E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një vizitë pune në Bashkinë e Shijakut. Fillimisht, z.Nano ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Spitalit të Shijakut, i cili është një investi

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një vizitë pune në Bashkinë e Shijakut. Fillimisht, z.Nano ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Spitalit të Shijakut, i cili është një investim modern, sipas standarteve bashkëkohore.

Kryeministri Nano është përshëndetur me banorë, personelin e spitalit dhe drejtues të tij, të pranishëm në këtë ceremoni. Zoti Nano shoqërohej nga Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, njëkohësisht deputet i zonës, Agron Duka, Kryetari i Bashkisë Shijak, IgliÇela dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit qendror dhe vendor.

Gjithashtu po sot, Kryeministri Nano ka ndjekur nga afër punimet për rikonstruksionin e rrugës Dum Alla në Shijak, me një investim rreth 120 mijë euro nga Fondi Kombëtar i Zhvillimit dhe Bashkia Shijak.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri ka inspektuar edhe fillimin e punimeve për ndërtimin e Pallatit të Lojrave me dorë, në Shijak. Vlera e këtij objekti kap shifrën 50 milionë lekë. Punimet për ndërtimin e objektit kanë nisur në Janar të vitit 2005 dhe parashikohen të zgjasin rreth një vit. Me pas, Kryeministri Nano ka qene i pranishem ne nje ndeshje futbolli mes futbollistëve të Erzenit dhe ish futbollisteve të kesaj skuadre, në Stadiumin e ri të qytetit, ku ai u takua dhe bashkëbisedoi me ta.

Bashkia e Shijakut vlerësohet në shkallë kombëtare për nivelin e dinamikës së investimeve dhe menaxhimit të të ardhurave vendore, si dhe bashkëpunimit me donatorët. Për vitin 2005 eshte parashikuar të investohet në rreth 16 objekte të rëndësishme në infrastrukturë, shëndetësi, shërbime për komunitetin, etj.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e ingurimit të Spitalit të Shijakut, Kryeministri Nano u shpreh:

"Kam nje kenaqesi shume te madhe qe jam sot mes jush, ne qytetin simbol te shnderrimeve politike, shoqerore dhe ekonomike te 4 viteve te fundit. Kater vjet me pare une ju ftova, ne emer te progresisteve shqiptare te bashkoheshit me ne, per te kontribuar ne ndertimin e Shijakut dhe Shqiperise moderne. Pas kater vjetesh ne ndihemi ballelart per rrugen evropiane qe ju ofruam, ndersa ju, krenare per pjekurine dhe dinjitetin e zgjidhjes qe perqafuat, duke zgjedhur mikun tone tw pwrbashkwt, Duka, si deputet.

Shijaku sot renditet nder qytetet me te transformuara te Shqiperise qe nuk rri me si nje apendesit qe po kalbej mes Tiranes dhe Durresit, por konkuron me to ne shpejtesine e rritjes se standarteve te jeteses, ne zgjerimin e infrastrukturave modeme, ne permiresimin e sherbimeve publike baze, si arsimi dhe shendetesia etj. Ketu ne Shijak pasqyrohet me mire se kudo angazhimi yne;

- Fjale e dhene, fjale e mbajtur.

Sot po perurojme nje godine te transformuar nga kazerme ushtrie ne institucion qe do garantoje edhe me mire shendetin dhe jeten tuaj. Ky transformim eshte ne vazhden e permbysjeve dhe perpjekjeve qe jane realizuar nga Qeveria dhe pushteti vendor, te mbeshtetur fuqimisht nga qytetaret e mrekullueshem te Shijakut. Qytetit tuaj ne nuk i nderruam numrin e shasise, por e hoqem se bashku nga duart e trafikanteve te pushtetit si Sali Berisha, qe shpresojme ta sherojme ne kete spital te ri pas zgjedhjeve qe serish do i fitoni ju, sepse ju e njihni mire vleren e se ardhmes.

Ju hoqet vullnetarisht dhe perfundimisht dore nga Haxhi Qamilet e koheve moderne si Sali Berisha, duke u shnderruar ne nje model te gjalle dhe inspirues per pjesen tjeter te Shqiperise. Une kam bindjen dhe angazhimin qe rrugen dhe modelin e Shijakut ne ndarjen perfundimtare me despotet e rregjimeve, do e perqafojne ne zgjedhjet e veres edhe qytetaret e Shkodres, Kavajes, Tropojes, Lushnjes e Korces. Ketu ne Shijak ne kemi dhene proven me bindese se nuk i gjejme njeriut zonen per te kandiduar dhe fituar, por zones i gjejme njerezit qe me perkushtim dhe sakrifice humane dine tju sherbejne dhe tju qendrojne prane.

Une e kuptoj zemerimin tuaj, kur i semuri Berisha sulmon deputetin tuaj dhe ministrin tim Duka. Ai u ngrit mbi interesat e veta personale dhe te biznesit te tij, i cili do te kishte shkuar edhe me mbare sikur ai te shikonte vetem mbarevajtjen e bizneseve te veta te suksesshme dhe kete e beri per te sjelle edhe ne Shijak rruge e shetitore moderne, shkolla e spitale, stadium e pallat sporti, energji elektrike dhe uje te pijshem, shkurt te gjitha ato qe ju me sinqeritet besuat vite te shkuara se do ua sillte Berisha, i cili ua vodhi endrren per demokraci. Nuk janw vezet e Dukes, as aftesia menaxheriale e Igli Celes ato qe irritojne te çmendurin Berisha, por vota dhe verdikti juaj per te mos u kthyer me kurre ne epoken e rregjimit te tij mashtrues, piramidal dhe totalitar.

