E Diel, 1 Nëntor 2026

Nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot pasdite u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave me tematike: "Per hartimin e nje kuadri te plote ligjor per organizimin e institucioneve

Nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot pasdite u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave me tematike: "Per hartimin e nje kuadri te plote ligjor per organizimin e institucioneve te rendesishme shteterore, si dhe rritjen e efektivitetit ekonomik ne dhenien me qira te objekteve shteterore".

Ne kete mbledhje u miratuan keto projektligje:

U miratua Projektligji: "Per statistikat publike".

Ne momentin aktual ka nje kerkese ne rritje te brendshme e te jashtme per te pasur nje ligj te permiresuar ne statistike. Procesi i asociim-stabilizimit e detyron me shume kete zgjidhje se te gjitha iniciativat e tjera edhe pse ka nje kerkese ne rritje per informacion statistikor nga agjencite nderkombetare si Banka Boterore, FMN, UNDP, UNICEF, vihet re se kerkesa e tyre nuk eshte e drejtuar vetem tek te dhenat, por edhe tek zbatimi i parimeve te Kombeve te Bashkuara ne legjislacionin statistikor kombetar. Ligji i ri statistikor do te sjelle nje dimesion tjeter ne statistikat publike dhe do te lejoje qe sistemi te permiresohet dhe planifikimi i nevojave te behet drejt e ne kohe.
Objekti i ketij ligji eshte rregullimi i menyres se marrjes, organizimi, nxjerrjes dhe shperndarjes se statistikave publike ne Republiken e Shqiperise. Programi mbulon te dhenat statistikore, te nevojshme per vezhgimin e gjendjes ekonomike, shoqerore dhe mjedisore ne Republiken e Shqiperise, duke u perqendruar ne fenomene thelbesore per vendimarresit, si dhe duke respektuar te drejten e qytetareve per te dhena publike. Per realizimin e programit mbahet parasysh si marredheniet ndermjet kostove e problemeve qe dalin dhe te perfitimeve.

U miratua projektligji : "Per sherbimin informativ ushtarak".
Objekti i ketij projektligji eshte organizimi, funksionimi dhe fusha e veprimtarise se Sherbimit Informativ Ushtarak. Baze ligjore per organizimin dhe funksionimin e SHIU-t jane, Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, dokument themelor qe percakton parimet dhe detyrimet per institucionet qe kane lidhje me fushen e veprimtarise se sherbimeve informative dhe Forcat e Armatosura, Strategjia e Sigurimit e Republikes se Shqiperise dhe dispozita te tjera ligjore qe percaktojne organizimin, funksionimin dhe kompetencat e Ministrise se Mbrojtjes, Forcave te Armatosura dhe te Sherbimeve Informative.
Ne dokumentin e Strategjise se Sigurimit theksohet: "Grumbullimi dhe perpunimi i informacionit per ceshtje te sigurimit te vendit eshte pergjegjsi e organeve te specializuara te shtetit. E gjithe veprimtaria e Sherbimeve Informative (te Zbulimit dhe te Kunderzbulimit), zhvillohet mbi bazen e ligjeve te miratuara nga Kuvendi".
SHIU grumbullon, analizon dhe administron informacione, te cilat lidhen me veprimtari qe cenojne sigurine kombetare, kercenime te mundshme apo rreziqe ndaj Forcave te Armatosura, qe vijne nga jashte apo shfaqen brenda vendit, per t'i bere ato prezent dhe mbeshtetur Autoritetet e Drejtimit dhe Komandimit Strategjik te Forcave te Armatosura.
Projektligji synon ndertimin dhe funksionimin e nje sherbimi informativ ushtarak unik e te centralizuar me aktivitet ne te gjithe territorin e vendit ku shtrihet interesi i FA si dhe jashte vendit ku keto forca jane me mision.

