Të nderuar kolegë, Mbledhja e sotme ka nje rendesi te veçante per ecurine e shendetshme te proceseve reformuese, ne te cilat eshte perfshire e gjithe shoqeria shqiptare, per shkak te hapave qe
Të nderuar kolegë,
Mbledhja e sotme ka nje rendesi te veçante per ecurine e shendetshme te proceseve reformuese, ne te cilat eshte perfshire e gjithe shoqeria shqiptare, per shkak te hapave qe po hedhim ne institucionalizimin e dialogut me institucionet europiane dhe euroatlantike. Ne kete rruge sfidash roli i shkences mbetet paresor. Ai mbetet i tille per t'u dhene zgjidhjen e duhur problemeve me te cilat ndeshemi ne aspektet e ndryshme te jetes shqiptare dhe gjithashtu, merr nje rendesi te vecante sidomos per te percaktuar mbi baza shkencore dhe bashkekohore, ne bashkepunim me aktoret vendas dhe partneret tane nderkombetare, objektivat e zhvillimit te qendrueshem te shoqerise se vendit ne te gjitha fushat.
Eshte fakt se sot shkenca shqiptare dhe veprimtaria kerkimore dhe shkencore ne pergjithesi po perjetojne nje transformim te thelle, qe se pari kushtezohet nga vete hapja e Shqiperise ndaj realiteteve dhe zhvillimeve globale. Natyrshem, reforma nuk fillon tani. Hapat qe jane realizuar deri me sot sidomos ne lidhje me autonomine e universiteteve dhe sidomos formesimi i nje tregu konkurues shkencor, qe jane realitet, ushtrojne para te gjitheve ne, Ekzekutivit ne veçanti, trysni perballe nevojes emergjente per nje strukturim dhe koordinim me te mire te te gjithe veprimtarise kerkimore dhe shkencore.
Sot, veprimtaria shkencore nuk eshte me dhe nuk do te jete me as ne te ardhmen prone e shtetit. Ajo buron nga disa qendra: nga Akademia e Shkencave dhe institutet e saj, nga Universitetet dhe bota akademike ne teresi, si dhe nga struktura shkencore private apo te pavarura. Te gjitha keto jane ne nje konkurence te hapur me zhvillimet shkencore dhe teknologjike te botes. Ne kete menyre, pra, ndodhemi ne nje sektor te rendesishem perballe nje sfide e cila do te mund te perballohej vetem nese permbushim disa kritere: e para: qe secila nga keto struktura te behet konkuruese dhe eficente, dhe natyrisht ato qe do te rezultojne nga konkurenca si eficente do te gezojne mbeshtetjen e nevojshme te shtetit dhe shoqerise ; e dyta: qe keto struktura te behen bashkepunuese mes tyre duke ruajtur dhe forcuar frymen konkuruese ; e treta: keto struktura duhet te rrisin komunikimin profesional dhe absorbimin interaktiv te njohurive dhe informacioneve te botes moderne.
Kemi perpara nje marredhenie komplekse qe kerkon jo vetem aftesimin personal ne grupet apo individet e perfshire ne kerkimin shkencor, por vecanerisht kerkon nje nivel te ri te konceptimit organizativ dhe menaxherial, ku natyrshem, (prandaj dhe marrim dhe nje pakete per shqyrtim dhe vendimmarrje) ka shume mungesa. Shkembimi i informacionit shkencor dhe teknologjik dhe ballafaqimi i tij zhvillues me realitetet e sektoreve te ndryshem te shoqerise dhe te tregut, kerkon te funksionojne me mire marredheniet mes ketyre qendrave dhe individeve te perfshire ne kete ceshtje.
Qeveria është shumë e angazhuar për një sistem kërkimi shkencor të përputhur me nevojat e zhvillimit, duke patur në konsideratë një sërë faktorësh thelbësorë që e kushtezojne progresin shoqëror dhe rritjen e qendrueshme, si: fryma tërësisht e re e menaxhimit të burimeve, globalizimi i konkurrencës, dhe natyrisht, nevoja për një rinovim teknologjik qe ka vendi.
