Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot paradite në takimin me sipermarrës vendas dhe të huaj, të organizuar me rastin e inagurimit te panairit nderkombetar te Europes Juglindore "Ditet e Veres",
Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot paradite në takimin me sipermarrës vendas dhe të huaj, të organizuar me rastin e inagurimit te panairit nderkombetar te Europes Juglindore "Ditet e Veres", në Pallatin e Kongreseve. Në këtë takim merrnin pjesë Ministri i Ekonomise, Anastas Angjeli, Kryetari i Dhomës së Tregëtisë, Luan Bregasi, diplomatë të huaj, etj.
Më pas, Kryeministri Nano vizitoi stendat e panairit, ku ai u njoh nga afër me prodhimet e ndryshme të sjella në panair nga kompani vendase dhe të huaja.
Në fjalën e mbajtur në takimin me sipërmarrësit, Kryeministri Nano u shpreh:
"Eshte kenaqesi e vecante per mua te takohem sot me te gjithe ju perfaqesuesit e biznesit vendas dhe te huaj, me rastin e inagurimit te panairit nderkombetar te Europes Juglindore " Ditet e Veres", Ne emer te Qeverise qe une drejtoj, dua te falenderoj organizatoret e kesaj veprimtarie, Bashkimin e Dhomave te Tregtise dhe Industrise, Shoqerine e mirenjohur "Klik Expo Group" dhe Vizion Albania.
Organizimi i edicionit te pare te ketij Panairi Nderkombetar eshte prova me e mire se politika jone e vendosur per te thelluar dhe rritur cilesine e bashkepunimit rajonal tashme po jep rezultatet e veta, Njeheresh, ky edicion synon te krijoje nje tradite te re rajonale, se bashku me festen tone kombetare, 14 Marsin, qe simbolizon ardhjen e stines se pranveres. Nje pranvere me e madhe po afron per mbare rajonin tone: ajo e integrimit ne Europe. Sot ne rajonin tone jane ne aktivitet te plote me shume se 50 iniciativa te bashkepunimit rajonal. Kjo qe fillon sot eshte nja nga ato qe kishin munguar. Prandaj i uroj mireseardhjen!
Pervec te tjerave, kjo veprimtari me pjesmarrjen dhe kontributin e disa institucioneve qendrore vendase dhe te Huaja, Dhomave te Tregtise te Rajonit, Agjencive te Promovimit te Biznesit, te kompanive nga vendet e ndryshme te rajonit, do ti sherbeje jo vetem nje njohjeje reciproke me te mire, por edhe rritjes se aftesise konkuruese te mallrave dhe sherbimeve ne tregjet rajonale dhe ne ato globale, krijimit te nje atmosfere te frytshme bashkepunimi midis sipermarresve shqiptare dhe atyre te huaj, duke prezantuar gjithnje e me mire imazhin e secilit. Fakti qe ky aktivitet zhvillohet ne Shqiperi do te ndihmoje qe te prezantohet vendi yne, si nje vend terheqes per investimet e huaja, ashtu sic eshte ne te vertete.
Rajoni yne, i cili trashegon nje histori dhe kulture te lashte, po aq te perbashketa i perjeton edhe zhvillimet politike, sociale dhe ekonomike si dhe te integrimit te ekonomive tona ne nje realitet qe gjithnje e me shume po behet global. Tashme vendet e rajonit tone po mbeshtesin dhe programojne zhvillimet e brendshme, jo vetem mbi bazen e interesave dhe te faktoreve lokale, por gjithnje e me shume po hedhin syte mbi ato faktore te cilet jane ne funksion te bashkepunimit me te gjere, duke filluar me ate rajonal, sepse te gjithe vendet tona punojne per integrimin me bashkesine e vendeve te Komunitetit Europian.
Si rezultat i procesit te globalizimit, zhvillimi i ekonomise boterore po perjeton ndryshime te shpejta, transformime jo vetem te natyres sasiore por mbi te gjitha ajo po evidenton shnderrime te shpejta cilesore dhe shume dimensionale te cilat kane bazen e tyre ne zhvillimin e shpejte te teknologjise dhe te informacionit. Ne po perjetojme gjithnje e me shume vijezimin e qarte dhe fuqizimin e qendrave rajonale, te akseve trans-nacionale te levizjes se mallrave, ideve, sherbimeve dhe njerezve.