Miratohet projektligji: «Per disa ndryshime ne ligjin nr 8636, date 6.7.200, « Per zonat e lira », i ndryshuar.
Ky projektligj miratohet ne kuader te reformes se ndermarre nga Qeveria Shqiptare per rishikimin e qendres se Qeverisjes dhe realizon dy nevoja baze:
Se pari, kalimi ne kuadrin e kesaj reforme te « Entit Kombetar te Zonave te Lira » nga varesia e Keshillit te Ministrave ne ate te Ministrit te Ekonomise, duke patur keshtu nje minister (anetar te kabinetit) pergjegjes per veprimtarine e institucionit.
Se dyti krijimn e nje varesie direkte te entit ndaj ministrise qe mbulon ceshtjen e ekonomise, duke e radhitur ate krah disa institucioneve te tjera, te sapo krijuara, si Agjencia e Nxitjes se Investimeve, Agjencia e Nxitjes se Eksporteve dhe ajo e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme.
Kjo mase ploteson keshtu kuadrin institucional ne varesi veprimtarise te ministrise pergjegjese per hartimin dhe zbatimin e politikave te zhvillimit ekonomik te vendit.
Ndryshimet e bera ne projektligj kane te bejne me ndyshimin e mekanizmit te propozimit per krijimin e nje zone te lire. Kete te drejte tashme Keshilli i Ministrave ja njeh Ministrise se Ekonomise si shprehje e varesise dhe pergjegjesise direkte mbi veprimtarine e Entit Kombetar te Zonave te Lira si dhe percaktohet edhe statusi i institucionit.

Miratohet projektligji: «Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bashkimit Europian, per veprimtarine e Misionit Vezhgues te Bashkimit Europian ne Republiken e Shqiperise »
«Marreveshja ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bashkimit Europian mbi aktivitetet e misionit vezhgues te Bashkimit Europian ne Republiken e Shqiperise, u nenshkrua me 28 mars 2003. Kjo marreveshje do te zevendesoje ate ekzistuese, duke marre ne konsiderate edhe ndryshimet e vazhdueshme te mandatit te misionit monitorues.
Statusi i Misionit Vezhgues te Bashkimit Europian (EUMM) ka ndryshuar ne drejtim te zgjerimit te fushave qe mbulon. Ky ndryshim ka ndodhur pasi tani Komisioni raporton ne Keshillin Europian permes Sekretarit te Pergjithshem J. Solana. Misioni i meparshem ka qene konsideruar si instrument i vendeve anetare, nderkohe Misioni Monitorues eshte nje instrument i Politikes se Perbashket se Jashtme dhe te Sigurise (CFSP).
Ne keter marreveshje parashikohet mandati me te cilin ky mision do te veproje ne vendin tone me qellim kontribuimin per nje formulim te ri sa me efektiv te politikes se Bashkimit Europian per vendet e Ballkanit Perendimor. Ne te percaktohet statusi i ketij misioni.

Keshilli i Ministrave miratoi keto vendime:

U miratua vendimi "Per miratimin e Dokumentit te Strategjise Kombetare te Teknologjive te Informacionit dhe Komunikimit".
Dokumenti i Strategjise Kombetare te Teknologjive te Informacionit dhe Komunikimit (TIK) i Republikes se Shqiperise mbeshtet programin politik te Qeverise Shqiptare per periudhen 2002-2005. Perdorimi i teknologjive te informacionit dhe Komunikimit do te jene instrumente te rendesishme per arritjen e objektivave te ketij programi politik, ne vecanti per krijimin e "rritjes ekonomike dhe zhvillimit te qendrueshem" si dhe per mbeshtetjen e te gjitha reformave te ketij programi.
Ky dokument percakton objektivat e strategjise se TIK te Republikes se Shqiperise, si dhe masat strategjike qe duhen marre per ndertimin e Shoqerise se Informacionit ne vend. Objekti kryesor eshte shfrytezimi ne menyre te vecante i potencialit te TIK-ve per kapercimin e pengesave te zhvillimit njerezor ne Shqiperi, per mbeshtetjen e rritjes dhe zhvillimit te qendrueshem dhe per permirsimin e standarteve te jeteses per te gjithe popullsine. TIK duhet te perdoren per te krijuar vende te reja pune, per te permirsuar kushtet e punes dhe per te motivuar individet me arsim te larte te qendrojne ne atdhe. Kushtet dhe nevojat kombetare dhe lokale perfaqsojne nje faktor te rendesishem shtyres per zhvillimin e Shoqerise se Informacionit ne Shqiperi. Strategjia Kombetare e TIK-ve synon zhvillimin e Shoqerise se Informacionit duke nxitur konkurencen dhe njekohesisht duke vene ne perdorim TIK ne dobi te gjithe popullsise.

Sot keshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin: "Per rritjen e mases se shperblimit te veteraneve te Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare te Popullit Shqiptar".
Ne zbatim te ligjit nr.7874 date 17.11.1994 per Statusin e Vetreranit te Luftes lunder pushtuesve nazifashiste, i ndryshuar, shperblimi sipas shkronjes "a" te pikes 7 te VKM nr 508, date 16.10.2002 ishte 2837 leke ne muaj, me rritjen 5.3 % behet 3092 leke ne muaj, ne kete menyre jane bere perllogaritjet per te gjitha llojet e shperblimit qe perfitojne veteranet.
Rritja mesatare e shperblimit per cdo veteran arrin deri 90 leke ne muaj.
Miratimi i ketij vendimi ben te mundur zbatimin e kerkesave te akteve ligjore e nenligjore per veteranet e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar.

