtimet kryesore te programev active te cilat do te perfshijne programe te reja ne drejtim te nxitjes se punesimit, formimit professional dhe mbeshtetjes se bisneseve te reja dhe pernmiresimit te programeve egzistuese etj.
Sot ne mbledhjen e qeverise u miratua vendimi "Per disa shtesa dhe ndryshime ne statutin e sherbimit kombetar te punesimit, miratuar me vendimin nr.42, date 17.1.1998, te keshillit te Ministrave, "per miratimin e statutit te sherbimit kombetar te punesimit", I ndryshuar.
Qellimi I ketij projektvendimi eshte miratimi I shtesave dhe ndryshimeve me statutin e sherbimit kombetar te punesimit, ne zbatim te nenit 18 pika 4 te ligjitnr.7995 date20.09.1995 " per nxitjen e punesimit", per percaktimin e kopetencave te zyrave te punesimit ( rajonale dhe locale) Ne kete proejkt vendim percaktohen kopetencat e zyrave rajonale te sapokrijuara dhe zyrave locale ekzistuese. Kur pushteti local ishte I organizuar mbi bazen e rretheve, ministria e punes dhe ceshtjeve sociale organizoi zyrat e punesimit ne baze rrethi. Me pas me organizimin e qarqeve dhe prefektuarve organizimi I meparshem nuk ishte efikas duke sjelle keshtu nevojen e nje organizmi te ri qe t'I pergjigjej strukturave te reja te pushtetit local. Zyrat rajonale te punesimit do te kryejne edhe te gjitha detyrat e zyres locale.
Keshilli i Ministrave miratoi vendimin "Per pagesen e takses se ndikimit ne infrastructure nga ndertimet e reja per 61 familje te shperngulura nga ndertimi I H/C te Fierzes".
Keto 61 familje te shperngulura si rezultat i ndertimit te H/C te Fierzes, jane planifikuar per t'u sistemuar ne Qarqet Durres, Tirane dhe Lezhe. Keto familje kane te drejte te marrin nje kredi prej 150 000 leke per fryme dhe token e vene ne dispozicion nga shteti ne qarqet e siperpermenduar.
Bazuar ne nenin 16 te te ligjit nr.8982 dt 12.12.2002 "Per sistemin e taksave vendore " detyrimi per taksen e ndikimit ne infrastukture nga ndertimet e reja I takon investitorit, qe ne kete raste jane vete familjet, te cilat aplikojne prane organeve te pushtetit vendor per marrjen e lejes se ndertimit. Duke qene se keto familje jane te shperngulura nga shteti per efekt te ndertimit te nje vepre kombetare, nisur edhe nga fakti se keto familje nuk jane ne gjendje te bejne pagesat, Keshilli I Ministrave vendosi tú vije ne ndihme ketyre 61 familjeve.
Keshilli I Ministtrave ngarkon Entin Kombetar te Banesave, qe nga fondet e planifikuara per vitin 2003, te perdore fondin prej 1 milion e 700 mije lekesh per per pagesen e takses se ndikimit ne infrastructure, per marrjen e lejes se ndertimit per 61 familjet e shperngulura nga ndertimi I H/C te Fierzes, te vendosuara ne qarqet Durres, Tirane dhe Lezhe. Enti Kombetar i Banesave, ne mbeshtetje te dokumentacionit te familjes qe do te paraqese, prane ketyre qarqve kerkese per leje ndertimi dhe me kete kerkese, te kryeje pagesat per llogari te seksionit te finances prane keshillave te qarqeve te siperpermendura.
Keshilli I Ministrave miratoi vendimin "Per disa ndryshime ne vendimin nr. 441, date 26. 9. 2002, te KM, "Per ndalimin e menjehershem te veprimtarise se shfrytezimit te reres dhe zhavorreve ne shtreterit e lumenjve".
