E Diel, 1 Nëntor 2026

- Peruron ujesjellesin e fshatit Marinez dhe qendren shendetesore te Kumanit, Rroskovec- Sot Kryeministri Fatos Nano ka bere nje vizite ne qarkun e Fierit ku ka marre pjese ne nje numer veprimtaris

- Peruron ujesjellesin e fshatit Marinez dhe qendren shendetesore te Kumanit, Rroskovec-

Sot Kryeministri Fatos Nano ka bere nje vizite ne qarkun e Fierit ku ka marre pjese ne nje numer veprimtarish te ndryshme. Ne kete vizite Kryeministri shoqerohet nga Ministri i Shtetit Blendi Klosi, Ministri i Ekonomise Arben Malaj, Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit Agron Duka, Zv/ministri i Arsimit dhe Shkences Sokol Axhemi,nga autoritet e pushtetit vendor te ketij qarku, anetare te kabinetit te tij etj. Ishin te ftuar edhe deputete te Kuvendit te Shqiperise, perfaqesues te zonave elektorale te qarkut te Fierit dhe drejtues te komunave te ketij qarku.

Ndalesen e pare te kesaj vizite Kryeministri e beri ne qendren e Komunes se Kumanit, Rroskovec, ku pasi u prit nga drejtues te qeverisjes vendore, permes entuziazmit te banoreve te Marinezes, peruroi ujesjellesin e ketij fshati. Ujesjellesi eshte financuar teresisht nga shteti. Per ndertimin e tij shteti investoi 5 milion leke. Uji i pijshem tashme shkon ne te cdo shtepi.

Kryeministri hyn ne nje familje dhe pasi mbush nje gote me uje ne çezmen e shtepise uron: "Ta gezoni ujesjellesin, ta gezoni ujin ne shtepite tuaja! ".

Me pas kryeministri peruroi qendren shendetesore te fshatit Kuman, Roskovec. Edhe per ndertimin e kesaj qendre shendetesore jane investuar rreth 50 milion leke nga buxheti i shtetit.

Pas ketyre perurimeve Kryeministri dhe autoritetet qe e shoqeronin beri nje takim me drejtues te pushtetit vendor te kesaj zone.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›