U miratua edhe vendimi "Per kalimin ne administrim te bashkise se qytetit Permet te ish-shtepise se ushtarakeve ne kete qytet".
Shtepia e Ushtarakeve te qytetit te Permetit kalohet ne administrimin e Drejtorise se Qendres Kulturore te Bashkise se qytetit, per ta perdorur si muze te Arkeologjise, Etnografise, Kultures, Arsimit dhe Figurave madhore te Rrethit te Permetit.
Duke qene se ky objekt nuk perfshihet ne planin e perhapjes te Forcave te Armatosura, eshte rene dakort qe te kaloje ne administrimin e Bashkise se qytetit te Permetit. Kjo per arsye te vendodhjes se saj ne qytetin e Permetit, por njekohesisht edhe sepse nje perdorim dhe administrim me i dobishem i saj mund te behet vetem duke i kaluar kesaj bashkie per ta perdorur per qellimin e mesiperm.

Qeveria sot adoptoi edhe vendimin: "Per miartimin e struktures dhe te nivelit te pagave te punonjesve civile, me arsim te larte, ne spitalin ushtrarak qendror universitar dhe per trajtimin e mjekeve ne strukturat e forcave te armatosura".
Dhenia e statusit "Spital Ushtarak Qendror Universitar" ben te domosdoshme edhe njehsimin ne paga te punonjesve me arsim te larte ne kete institucion me punonjesit analoge te sistemit te Ministrise se Shendetesise, duke zbatuar te njejten strukture dhe nivel page ne baze te pikes 20 te VKM nr.726, date 21.12.2000, "Per pagat e punonjesve te institucioneve buxhetore", punonjesve civile qe punojne ne strukturat e FA, kur puna e tyre lidhet me gadishmerine ushtarake, aktualisht u jepet nje shtese per natyre te vecante pune ne masen 30% te pages.ku propozohet qe punonjesit me arsim te larte ne spitalin qendror te ushtrise te vazhdojne ta perfitojne kete shtese ne masen 30% mbi pagen e grupit.

U miratua vendimi "Per nje shtese ne vendimin Nr. 439, date 4.8.2000, te Keshillit te Ministrave, "Per hyrjen, qendrimin dhe trajtimin e te huajve ne Republiken e Shqiperise" i ndryshuar.

Vendimi merr ne konsiderate veprimtarine humane te fondacioneve e organizatave bamirese, si dhe te komuniteteve fetare, ndihmat e te cilave kane qene te konsiderueshme.
Miratimi i ketij vendimi do te krijoje lehtesira te nevojshme per ushtrimin e veprimtarise se organizatave humanitare dhe komuniteteve fetare.

Keshilli i Ministrave miratoi vendimin: "Per licensimin e veprimtarise private ne fushen e shendetesise".
Vendimi i sotem i Keshillit te Ministrave mbeshtetet ne ligjin nr. 7718 date 06. 03. 1993, i cili autorizon Keshillin e Ministrave dhe Ministrine e Shendetesise per percaktimin e kritereve per dhenin e licensave dhe i eshte hapur rruge licensimit te personave juridike apo fizike pa kufizuar veprimtarite qe do te licensohen. Ke kete menyre i eshte lene e drejte Ministrit te Shendetesise te percaktoje perberjen e komisionit te posaçem te licensimit si dhe, duke patur parasysh natyren e licensimit dhe per te qene flexible, eshte autorizuar Ministri i shendetesise per percaktimin e kritereve per licensim. Vendi i meparshem I KM, duke lejuar licensimin e nje numri te kufizuar nuk eshte aktual dhe eshte bere pengese per lejimin e aktiveteteve si klinika, laboratore te ndryshem ne fushen e mjeksise si dhe ushtrimin e veprimtarise se lire private nga personel ndihmes.

Ky vendim percakton, para, se personat juridike, vendas apo te huaj, qe do te ushtrojne veprimtari ne fushen e shendetesise, duhet te pajisen me license nga Komisioni i Posaçem per Dhenien e Licensave, ne Ministrine e Shendetesise.