I bindur ne humbjen e thelle te rradhes, sic edhe po e ndiqni, Berisha ka nisur nje fushate elektorale plot mashtrime dhe shpifje. Ka zera te shqetesuar qe jane edhe te tremburish, por edhe dashamiresish qe po me kritikojne pse nuk po reagojme ashper edhe ne, socialistet, pse nuk po reagon Qeveria. Une i kuptoj dhe i vleresoj keto shqetesime, por me shume se tek betejat e fjaleve dhe shifrave, unw besoj se urtesia dhe pjekuria e popullit shqiptar, ne intuiten dhe memorjen e tij te gjalle do te na kuptoje se ne nuk mund te leme punet per te cilat na keni votuar dhe ta mbajme peng Shqiperine neper fushata te stergjatura. Kete besim te mencuria juaj ma shton dhe i cmenduri Berisha me tullumbacet e premtimeve qe ndryshojne cdo dite. Ai vazhdon te jape prova se njerezit dhe sipermarresit i konsideron ende ne moshen e adoleshences politike; te papjekur, te paditur dhe te manipulueshem. Ai nuk lodhet duke u tallur me qytetaret dhe fshataret, me veteranet, me nenat dhe grate, me femijet dhe te rinjte, duke premtuar parajsen magjike qe te gjithe e dime se eshte vetem ;piramidale. Ai tallet me te gjithe administraten publike, duke e quajtur ate hajdute. Para nje jave ky na thoshte se administrata e Shqiperise vjedh 1 miliard euro, dy dite me pare tha se ata vjedhin 1.4 miliarde euro.

Une ju siguroj se pas nje jave do te thote se ne vjedhim ndonja 4 a 5 miliarde. Nuk e di ne kini ne qytet ndonje te marre, me siguri edhe ai flet per miliarda. Nga ana tjeter, ne vend te premtimeve per sofra te shtruara dhe luge floriri qe perdorte Enver Hoxha kur erdhi ne pushtet, Enveri i ri, Berisha, premton miliarda dollare qe gjenden dhe derdhen lume.

Modeli i zhvillimit qe krijuam ne Shijak dhe ne gjithe Shqiperine ka shtuar pronat dhe pasurite e shtetasve, ka mbledhur femijet ne shkolla, ka drejtuar rinine ne vendet e punes dhe te dijes, por edhe te argetimit, ka shtruar kujdesin dhe respektin ndaj prinderve tane, ka marre ne mbrojtje te gjitha shtresat ne nevoje. Ky realitet vecanerisht ketu ne Shijak u pershpejtua, sepse menaxheret e suksesshem ne sipermarrjet private pranuan te behen edhe menaxhere publik te bashkive dhe komunave ku jane rritur, apo ku kane zhvilluar aktivitetin. Konceptet e reja te menaxhimit ne dobi te qytetareve, duken edhe ne menyren sesi krijohen, detajohen, programohen dhe investohen kontributet tuaja. Bashkia e Shijakut 75% te te ardhurave i krijon vete., Nga totali i te ardhurave 64% e tyre investohen dhe vetem 36% shkojne per paga dhe shpenzime, raport nder me te lartit ne Republike. Kjo menyre moderne dhe nikoqire menaxhimi, si edhe shnderrimi ne projekte zbatimi i te gjitha prioriteteve te bashkise, beri te mundur qe per vitin 2004 financimi i qeverise per Shijakun te rritej 3 here, ne krahasim me vitin 2003, ndersa per vitin ne vijim keni dhe 16% me shume fonde se 2004, te cilat financojne 16 projekte ne infrastrukture, shendetesi, sport, mjedis etj. Ja ku i ka parate e vjedhura Berisha, le te vije ti shohe!

Rritja e kapaciteteve projektuese dhe menaxhuese te te zgjerdhurve dhe drejtuesve te zones tuaj ka gjetur edhe mbeshtetjen e donatoreve te huaj. Programi FAO po financon zhvillimin ne zonen e Shijakut dhe Xhafzotajt te nje tregu modern shumice per prodhimet bujqesore; krijimin dhe konsolidimin e nje zinxhiri agro-ushqimor te fruta perimeve, si dhe te zinxhirit te vreshtarise. Perfundimi i ketij projekti do e shnderroje zonen e Shijakut nder furnizuesit kryesor te Tiranes dhe Durresit me produkte bujqesore dhe ushqimore.

I rendita keto fakte qe evidentojne progresin per te kuptuar pertej Shijakut, pertej Xhafzotaj, pertej Durresit, pertej Kavajes etj, se ne jemi te afte dhe te mirepritur nga votuesit per te kryer shnderrime rrenjesore dhe thelbesore. Gjej rastin te shpreh shqetesimin tim per frenimin e progresit ne bashkite e Shkodres, te Elbasanit, Korces, Kavajes etj, prej frymes dhe metodave primitive e armiqesindjellese qe po u imponon Sali Berisha drejtuesve te tyre.

Partia Socialiste ka vendosur ti jape fund ndeshkimit te padrejte qe i semuri Berisha u ben zonave te ashtuquajtura "bastione" me modelin piramidalo-korruptiv te qeverisjes. Ne keto zona ne do te kandidojme njerezit tane me te afte, qe kane dhene prova te pakontestueshme te ndershmerise, te perkushtimit ndaj interesave publike, te aftesise drejtuese e menaxhuese, te vizionit dhe aspirates euroatlantike.

Shijaku eshte nje prove se kur harta politike e vendit ndryshon ne favor te progresisteve, mireqenia dhe zhvillimi ndryshojne ne favor te qytetareve.

Rrofte populli i Shijakut,

Suksese ne rrugen tuaj drejt progresit dhe Evropes"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›