E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Evropian, znj. Ermelinda Meksi ka zhvilluar sot nje takim me Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, Ambasadorin David Barry. B

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Evropian, znj. Ermelinda Meksi ka zhvilluar sot nje takim me Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, Ambasadorin David Barry. Biseda eshte perqendruar mbi rendesine e posacme qe merr procesi zgjedhor ne kuader te rekomandimeve te BE-se per negociimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit si dhe mbi hapat e ndërmarra nga te gjithë aktorët e përfshirë per realizimin e një procesi zgjedhor sa më të drejtë, korrekt, të paanshëm dhe të pakontestueshëm.

Ambasadori Barry ka falenderuar qeverinë shqiptare për ftesen per monitorimin e procesit zgjedhor si dhe per frymen e bashkepunimit me OSBE. Z. Barry ka cilesuar si avantazhe per kete proces zgjedhor hartimin e kodit te ri elektoral dhe ndryshimet legjislative qe lidhen me te, duke shprehur inkurajimin per aktoret politikë shqiptare per t'i perdorur keto instrumente. Në këtë kontekst, znj Meksi vleresoi arritjet legjislative te ndermarra, duke nenvizuar dhe nevojen ne rritje per trainim te komisionereve te te gjitha niveleve per Kodin e ri zgjedhor.

Pas informimit per tryezen e organizuar para disa ditesh me perfaqesuesit e gjithe institucioneve te perfshira ne procesin zgjedhor per prezantimin e hapave te deritanishem ne kuader te realizimit te rekomandimeve te OSBE/ODIHR, zv/kryeministrja Meksi ka falenderuar ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, z. Lipponen për mbështetjen që shprehu në lidhje me organizimin e kesaj tryeze. Me tej, znj. Meksi vleresoi mbeshtetjen e OSBE-se ne drejtim te trainimeve dhe rritjes se informimit mbi Kodin e ri Zgjedhor.

Takimi eshte mbyllur me shprehjen e angazhimit nga ana e Misionit te Vezhgimit te OSBE/ODIHR per vazhdimin e nje ‘politike te dyerve te hapura' me qeverine shqiptare dhe me te gjithe aktoret politike te perfshire ne proces, ne funksion te maksimizimit te kontributit te perbashket per zhvillimin e nje procesi zgjedhor sipas standarteve evropiane.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›