Keshilli i Ministrave miratoi sot edhe vendimin "Per disa ndryshime ne vendimin nr. 671, dt.15.12. 2000, te KM, "Per krijimin e Komisionit te Verberise".
Komisioni i Mjeksise i Percaktimit te Verberise u krijua me vendim te KM nr. 671, dt.15.12. 2000 per krijimin e Komisionit Mjeksor te Percaktimit te Verberise, me qellim percaktimi e personave qe perfitojne nga statusi i te verberit". Nga krahasimi i shifrave del se numri i perfituesve te statusit te verberise, ne zbatim te vendimit te vitit 2000, eshte 6-7 here me pak duke e krahasuar me te njejten periudhe kur dhenia e statusit behej nga komisionet qe funksionojne prane Drejtorive Rajonale te Sigurimeve Shoqerore. Vec arsyeve te tjera ájate zbatimit te ketij vendimi jane hasur edhe vakume ligjore.
Per kete arsye u miratua ky vendim qe parashikon riformulimin e disa pikave te VKM dt. 15. 12. 2000.
Keshtu ne vendimin e ri percaktohet se Komisioni nuk do te mblidhet me dy here ne muaj, por kater here ne muaj per te lehtesuar proceduaren per rastet e reja qe paraqiten si dhe do per rishikimin edhe nje here te rasteve te meparshme.
Ne vendim percaktohen gjithashtu rastet e shperblimit te anetareve te komisionit mbi bazen e akteve te reja ligjore.

Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e sotme miratoi edhe vendimin: "Per nje ndryshim ne vendimin nr. 230, dt. 22.5. 1999 te KM, "Per strukturen dhe organiken analitike te administrates doganore", i ndryshuar.
Ne kete vendim percaktohet, se ne disa vendkalime te reja kufitare ku jane krijuar zona te perhereshme, me qellim qe ato te funksionojne normalisht, miratohet nje shtese ne strukturen dhe organiken analitike te administrates doganore duke kompletuar me personelin doganor perkates.

Miratimi i ketij vendimi do te beje te mundur futjen ne eficence te pikave te reja doganore, te perhereshme te Muriqanit, Stacionit te Bajzes dhe deges se re doganore Tre Urat Permet, si dhe do te beje te mundur pershtatjen e organizimit te tyre ne perputhje me dinamizmin e veprimtarise se doganave.

U miratua vendimi "Per miratimin e ndryshimit te afatit te mbylljes dhe te listes se mallrave, te huase nr. 575, te fondit Kuvajtian per zhvillimin ekonomik arab, per rehabilitimin e segmentit rrugor Qukes-Qafe Thane.
Ne menyre qe te perfundojne punimet ne segmentin rrugor Qukes-Qafe Thane, u kerkua shtyrja e huase me nje vit deri ne 31 dhjetor 2003, ne perputhje me Seksionin 3.09 te Marreveshjes se kesaj huaje. Fondi kuvajtian ka rene dakord me kete propozim. Pervec kesaj kerkohet edhe nje rialokim i ri fondesh i cili gjithashtu eshte miratuar nga fondi Kuvajtian. Ky rialokim do te behet:

a) ne lidhje me punimet rrugore per shkak te angazhimeve shtese te marra nga ana e punedhenesit ne kuadrin e kontrates se punimeve, si dhe
b) ne lidhje me supervizionin e punimeve per shkak te shtyrjes se kontrates se punimeve;
Gjithashtu u miratua Lista e korrigjuar e Mallrave, te huase se Fondit Kuvaitian nr. 575.

U miratua vendimi: "Per fillimin e procedures se dhenies me koncesion te formes "ROT", te fabrikes se oksigjenit ne Elbansan".
Fabrika e Oksigjenit eshte objekt i Sh.a. Kombinati Energjetik Elbasan. Aktiviteti i saj prodhues eshte bazuar per nevoja teknologjike te konsumatoreve indrustriale te rajonit ish-kombinati Metalurgjik, e ne vecanti per shoqerine "Kurum Internacional" e cila ushtron verpimtari ne prodhimin e celiqeve. Njekohesisht kjo fabrike deri ne tetor te vitit 2002, ka qene furnizuesi kryesor i qendrave spitalore e subjekteve private. Projekti i rehabilitimit qe prezanton shoqeria turke eshte bindes dhe per faktin se kjo do te rrise prodhimin e celikut nga rreth 100 mije ton aktualisht me 200-250 mije ton, investim i cili ka filluar e pritet te perfundoje brenda qershorit 2003. Ne keto kushte rikonstruksioni qe do t'i bejne fabrikes shoqeruar dhe rritjen e prodhimit te celikut, permireson ndjeshem koston e prodhimit te oksigjenit e, per rrjedhoje, fitimin e shoqerise "Kurum". Ne kushte te tilla financiare te Sh.a Kombinati Energjitik kur ka krijuar dhe borxhe te medha ndaj KESH-it per pamundesi vazhdimi te aktivitetit prodhues me fabriken ekszistuese (pa rinovim) eshte domosdoshmeri dhenia me koncesion shoqerise "Kurum". Vlen te theksohet se ky investitor eshte i mundshem dhe per faktin se fabrika e oksigjenit eshte projektuar per nevoja teknologjike. Njekohesisht rivenia e fabrikes pas ristrukturimit te propozuar nga pala turke, sjell ulje te kostos te prodhimit jo vetem per nevoja te tij, por edhe te oksigjenit te destinuar ne tregun spitalor, duke rritur shkallen e konkurences ndaj disa operatoreve private te futur ne vendin tone per kete qellim.

