Kryeministri Fatos Nano gjate vizitave ne Qarkun e Fierit, ka vizituar shkollen e mesme te pergjitheshme te profilizuar, jopublike, "Flatrate dijes". Kryeministri dhe autoritetet qe e shoqeroni
Kryeministri Fatos Nano gjate vizitave ne Qarkun e Fierit, ka vizituar shkollen e mesme te pergjitheshme te profilizuar, jopublike, "Flatrate dijes".
Kryeministri dhe autoritetet qe e shoqeronin, u prit nga Zevendesministri i Arsimit dhe Shkences, Sokol Axhemi, nga drejtoi i shkolles, nga pronari i saj, nga trupi pedagogjik e nxenesit e kesaj shkolle.
Kryeministri Fatos Nano vizitoi te gjitha mjediset, klasat dhe laboratoret e shkolles dhe u informua se shkolla e mesme e pergjitheshme e profilizuar, jopublike, "Flatrate dijes", eshte ndertuar ne vitin 2000. Ajo eshte nje shkolle private me mjedise bashkekohore, moderne. Shkolla ka nje sipefaqe prej 1000 m 2 dhe eshte e rrethur nga nje mjedis çlodhes. Per ndertimin e saj jane investuar 750 mije USD. Shkolla ka kater kate, 20 dhoma mesimore, nga keto kater jane laboratore. Kjo shkolle eshte e pajisur edhe me palester, me salle force, biblioteke, salle mesuesish, zyra pune etj. Vetem per pajisjet laboratorike e sportive jane investuar rreth 500 mije USD. Mjediset e saj plotesohen vazhdimisht me pajisje te reja mesimore.
Ne kete shkolle mesojne 180 nxenes dhe japin mesim 27 mesues.
Kryeministri Nano vleresoi investimen dhe punen qe behet ne kete shkolle per pergatitjen e nxenesve si dhe per rezultatet e arritura. Kryeministri dekoroi dy nxenes te kesaj shkolle te cilet kane fituar dy vende te para ne Olimpiaden Kombetare dhe kane perfaqesuar shkollen shqiptare ne Olimpiden Ballkanike.
Me pas Kryeministri zhvilloi nje takim me drejtuesit e arsimit te qytetit te Fierit ku mbajti nje fjale, mesazh per arsimin.