Shpejtesia e kesaj levizje ka si motor te vetin rritjen e fluksit te shkembimeve tregtare, uljes se kostove te transaksioneve, si dhe te barrierave adminstrative. Gjithnje e me shume, perhere ne funksion te kesaj rritjeje, po zgjerohen dhe rriten cilesisht proceset e dialogut dhe te bashkepunimit midis vendeve tona, duke shkembyer pervojat dhe eksperiencat me te mira ne dobi te prosperitetit te mbare rajonit.
Nese gjate kesaj kohe jane arritur suksese te spikatura si ne fushen politike, ekonomike dhe shoqerore e kulturore, mbetet akoma shume per te bere ne pershpejtimin e ritmeve per venien ne eficense te nje kooperimi jo vetem tregtar. Mendoj se ka ardhur koha qe te thellojme procesin e liberalizimit ne fushen e kooperimit industrial, teknologjik, ne fushen e politikave te zhvillimit te ndermarrjeve e rrjeteve te tyre, etj. Per kete na duhet te mobilizojme, planifikojme dhe zbatojme veprime te perbashketa e te strukturuar mire ne sektore te ndryshem te ekonomise, midis institucioneve tona, qe i sherbejne zhvillimit ekonomik dhe biznesit, qendrave tona universitare, shkollave etj.
Zbatimi i marreveshjeve te tregtise se lire me vendet e rajonit ka mundesuar kapercimin e tregjeve tane relativisht te vegjel, zgjerimin e tyre ne nje treg te vetem prej me shume se 50 milione konsumatoresh. Kjo behet jo vetem per ta shfrytezuar ate jo thjesht si nje treg per konsum, por mbi te gjitha per opurtunitetet qe ai ofron: si ne investime produktive, biznese inovative dhe avantazhe konkuruese, treg i cili po behet gjithnje e me atraktiv per investimet e huaja. Ne terma rajonale, plotesisht ne linje me Paktin e Stabilitetit dhe Bashkimin Europian, ne jemi te angazhuar per ndermarrje te hapave per instalimin e Marreveshjes Unilaterale te Tregtise se Lire te Europes Jug-Lindore, permes eleminimit te barrierave jotarifore ne tregeti, harmonizim te procedurave doganore rajonale, liberalizim te sherbimeve dhe levizjen e lire te kapitaleve, si dhe permes sigurimit te perfitimeve nga zbatimi i rregullave preferenciale bilaterale dhe kumulative pan-europiane te origjines se produkteve potenciale te
eksporteve ne gjithe Rajonin.
Nderkohe Marreveshja e Tregtise se Lire qe ne po negociojme me Bashkimin Europian ne kuader te MSA-se, eshte nje investim jo vetem per nje ekonomi te liberalizuar ne permasa te medha, por gjithashtu per nje legjislacion ekonomik dhe tregtar te perafruar me standartet dhe Akite e BE-se, qe do te japin nje impakt direkt dhe te shpejte ne zhvillimin e qendrueshem ekonomik dhe rritjen e standarteve te jeteses ne Shqiperi.
Ne kete kontekst, ky takim gjithashtu perben nje tjeter hap konkret ne drejtim te bashkepunimit ndermjet vendeve te rajonit, te forcimit te marredhenieve ne te gjitha fushat, ne shkembimin e kulturave tona tradicionale, ne forcimin e marredhenieve ndermjet komuniteteve te Bizneseve dhe sipermarrjeve tona te lira qe sa vjen e forcohet, me synimin e sigurimit te nje rritjeje te qendrueshme ekonomike, te permiresimit te standarteve per te qene gjithnje e me te afte per nje integrim te sukseshem te vendeve tona ne ekonomine ku po integrohemi.
Ne duhet te punojme me nje angazhim serioz me synimin qe te krijojme nje rajon te perbashket, mbase edhe te profilizuar dhe terheqes per investime, zhvillime teknologjike, produkte te reja, pasi aq me shume rriten shanset e punesimit dhe te zhvillimit te bisnesit, dhe te gjitha se bashku ndikojne ne rritjen e konkurueshmerise se produkteve dhe sherbimeve ne shkalle rajoni. Dhe te gjithe e dime se kjo konkurence ka per te qene e veshtire, pasi ne kemi nje konkurent te standartit te pare te globit: ate europerendimor.
