E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano është takuar sot, gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Stamboll, me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Gerhard Shrëder. Dy autoritetet e larta kanÃ

Kryeministri Fatos Nano është takuar sot, gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Stamboll, me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Gerhard Shrëder.

Dy autoritetet e larta kanë ndarë të njëjtin mendim për rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve shumëplanëshe, ekonomike dhe politike, midis dy vendeve. Z.Shrëder ka theksuar se ndjek me interes zhvillimet pozitive në Shqipëri si në aspektin politik, ekonomik dhe të realizimit të reformave integruese. Z.Shrëder ka vlerësuar edhe një herë përzgjedhjen e firmës gjermane për modernizimin e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, si një fakt të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve. Ai ka vlerësuar gjithashtu rolin moderator të Qeverisë Shqiptare në rajon dhe nxitjen e inisiativave bashkëpunuese mes vendeve të tij.

Kancelari Shrëder ka siguruar për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me Shqipërinë jo vetëm në planin dypalësh, por edhe në funksion të stabilizimit, paqes dhe progresit të rajonit.

Kryeministri Nano ka zhvilluar, gjithashtu, një bisedë me Kryeministrin e Austrisë, Volfgang Shussel. Në këtë takim Kryeministri austriak ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Qeverinë Shqiptare. Gjithashtu, dy Kryeministrat kanë ranë dakort për një takim të zgjeruar në fund të muajit korrik në Salsburg, në Austri.

Kryeministri Nano është takuar edhe me Kryeministrin e Greqisë, Kosta Karamanlis. Z.Karamanlis gjatë këtij takimi, ka rikonfirmuar angazhimet e marra gjatë takimit të fundit të zhvilluar në Athinë, duke garantuar mbështetje dhe gatishmëri për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Po ashtu, Kryeministri Nano ështën takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hup Sheffer, gjatë të cilit kanë diskutuar për hapat e mëtejshëm dhe mbështetjen që Aleanca e Atalantikut të Veriut do të japë për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit të saj të plotë në NATO.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›