Ne zbatim te vendimit nr. 441, date 26. 9. 2002, te KM, "Per ndalimin e menjehershem te veprimtarise se shfrytezimit te reres dhe zhavorreve ne shtreterit e lumenjve" si dhe te Urdherit te Kater Ministrave ( I industries dhe Energjetikes, I Mjedisit, I Pushtetit vendor dhe decentralizimit dhe Te rregullimit te Territorit dhe Turizmit, unkrijua nje grup pune i cili per te kryer studimin "Mbi ndikimet e mjedisit nga zhvillimi I veprimtarise se shfrytezimit te reres dhje te zhavorreve ne shtreterit e lumenjve Erzen, Terkuze, Droje, Shkumbin, Mat, Drin, Osum, Shushice dhe Drino (Vjoje) si dhe percaktimi i zonave si muind te shfrytezohet ne keto lumenj. Ky studim u diskutua mbreme ne Mbledhjen e keshillit Kombetar te Ujit, ku u mor vendimi perkates mbi shfrytezimin e zhavoreve dhe rerave ne disa zona te shtreterve te lumenjve. Ndryshimet qe beri Keshilli i Ministrave ne kete vendim jane:
"Veprimtaria e shfrytezimit te reres dhe zhavorreve ne shtreterit e lumenjve ndalohet te zhvillohet ne kundershtim me percaktimet e berane pikat 21 dhe 2, te vendimit nr. 1 date 9.I. 2003, te Keshillit Kombetar te Ujit, "Per shfrytezimin e reres dhe zhavorreve ne shtreterit e lumenjve". Ndryshimi tjeter ne piken 2:
"Cmontimin e te gjitha impianteve dhe te fraksionimit te Zhavorrit qe nxirret nga shtreterit e lumenjve, te cilet nuk kane leje shfrytezimi".
Keshilli i Ministrave miratoi vendimin "Per lirim dhe emerim ne detyre".
Zonja Tatjana Hema, zevendesminister i Mjedisit, lirohet nga kjo detyre,
Zoti Besnik Baraj emerohet zevendesminister i Mjedisit.
Zoti Sokol Kraja, Drejtor i Pergjithshem i Doganave, lirohet nga kjo detyre;
Zoti Ferdinant Papadhima emerohet Drejtor i Pergjithshem i Doganave.
U miratua vendimi "Per miratimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise Federale te Republikes Federale te Jugosllavise, per bashkepunimin ne fushen e shendetesise dhe te shkencave mjekesore.
Marreveshja e e nenshkruar eshte ne perputhje me programin e Qeverise dhe te Ministrise se Shendetesise mbasi ajo duke ju permbajtur parimit te barazise, reciproritetit dhe perftimit te ndersjellte do t'I sherbeje bashkepunimit midis dy vendeve per permirsimin e gjendjes shendetesore te popullates, sidomos ne rritjen e cilesise se sherbimit nepermjet permirsimit te teknologjise, trainimit dhe shkembimit te eksperiences si dhe ne drejtim te kontrollit te situates epidemiologjike midis dy aneve te kufirit.
Kjo marreveshje ne permbajtjen e saj parashikon bashkepunimin ne:
- Parandalimin dhe trajtimin e disa semundjeve jo ngjitese te cilat nuk trajtohen dot ne vendin tone.
- Bashkepunimin per parandalimin dhe kontrollin higjeno-sanitar te semundjeve ngjitese dhe sidomos AIDS, hepatitit etj.
- Kontrollin e cilesise se pajisjeve mjekesore
- Kontrolllin, tregtimin dhe cilesine e barnave.
- Kontrollin e shtijes se materialeve narkotike dhe te rrezikshem.
- Shkembimin e informacionit mbi legjislacionin e ri ne fushen e shendetsise.
- Trainime ne fushen e shendetsise.
- Permirsimin e teknologjise.
Per zbatimin e kesaj marreveshje do te formohen grupet dypaleshe te punes per pergatitjen e programit te punes ku do te percaktohen format dhe afati i bashkepunimit ne interes te te dy paleve.
