Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar mesazhe përshëndetëse Presidentit të sapozgjedhur të Serbisë Z.Boris Tadiç, ku e uron për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, si dhe Kryemin
Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar mesazhe përshëndetëse Presidentit të sapozgjedhur të Serbisë Z.Boris Tadiç, ku e uron për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, si dhe Kryeministrit të Polonisë z. Marek Belka, me rastin e marrjes së këtij funksioni.
Në mesazhin dërguar Presidentit të Serbisë Kryeministri Nano shkruan: "Fitorja Juaj ne zgjedhjet presidenciale te Serbise me jep kenaqesine tju pershendes miqesisht dhe tiu uroj sukses ne detyren e rendesishme.
Zgjedhja qe bene demokratet dhe progresistet serbe eshte nje kontribut i rendesishem historik ne rrugen e zhvillimit demokratik te vendit Tuaj. Jam i sigurt se me ardhjen Tuaj ne postin e Presidentit, jo vetem Serbia, por edhe Ballkani Perendimor, kane nje shans me shume dhe perspektiva te qarta ne rrugen e pakthyeshme te konsolidimit te demokracise dhe te integrimit euroatiantik.
Ne te njejten kohe, deshiroj te pershendes dhe te uroj te gjitha forcat demokratike per fitoren e rendesishme, duke shprehur bindjen se marredheniet midis dy vendeve tona do te zhvillohen te shendetshme. Ky bashkepunim do te marre vlera te reja per zhvillimin e begatshem te dy vendeve tona e do te shenoje hapa te metejshem ne forcimin e stabilitetit dhe paqes ne rajon.
Në përshëndetjen dërguar Kryeministrit të Polonisë z. Marek Belka, Kryeministri Nano shkruan: " Emerimi Juaj ne postin e larte te Kryeministrit te Republikes se Polonise me jep kenaqesine e veçante t Ju shpreh urimet me te ngrohta e te sinqerta ne emrin tim personal dhe te qeverise qe une drejtoj ne kryerjen me sukses te detyres se rendesishme qe Ju eshte ngarkuar.
Deshiroj t Ju siguroj se marredheniet midis dy vendeve, popujve dhe qeverive tona do te forcohen edhe me frymen e miqesise e te bashkepunimit qe i ka karakterizuar ne te shkuaren dhe, me kete rast, me lejoni te shpreh bindjen se fale vullnetit te perbashket ato do te perftojne nje dimension te ri e do te zhvillohen edhe me tej ne te ardhmen.
E angazhuar thellesisht ne realizimin e reformave dhe te standarteve qe po e afrojne çdo dite e me shume me strukturat euro-atlantike, Shqiperia sheh te Ju nje dashamires, ndersa une nje mik te vjeter e te sprovuar, dhe kjo gje me shtyn ti jap krahe optimizmit tim se Ju personalisht si dhe qeveria qe drejtoni do te na mbeshtesni ne realizimin e ketij objektivi strategjik dhe njekohesisht, aspirate shumeshekullore te popullit tim".