Kryeministri Fatos Nano takoi sot pasdite z.Vitorio Colao, shef ekzekutiv i Vodafon - Omnitel dhe z.George Koronias, zëvendëskryetar dhe shef ekzekuti i Vodafon - Panafon, Kryetar i Vodafon Albania
Kryeministri Fatos Nano takoi sot pasdite z.Vitorio Colao, shef ekzekutiv i Vodafon - Omnitel dhe z.George Koronias, zëvendëskryetar dhe shef ekzekuti i Vodafon - Panafon, Kryetar i Vodafon Albania.
Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Nano ka përgëzuar dhe inkurajuar dy drejtuesit e lartë të Vodafon, për arritjet e kësaj kompanie në vendin tonë. Kryeministri i ka garantuar ata per mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Shqiptare për Kompanitë që operojnë në fushën e telefonisë celulare në vend.
Dy drejtuesit e larte te Vodafon i kane shprehur zotit Nano impresionet e tyre te vecanta per zhvillimin e Shqiperise."Eshte bere shume pune dhe progresi eshte i dukshem,kjo na nxit per te shtuar interesin dhe programet tona ne te ardhmen". Zoti Colao u shpreh se Vodafon do te zgjeroje investimin e vet duke ofruar ne treg nje numer sherbimesh te tjera ne telefonine celulare gje qe do te coje ne standartet me te mira ne kete fushe.
Shefi i Vodafon Omnitel ka njohur Kryeministrin me faktin se rreth 150 milion euro të tjera do të investojë Vodafon në 3-5 vitet e ardhshme në Shqipëri". Zoti Nano, duke i shprehur mbeshtetjen për projektet per vitet ne vazhdim tha se tashme vendi ofron garancite e nevojshme per investitoret strategjike gje qe ndikon drejteperdrejte ne nje treg me te hapur dhe me te integruar.
Kryeministri Nano u shpreh se shërbimi celular në Shqipëri me Vodafon dhe AMC ka krijuar tashmë një treg që ofron mjaft komoditet për të gjithë, duke u bërë një mjet lehtësues dhe, shpesh, i domosdoshëm në veprimtarine e perditshme. Ai ka falenderuar per kontributin e kompanise edhe ne mbeshtetjen e veprimtarive te ndryshme ne Shqiperi.