Është e nevojshme që kërkimi shkencor te vazhdoje të çlirohet plotësisht nga frenimi i tradicionalizmit, sloganizmit, formalizmit dhe per pasoje inefiçenses. Kjo marredhenie e re do të beje te mundur që shoqëria shqiptare të vlerësojë objektivisht komunitetet dhe kapacitetet shkencore dhe kerkuese.
Skema aktuale e administrimit të kërkimit shkencor përmban strukturen e elementeve themelore si: baza legjislative, ndarja e kompetencave sipas niveleve te ndryshme, rrjeti i identifikuar i institucioneve kërkimore, mënyrën e financimit, platformën e marrëdhënieve me boten, etj.
Ndërkohë ky sistem i administrimit te kerkimit shkencor, vuan ende një sërë dobësish si: kompletimi i bazës legjislative dhe hallka të ndryshme të administrimit vertikal, që lënë për të dëshiruar. Infrastruktura mbështetëse aktuale është e pamjaftueshme dhe me kompetenca të kufizuara. Sic e vura ne dukje ne krye ka ende nje sistem dispers institucionesh kërkimore, te fragmentuara ne shumë njësi të vogla dhe të panevojshme.
Ende ndeshemi me politika zhvillimore të institucioneve kërkimore te pa mbeshtetura me aftësite e duhura te adaptimit ndaj situatës së re ekonomike, dhe te hapjes apo te integrimit konkurues me boten. Ende ka nivel të ulët kërkimi sidomos në universitete, ka mungesë standartesh cilësore dhe vlerësimit, ka bashkëpunim të dobët midis njësive të ndryshme brenda vendit, ka gjithashtu (dhe kjo eshte e pa lejueshme per produktin final) studime me impakt shume të ulët praktik.
Te nderuar anetare te Keshillit dhe pjesemarres ne mbledhjen e sotme.
Ne duam qe me kete diskutim te hapur dhe publik t'i paraprijme nje faze te rendesishme per te ardhmen e veprimtarise shkencore dhe akademike ne Shqiperi: rinovimit te përbërjes së Këshillit me personalitete te spikatur dhe aktive të shkencës dhe te kerkimit shqiptar.
Gjithashtu, ne do te marrim në analizë situatën aktuale të kërkimit shkencor per te përvijuar një reforme të thellë brenda tij në kushtet e reja te ekonomisë se hapur të tregut.
Rendi i ditës përmban edhe dy çështje të tjera, por vëmendja jonë kryesore do të fokusohet në propozimet reformuese të paraqitura në Raportin e Komitetit Ad – Hoc.
Ne e kemi konsideruar të domosdoshme ndërmarrjen e një reforme të thellë të kërkimit shkencor në vend, në mënyrë që edhe kjo sferë shumë e rëndësishme e veprimtarisë shoqërore të integrohet dhe te zere pozicionin e duhur në skenën e zhvillimeve progresive që po kalon vendi.
Për këtë arsye, prej një viti, me nismën e MASH, u ngrit një Komitet Ad-Hoc, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shquar nga të gjitha strukturat shteterore, te cilat kanë në fushën e veprimtarisë së tyre edhe kërkimin shkencor. Ky Komitet punoi dhe na dha kete produkt. Raportin qe do te shqyrtojme sot e keni ne sinteze, duke iu referuar gjendjes ku ndodhemi dhe hapave qe duhet te ndermarrim per te permiresuar aktivitetin kerkimor-zhvillues ne Shqiperi.
Ne te njejtin funksion, ne piken dy te rendit te dites do te shqyrtojme fushat paresore ku do te perqendrohet edhe mbeshtetja per procesin e kerkim - zhvillimit ne vend. Po keshtu, ne piken e fundit te rendit te dites, do te diskutojme per projekt – ligjin «Per Akademine e Shkencave» ku percaktohen funksionet e saj, metodika e bashkepunimit me aktore te tjere aktive te mendimit shkencor, duke bere edhe rregullimet e duhura ligjore per te garantuar mirefunksionimin e saj ne te ardhmen.
Mbetet detyrë e këtij Këshilli të analizojë keto ceshtje dhe të marrë vendimet përkatëse, duke nxitur dhe Qeverine apo Kuvendin e Shqiperise per diskutime akoma me stimuluese ne keto funksione te zhvillimit shoqeror prioritar.
Faleminderit !