Kryeministri Fatos Nano i ka derguar nje telegram Kryeministrit Italian Silvio Berluskoni, ne te cilin shprehet dhimbja e Tij, dhe e te gjithe shqiptareve per humbjen e jeteve njerezore ne fatkeqesin
Kryeministri Fatos Nano i ka derguar nje telegram Kryeministrit Italian Silvio Berluskoni, ne te cilin shprehet dhimbja e Tij, dhe e te gjithe shqiptareve per humbjen e jeteve njerezore ne fatkeqesine natyrore te Puljas.
Ne kete telegram ngushellimi te Kryeministrit Nano per Kryeministrin Berluskoni shkruhet:
I nderuar mik,
Me hidhërim të thellë mësuam për humbjen e jetëve nga tërmeti i rënë në San Xhuliano të Puljas. Veçanërisht humbja bëhet akoma më e prekshme për faktin se masa dërrmuese e tyre janë fëmijë dhe unë ju siguroj se ndjeshmëria e shqiptarëve për humbjen e këtyre jetëve është edhe më e madhe për faktin se kemi të bëjmë me fqinjët tanë.
Pranoni, i nderuar mik, ngushëllimet e mia më të sinqerta, të cilat jam i sigurt se përmes Jush u kalojnë familjeve të viktimave të pafajshme dhe ju garantoj se na keni pranë në këto momente tragjike.
Miqësisht,
FATOS NANO