Zevendeskryeministri z. Namik Dokle priti ne nje takim Ndihmes Ministrin e Puneve te Jashtme te Arabise Saudite Dr. Nizar Obaid Madani. Te dy bashkebiseduesit vleresuan nivelin e mire te marredheni
Zevendeskryeministri z. Namik Dokle priti ne nje takim Ndihmes Ministrin e Puneve te Jashtme te Arabise Saudite Dr. Nizar Obaid Madani.
Te dy bashkebiseduesit vleresuan nivelin e mire te marredhenieve qe ekzistojne mes dy vendeve, duke shprehur gadishmerine dhe vullnetin e perbashket te dy qeverive per t'i nxitur me tej ato ne fusha me interes te perbashket.
Z Dokle vleresoi nenshkrimin e Marreveshjes se Pergjithshme te Bashkepunimit mes Qeverise Shqiptare dhe Qeverise se Mbreterise se Arabise Saudite si dhe Memorandumin e Mirekuptimit ndermjet Ministrive te Puneve te Jashtme te te dy vendeve. Kjo, shtoi Z. Dokle, mund t'u hape rrugen edhe marreveshjeve te tjera ne fushen e investimeve dhe te ekonomise. Ne fushen ekonomike nuk jemi pa pervoje pasi Banka Islamike ka kredituar mjaft projekte qe kapin shumen deri ne 60 milione dollare.
Z. Dokle vuri theksin edhe ne mundesine e nje bashkepunimi ndermjet Fondit Shqiptar te Zhvillimit dhe Fondit Saudit te Zhvillimit.
Dr. Medani nga ana e tij shprehu interesin dhe gadishmerine e Qeverise se Arabise Saudite per te zhvilluar me tej marredheniet midis dy vendeve. Ai vuri theksin sidomos ne thellimin e marredhenieve ekonomike dhe kulturore. Gjithashtu ai theksoi edhe mundesine e aktivizimit te sektorit privat ketu ne Shqiperi, sektor ky shume i rendesishem per Arabine Saudite.