Qeverisa ne mbledhjen e cetme miratoi vendimin: "Per nje shtese fondi avokatures se shtetit per zyrat vendore".
Krijimi dhe funksionimi i zyrave vendore preben nje hap te rendesishem ne plotesimin institucional te strukturave te avokatures se shtetit. Per funksionimin normal te ketyre zyrave dhe per te siguruar perfaqesimin dhe mbrojtje te organeve te administrates publike vendore ne proceset gjyqesore, ne gjykatat e shkalles se pare dhe ne gjykatat e apelit apo per te ofruar konsulence juridike, miratohet per keto zyra qe buxheti do te perballohet nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave.

Keshilli i Ministrave me vendimin: "Per emerim ne detyre", emeroi sot znj. Ermonela Xhafa drejtore te Zyres se Atidumping, ne Ministrine e Ekonomise.
Funksionimi i Zyres Antidumping eshte i domosdoshem ne fazen aktuale te procesit te Stabilizim Asociimit si dhe te implementimit te marreveshjeve te Tregrise se Lire. Struktura e antidumpingut do te jete nje prej mekanizmave me te rendesishme te funksionimit te tregut mbi bazen e standarteve nderkombetare, duke synuar mbrojtjen e tij prej praktikave te pandershme te tregtise nderkombetare

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi"Per miratimin ne parim, te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqipersise dhe Qeverise se Japonise, per financimin e projektit per rritjen e prodhimit ushqimor, per 2KR-2002, ne Shqiperi".
Ne zbatim te programit te Qeverise, me synim rrritjen e prodhimit ushqimor ne vend, po zbatohet me sukses programi "Rritja e prodhimit ushqimor, 2KR-2002", financim grant i Qeverise Japoneze per Qeverine e Republikes se Shqiperise.
Projekti grant qe u propozua ishte ne te njejten fushe dhe influencoi ne permiresimin e gjendjes se sektorit te mekanikes bujqesore dhe rritjen e te ardhurave te fermereve ne 12 rrethe te vendit.
Zbatimi me sukses i marreveshjes ka dhene dhe do te jap nje impakt pozitiv ne sektorin e bujqesise dhe ushqimit. Projekti 2KR ka ndihmuar ne plotesimin e nevojave te fermereve, ne permiresimin e teknologjise dhe rinovimin e asaj ekzistuese, po ndihmon ne kreditimin e zonave rurale me kushte lehtesuese.
Te gjitha keto jane ne funksion te realizimit te strategjise se hartuar nga Qeveria e Republikes se Shqiperise per rritjen ekonomike dhe reduktimin e varferise.

U miratua edhe vendimi "per miratimin ne parim, te marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Keshillit te Ministrave te Bosnje-Hercegovines, per bashkepunimin ne fushat e arsimit dhe te shkences.
Nenshkrimi i marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Keshillit te Ministrave te Bosnje-Hercegovines do te sherbeje per nxitjen e bashkepunimit ne fushat e arsimit dhe shkences dhe do te kontribuoje ne forcimin e marredhenieve midis dy popujve tane. Nepermjet saj, palet do te nxisin vendosjen dhe zhvillimin e marredhenieve te drejteperdrejta midis universiteteve dhe institucioneve kerkimore, shkembimin e informacionit dhe eksperiences ne fushen e kurrikulave, hartimit te teksteve shkollore, formulimit dhe zbatimit te programeve dhe projekteve te perbashketa te zhvillimit, etj. Marreveshja parashikon dhenien reciproke te bursave per studime universitare, pas-universitare dhe punime kerkimore, si dhe identifikimin e fushave per zhvillimin e kerkimeve te perbashketa shkencore, si hap i pare drejt iniciativave te metejshme ne kuadrin e bashkepunimit ne fushen e kerkimit shkencor

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›