Miratohet vendimi "Për miratimin e fushës së fizibilitetit të shërbimit të trafikut ajror shqiptar, përgatitur nga Shoqëria Ndërkombëtare "Lockheed Martin" Në kuadrin e modernizimi
Miratohet vendimi "Për miratimin e fushës së fizibilitetit të shërbimit të trafikut ajror shqiptar, përgatitur nga Shoqëria Ndërkombëtare "Lockheed Martin"
Në kuadrin e modernizimit të trafikut ajror në Shqipëri, Këshilli i Ministrave miratoi sot ne mbledhjen e tij, edhe një shtesë në vendimin nr. 479, datë 31.8. 2000, të KM "Për përgatitjen dhe realizimin e kontratës së koncensionit, për ndërtimin e terminalit të ri të pasagjerëve në aeroportin "Nene Tereza", me ndryshimet përkatëse.
Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e kritereve të nevojëshme për zgjedhjen e investitorëve të interesuar në ndërtimin me koncension të terminalit të ri të pasagjerëve në Aeroportin e Rinasit.
Në një nga pikat e këtij vendimi, duke synuar transparencën e procesit është parashikuar që me urdher të Organit Shtetëror të Autorizuar të përcaktohet struktura e tenderit (forma, faza, afatet kohore të paraqitjes së ofertave , mënyrës së paraqitjes me së ofertave, mënyrës së operimit me ofertat) si dhe të gjitha kriteret dhe pikat e vlerësimit për përzgjedhjen e investitorëve.
Me miratimin e këtij vendimi plotësohet i gjithë kuadri ligjor i nevojshëm për fillimin e procedurave për realizimin e kësaj kontrate.
***
Në paketen e akteve ligjore në kuadrin e zgjerimit dhe modernizimin e trafiku ajror në Shqipëri sot Qeveria adoptoi edhe vendimin: "Për pronësinë dhe administrimin e aerodromit të Vlorës".
Sipas këtij vendimi, Aerodromi i Vlorës, do të jetë pronë e paluajtshme e shtetit, me statusin e pronës së paluajtshme publike. Ministria e Transportit dhe Telekomunikacioneve, nëpërmjet drejtorisë së Përgjithëeshme të Aviacionit Civil, do të jetë organi shtetëror përgjegjës për administrimin e këtij aerodromi.
Kjo drejtori do të marrë masat për riaftësimin dhe administrimin e aerodromit të Vlorës. Mundësia e rehabilitimit të aerodromit kërkon rikonstriksion të plotë të pistës, zgjatje të pistës në dy drejtimet gjatësore veri-jug 600 m, ndertimin e terminalit, magazines kargo-je, kulla, sistemi zjarrfikës dhe të mjediseve të tjera të domosdoshme për një aeroport.
Të gjitha këto masa merren për ta kompletuar këtë aerodrome që do të shërbejë si një aeroport i kategorisë C dhe për operimin e avionëve me peshe Airbus ose Boing. Ky do të jetë aeroport lokal që mund të shërbejë edhe për fluturime ndërkombëtare me avione të tipit jo AIRBUS.
***
Një tjetër vendim që adoptoi Këshilli i Ministrave eshte "Për miratimin e fushës së fizibilitetit të shërbimit të trafikut ajror shqiptar, përgatitur nga Shoqëria Ndërkombëtare "Lockheed Martin", i cili parashikohet te ndikoj ne menyre te drejtperdrejt ne modernizimin e trafikut ajror te Shqiperise. Ky vendim parashikohet te shtoj ndjeshem te ardhurat vjetore nga transporti ajror, modernizimin e infrastruktures, rritjen e sigurise ne fluturimin e avioneve si dhe rritjen e fluksit te trafikut ajror ne vendin tone.
Gjithashtu ne kete kuader parashikohet sigurimi i transferimit te teknologjisë dhe përvojës ndërkombëtare në personelin operacional dhe teknik që mbulon shërbimin e trafikut ajror në vendin tonë. Si dhe sigurimi i harmonizimit te standarteve amerikane të pajisjeve me standartet evropiane.