U miratua vendimi " Per miratimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise Federale te Republikes Federale te Jugosllavise, per heqjen e vizave per mbajtesit e pasaportave diplomatike dhe te sherbimit.
Kjo marreveshje ka per qellim lehtesimin e qarkullimit ndermjet dy vendeve per personat qe jane mbajtes te pasaportave diplomatike dhe te sherbimit. Marreveshja parashikon qe mbajtesit e pasaportave diplomatike dhe te sherbimit kane te drejte te qendrojne ne territorin e pales tjeter per nje periudhe maksimale prej 30 ditesh pa patur nevojen per pajisjen paraprake me vize. Marrreveshja do t'I sherbeje forcimit te metejshem te marredhenieve dypaleshe, forcimit te besimit, solidaritetit dhe bashkepunimit midis dy vendeve tona si dhe forcimit te te levizjes se lire te personave mbajtes te pasaportave diplomatike.
U miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bashkimit Europian, per veprimtarite e misionit vezhgues te Bashkimit Europian ne Republiken e Shqiperise".
Keshilli Europian ka autorizuar Presidencen e BE-se, qe asistuar edhe nga Komisioni Europian, te hape negociatat me Shqiperine per nenshkrimin e nje marreveshje te re qe rregullon aktivitetin e Misionit Vezhgues te Bashkimit Europian ne vendin tone.
Kjo marreveshje do te zevendesoje ate ekzistuese, duke marre ne konsiderate edhe ndryshimet e vazhdueshme te mandatit te misionit monitorues. Ne projekt- marreveshjen e re te pergatitur sanksionohen mandate me te cilin ky mision do te operoje ne vendin tone, statusi i tij, perberja dhe niveli i imuniteteve dhe privilegjeve qe do t'u akordohen.
U miratua vendimi "per nje ndryshim ne vendimin Nr. 365, date 6.6.1994, te Keshillit te Ministrave, "Per asgjesimin ose shitjen e municioneve, qe u ka kaluar ose po u afrohet afati i jetegjatesise, si dhe per shitjen e teprices ate stoqeve te armatimeve dhe municioneve", i ndryshuar".
Ministria e Mbrojtjes mbeshtetur ne Vendimet e Keshillit te Ministrave Nr.135 date 01.05.1992 "Per miratimin e shitjeve te armatimit dhe municioneve nga Ministria e Mbrojtjes"dhe Nr.365 date 06.06.1994 "Per asgjesimin ose shitjen e municioneve qe u ka kaluar ose po u afrohet afati I jetegjatesise, si dhe per shtijen e teprices a stoqeve te armatimeve dhe municioneve", edhe gjate vitit 2002 ka arritur te realizoje nje eksport prej rreth 1milion dollare.
Dalja e Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.617 date 04.12.2002 "Per heqjen nga armatimi dhe perdorimi te nje pjese te armeve, teknikes dhe pajisjeve te forcave te armatosura dhe per asgjesimin ose cmontimin dhe shitjen e tyre"krijon nje hapesire per shtimin e mundesive dhe realizimit te eksporteve ne interest e ushtrise nga keto kontigjente. Ne keto kushte eshte e domosdoshme zgjatja e afatit te veprimit te VKM Nr.365 date 06.06.1994"Per asgjesimin ose shtijen e municioneve qe u ka kaluar afati i jetegjatesise, si dhe per shtijen e teprices a stoqeve te armatimeve dhe municioneve".
U miratua vendimi "Per disa ndryshime ne vendimin Nr.417, date 3.9.1999, te Keshillit te Ministrave, "Per shperblimin e punes se anetareve te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise".
Duke patur parasysh se KRRTRSH eshte organi me I larte shteteror per miratimin e studimeve urbanistike, si dhe pergjegjesine e vendimarrjes per studime te rendesishme per vendin, u miratua rrtija e mases se shperblimit te anetareve te KRRTRSH per cdo mbledhje te te KRRTRSH. Pagesa per cdo anetar do te behet nga institucioni perkates, qe ai perfaqson.