E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar pjestare te efektivave te Policise se Shtetit, Te nderuar pjesemarres, Policia e Shtetit do te shenoje sot nje dite ceremoniale, festive, ate te vendosjes perfundimtare te shtrirjes

Te nderuar pjestare te efektivave te Policise se Shtetit,

Te nderuar pjesemarres,

Policia e Shtetit do te shenoje sot nje dite ceremoniale, festive, ate te vendosjes perfundimtare te shtrirjes se sistemit te gradave dhe te karrieres. Kjo ngjarje shpreh progresin e autoritetit te ligjit, angazhimin e qeverise per te konsoliduar kete sherbim te rendesishem te Policise se Shtetit ne Mbrojtje te lirive dhe te te drejtave thelemore te qyetetareve, sipermarrjes dhe prones.

Me fillimin e ketij procesi te gradimit te efektivave te policise, ne po hyjme ne nje faze cilesisht te re ne menaxhimin e ketij sherbimi publik. Ky nivel i ri zhvillimi nuk vjen rastesisht, por ai eshte rrjedhoje logjike e te gjitha hapave transformuese, hapave te reformes qe kemi ndermarre ne keto 5 vitet e fundit ne menyre te vecante.

Synimi yne eshte te krijoje nje polici te afte profesionalisht per te perballuar me mire sfidat e integrimit dhe te hapjes se vendit. Praktikat e kohes qe e vendosin policine ne sherbim te komunitetit, po adoptohen cdo dite ne sherbimin tone policor. Reformat qe kemi nisur vite me pare po japin frytet e tyre ne sherbim te zhvillimit dhe te integrimit edhe te kesaj pjese te administrates dhe institucioneve ligjore te Republikses se Shqiperise ne realitetet dhe strukturat e Botes Euro-Atlantike. Vleresimi vendas dhe ai nderkombetar per performancen e Policise se Shtetit po behet gjithashtu, cdo dite e me pozitiv. Ne te njejten kohe, Policia e Shtetit po vepron me prane qytetarit, me me shume profesionalizem, efikasitet dhe maturi. Po keshtu, edhe per aresye te bashkepunimit gjithnje me profesional qe ju po zhvilloni me struktura te specializuara partnere ne rajon dhe me gjere, ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme, etj..

Policia e Shtetit si institucion i shtetit ligjor, po perballet me format me te sofistikuara te krimit, sic jane trafiqet dhe korrupsioni. Kjo perballje me krimin kerkon forma te reja pergjigjjeje ligjore me te gjitha mjetet qe na jep kuadri kushtetues dhe legjislacioni efikas. Me kete rast, deshiroj te theksoj mbeshtetjen e patundur time dhe te qeverise, per te gjitha veprimet ligjore te ndermarra per te spastruar rradhet e policise nga te inkriminuarit dhe te paaftet. Mesazhi qe po jep policia eshte se ajo eshte e vendosur ta thelloje me tej luften kunder korrupsionit, trafiqeve, krimit te organizuar, ne cdo nivel qe ai shfaqet.

Ne kete funksion, edhe zbatimi i ligjit per gradat do te luaje rol te rendesishem per te strukturuar me mire policine, per te menaxhuar me mire burimet njerezore, per te shuar shfaqjen e klanizmave dhe nepotizmave ne emerime, per te nxitur realisht konkurrencen mbi bazen e profesionalizmit. Zbatimi me korrektesi i ketij ligji kerkon angazhim te me shume profesionisteve te karrieres ne drejtim dhe ne veprim policor ne zbatim te ligjit, me shume pergjegjshmeri ndaj jetes dhe pasurise se qytetareve, ndaj lirive dhe te drejtave themelore te shtetasve dhe te sipermarresve, pra kerkon nje mjedis te paster nga kercenimi i krimit.

Me aktin e gradimit te pare, qe po nis sot, sipas ligjit ne po mbyllim perfundimisht cdo hapesire abuzive per veprime te karakterit politik apo klientelist në dhe me Policine e Shtetit. Kjo do ta coje policine tone shume shpejt drejt zbatimit te standarteve europiane ne kryerjen e detyres ligjore per ruajtjen e rendit.

Qeveria do te vazhdoje te mbeshtese thellimin e reformes ne polici, sipas Kushtetutes, Ligjit per Policine e Shtetit dhe tashme edhe ligjit per Gradat. Une vleresoj se gradat qe sot do te merrni do te rrisin me shume pergjegjesine tuaj per zbatimin e ligjit dhe do t'ju afrojne realisht me shume me interesat legjitime te taksapaguesve shqiptare. Keto reforma po e vendosin armen tuaj ligjore ne nje pozite me te avancuar ne marredhenie me publikun, madje edhe ne krahasim me sektoret e tjere te administrates publike.

I gezofshi gradat!

T'i mbani me nder dhe pergjegjesi!

Ju uroj suksese!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›