Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot ne nje takim te veçante nje delegacion te Zyrtareve te larte te Policise Britanike te kryesuar nga z. Tarique Ghaffur Komisioner i Sherbimit te Policise Metropol
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot ne nje takim te veçante nje delegacion te Zyrtareve te larte te Policise Britanike te kryesuar nga z. Tarique Ghaffur Komisioner i Sherbimit te Policise Metropolitane. Ky delegacion shoqerohej nga Ambasadori Britanik ne Tirane z. David Landsman.
Kryeministri Nano ka shprehur falenderimet per ndihmen dhe mbeshtetjen qe Qeveria Britanike i ka ofruar Policise shqiptare, si ne suport logjistik ashtu edhe ne drejtim te trajnimit te forcave tona te rendit.
"Qeveria Shqiptare vlereson shume ndihmen tuaj ne keto momente, kur ne i kemi deklaruar nje lufte pa kushte, krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale te te gjitha llojeve", u shpreh Kryeministri duke shtuar se Instituti i Policise Shkencore rezulton si nje nga me te sofistikuarit ne Ballkan fale mbeshtetjes suaj".
Ne kete takim Kryeministri theksoi se "Ne duhet te vazhdojme te
forcojme bashkepunimin tone edhe permes krijimit te grupeve te
perbashketa te eksperteve te policise kriminale si ne Tirane ashtu edhe
ne Londer. Rezultatet do te jene me efiçente nese ne ndermarrim investigime te perbashketa per grupet e krimit te organizuar qe veprojne ne Shqiperi dhe Britani, gjithashtu edhe per identifikimin e krimit ekonomik, i cili perdor perfitime qe gjenerojne nga aktivitete kriminale".
Kryeministri Nano veçoi si mjaft te rendesishem angazhimin dhe seriozitetin me te cilin Qeveria Shqiptare eshte duke u perballur me sfida te tilla, permbushja me sukses e te cilave do te çoje me perpara aspiraten e Shqiperise per integrim sa me te shpejte drejt strukturave euroatlantike.
Nga ana e tyre perfaqesuesit e delegacionit te larte britanik vleresuan si nje faktor mjaft pozitiv dhe frytdhenes bashkepunimin e ofruar nga Qeveria Shqiptare si dhe angazhimin e saj konkret ne ndryshimet e bera ne Shqiperi ne kete drejtim.
"Ne shohim nje ndryshim shume te madh pozitiv ne vendin tuaj. Jemi te gatshem te luftojme sebashku per te zgjidhur problemet qe na shqetesojne", tha z. Ghaffur.