E Diel, 1 Nëntor 2026

Eshte zhvilluar sot ne oren 14: 30 mbledhja e radhes se Këshillit te Ministrave, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano.Ne kete mbledhje eshte miratuar një paketë aktesh ligjore për modernizimin

Eshte zhvilluar sot ne oren 14: 30 mbledhja e radhes se Këshillit te Ministrave, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano.Ne kete mbledhje eshte miratuar një paketë aktesh ligjore për modernizimin e aviacionit civil sipas standarteve nderkombetare.

Ne kete mbledhje u miratua vendimi: "Për miratimin në parim të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës, për transportin ajror".

Kjo është një marrëveshje moderne dhe bashkëkohore e cila është hartuar duke ju referuar normave të reja ECAC-ut, EUROCONTROLL-it etj organizata te njohura te transportit nderkombetar.

Nënshkrimi kësaj marrëveshjeje krijon kushte mjaft lehtësuese për transportin ajror të udhëtarëve të dy vendeve, në rrijen e cilësisë së shërbimeve të shoqërive ajrore, numrit të fluturimeve, lehtësimit të procedurave në pikat e hyrje – daljeve të kontrollit doganor si dhe të terminaleve respektive.

Ajo krijon kushte të favorshme për rritjen e shkëmbimeve tregtare, të biznesit dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve, të grupeve të ndryshme turistike e kulturore gjë që i shërben integrimit të popujve si dhe kulturave te tyre.

Gjithashtu marrëveshja përcakton kushte dhe hapësira për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave të reja në fushat e ndryshme të transportit ajror si në adoptimin e rregullave, standarteve dhe praktikave rekomanduese të organizmave të Aviacionit Civil Ndërkombëtar, të licensimit, çertifikimit dhe mirëmbajtjes etj

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›