Qeveria eshte angazhuar dhe ka intensifikuar punen ne drejtim te krijimit te nje ambjenti produktiv, i cili stimulon kulturen e sipermarjes, krijimin dhe zhvillimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme dhe duke stimuluar metoda te reja dhe bashkohore te inovacionit.
Ne kete kuader, qeveria ka ndermarre dhe po zbaton nje sere reformash strukturore qe kene ne themel te tyre politikat e zhvillimit te sektorit privat.
Ne jemi te ndergjegjshem se nje zhvillim i qendrueshem ekonomik dhe krijimi i mundesive te reja te punesimit, varet nga zhvillimi i sektorit privat, kontributi i te cilit ne PBB vleresohet, mbi 75% dhe 62% ne punesim.
Politikat ekonomike perhere e me shume po fokusohen ne krijimin e nje klime te pershtatshme per zhvillimin e biznesit, ne reduktimin e barrierave administrative ne fushen e investimeve, ne nxitjen e investimeve te huaja direkte dhe ne rritjen e eksporteve.
Nisur nga fakti qe sektori privat ne Shqiperi perfaqeson rreth 99% te numrit te pergjithshem te bizneseve, integrimi i tij ne tregjet rajonale dhe ate Europian perben nje nder objektivat strategjike te integrimit te ekonomise Shqiptare ne ate te Bashkimit Europian.
Te nderuar aleate te zhvillimit!
Gjate mandatit tone te qeverisjes, vecanerisht ne keto 3-4 vite te fundit, krahas ruajtjes se stabilitetit politik dhe makro-ekonomik, eshte rritur ndjeshem edhe siguria ligjore dhe ajo reale ndaj investitoreve te huaj. Sektori real i ekonomise edhe gjate vitit 2004, eshte karakterizuar nga perpjekje te vazhdueshme te te gjithe aktoreve kryesor ekonomike, per te ruajtur ritmet e rritjes ekonomike ne 6-7%, nivelin e inflacionit nen kontroll nga 2 - 4%.
Tregu i ri rajonal i krijuar eshte nje sfide per rritjen e aftesise konkuruese te produkteve shqiptare, te permiresimeve teknologjike duke pergatitur gjithashtu biznesin shqiptar per nje treg edhe me konkurrues siç eshte ai i Bashkimit Europian. Aplikimi i rregullave dhe standarteve te njejta me vendet e rajonit ne perputhje me standartet e Bashkimit Europian jane garancia per te hyre edhe me shpejt ne ekonomine europiane.
Ne tashme jemi te bindur se politikat e biznesit nuk mund te jene te suksesshme pa forcimin e zbatimit te ligjit dhe reduktimit te metejshem te barrierave administrative. Per kete, duke patur dhe mbeshtetjen, mirekuptimin dhe bashkepunimin e biznesit, Qeveria shqiptare ka ndermarre tashme nje reforme te tere dhe ka krijuar strukturat perkatese per heqjen e pengesave administrative, permiresimin e sistemit te liçensimit si dhe reduktimin e metejshem te prezences se ekonomise informale. Te gjitha keto reforma jane pjese integrale e Strategjise Kombetare te Zhvillimit Ekonomik dhe Social, te cilat do te kontribuojne drejtpersedrejti per nje zgjerim te proceseve si ky i sotmi dhe do tershpejtojne integrimin e ekonomive tona.
Ne optiken e lntegrimit ne BE, ne shohim edhe integrimin rajonal, qe eshte pjese perberese e ketij objektivi te Qeverise Shqiptare e cila eshte angazhuar ne nje bashkepunim dhe hapje te plote ekonomike me vendet e rajonit. Megjithe arritjet teper evidente jemi te bindur se ka vend per me shume pune, per me shume kontribute te perbashketa dhe aktivitete te bashkerendurara si ky i sotmi.
Gjithe duke pasur kete pikesynim qe perben nje objektiv strategjik per qeverisjen tone, ne jemi te hapur dhe te etur per sygjerimet dhe propozimet e biznesit, per te permiresuar edhe me tej programet apo politikat e deritartishme, si dhe per te iniciuar politika te reja ne mbeshtetje te zhvillimit te shkembimeve tregtare dhe investimeve me vendet e rajonit dhe me gjere.
Me lejoni edhe nje here te falenderoj organizatoret e ketij takimi, si dhe te gjithe pjesmarresit dhe tju uroj suksese dhe rezultate pozitive te metejshme me interes te perbashket.
Ju faleminderit!"