Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe dy drejtues te Kompanive Amerkane dhe Greke përkatësisht "Balafas Group" dh
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe dy drejtues te Kompanive Amerkane dhe Greke përkatësisht "Balafas Group" dhe "Gilford" të cilat kanë prezantuar një project për ndërtimin e një qendre social-kulturore moderne në zonën e pabanuar të ish- Kombinatit të tekstileve.
Në këtë takim Kryeministri Nano u njoh me këtë projekt që kap shifrën e afro 30 milionë euro dhe që do të shndërrojë këtë zonë të Kryeqytetit në një zonë moderne me standarte europerëndimore.
Kryeministri Fatos Nano ka nxitur perfaqesuesit e kësaj iniciative te rendesishme per kryeqytetin ne realizimin e ketij projekti duke i garantuar ata per mbeshtetjen e qeverise.
Ndërtimi i këtij objekti gjigand social-kulturor do të përfshijë një hapësirë prej gati 20 mijë metrash katrorë, në të cilën është parashikuar të ketë kinema, restorante, supermarkete, salla për festime etj.
Ky projekt pritet që të fillojë realizimin e tij konkret në fillim të vitit të ardhshëm, ndërkohë që sipas parashikimeve te investitore do të mbarojë në verën e vitit 2005.