Kryeministri Fatos Nano po zhvillon sot një vizitë pune në rrethin e Permetit. Fillimisht, Kryeministri është ndalur në Komunën Sukë, ku ai është pritur nga drejtues të pushtetit vendor dhe
Kryeministri Fatos Nano po zhvillon sot një vizitë pune në rrethin e Permetit. Fillimisht, Kryeministri është ndalur në Komunën Sukë, ku ai është pritur nga drejtues të pushtetit vendor dhe banorë të zonës.
Zoti Nano zhvilloi nje takim me drejtues dhe këshilltarë të komunës Suke, te cilët përfaqësojnë kahe të ndryshëm politik, me kryetare te komunave te tjera, etj. Në këtë takim merrte pjese gjithashtu Ambasadori italian në Tiranë, Atiglio Massimo Iannucci, deputetë të zonës dhe Ministri i Bujqësisë, Agron Duka.
Kryetari i Komunës Sukë e njohu Kryeministrin Nano me nismat e ndërmarra në këtë komunë, bazuar në strategjinë e zhvillimit ekonomiko-social te komunes që është hartuar para një viti. Ai tha se mbi këtë bazë po punohet për thithjen e investimeve te reja. Nga 780 mije leke qe kane qene te ardhurat e vet komunës per vitin 2004, rreth 250 mije kane shkuar per investime, ndërsa per vitin 2005, nga 1,3 milon leke qe janë parashikuar te mblidhen nga të ardhurat e komunës, rreth 450 mije do te shkojne per investime (rreth 35% )
Gjithashtu, komuna Suke ka siguruar investime nga donatoret, si MADA, CESVI (OJF italiane), IFADI, FZHSH-ja, te cilat per vitin 2004 kanë investuar ne infrastrukture dhe ne mbeshtetje te sektorit privat rreth 30 milion leke dhe per vitin 2005 parashikojne te investojne rreth 40 milion leke. Drejtuesit vendore theksuan gjithashtu se në Komunën Sukë po ndermerret nje projekt per informatizimin e komunes dhe është gati një faqe interneti për të.
Kryetari i komunës beri te ditur qe ne kete zone po realizohen ne vazhdimesi edhe kurse per specialistë ne fusha te ndryshme qe ka nevoje komuna, rrobaqepsi, kurse per gjuhe te huaja dhe informatikë, etj. Ne kete funksion, zoti Nano vizitoi nje nga keto kurse, kursin e rrobaqepsisë, ku janë të punësuara rreth 30 gra e vajza të zonës.
Komuna Suke është nder 10 komunat ne perberje te rrethit te Permetit dhe ka ne administrimin e saj 14 fshatra me nje popullsi prej 3890 banore dhe me rreth 712 familje.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Kryeministri Nano u shpreh:
"Une erdha me kenaqesi ne Komunen tuaj, per t'ju pershendetur ne emer te qeverise shqiptare per arritjet tuaja dhe per me teper per vizionin e qarte qe kini ne drejtim te zhvillimit te gjithanshem, ekonomiko-social dhe kulturor, si dhe te hapave konkrete e shume te rendesishem qe kini hedhur ne zbatim te saj.
Sikunder e dini, qeveria shqiptare prej tre vjetesh ka te miratuar e po ve ne zbatim "Stategjine Kombetare te Zhvillimit Ekonomiko Social", një projekt madhor dhe shume i rendesishem per zhvillimin e vendit per pergatitjen e te cilit kane kontribuar te gjithe aktoret kryesore te shoqerise shqiptare si dhe partneret tane nderkombetare. Tashme mbi kete baze edhe 50% e keshillave te qarqeve kane hartuar dhe mitatuar strategjite e tyre rajonale e madje jane mjaft bashki te medha e te vogla qe punojne mbi keto projkte zhvillimi, por jane jo te pakta edhe komunat qe te asistuara edhe nga donatore te ndryshem te cilet e mbeshtesin zhvillimin tone, jo vetem qe i kane ne dore, por edhe po punojne mbi bazen e tyre. Nje nder to eshte dhe komuna juaj e Sukes, kembana e te ciles nuk degjohet per here te pare, kembane te cilen ka disa qe nuk e degjojne, disa te tjerë bëjnë sikur nuk e degjojne dhe nje syresh tjeter qe nuk duan ta degjojne dhe vazhdojne te percillen e te flasin per mungesa projektesh zhvillimi. Une jam i informuar se vetem nga investimet e thithura ne vitin 2004 dhe ato qe ju parashikoni te absorboni per 2005 i bie te jene mbi 110 mije leke te reja per familje te investuara, shifer kjo qe do ta kishte zili jo vetem qyteti i Permetit, por dhe ndonje qytet apo bashki e madhe, perfshire edhe Tiranen. Zhvillimi nuk mund te monopolizohet vetem ne qendra e medha.
Per mua dhe qeverine qe une drejtoj eshte shume e rendesishme qe ne kemi krijuar hapesira qe autoritetet vendore te vetveprojne edhe ne kete drejtim te rendesishem, pasi pa thithur dhe aktivizuar investime, zhvillimi behet i ngadalshem. Hartimi i politikave vendore te zhvillimit ekonomiko-social eshte jo vetem nje detyrim ligjor i pushtetit vendor, por ne fund te fundit eshte dhe thelbi real i decentralizimit. Nuk mund te mbash vetem fjalime per decentralizim gjithe diten dhe nga ana tjeter te kerkosh qe politikat vendore te zhvillimit te te diktohen nga qeveria qendrore ne Tirane. Kush me mire se ju e di qe ketu ne Suke duhet te marre prioritet frutikultura apo vreshtaria, bagetite e imta apo te trasha, se duhen rinovuar punishtet e perpunimit te qumeshtit apo duhet investuar per perpunimin e rrushit? Qeveria ka tashme projekte konkrete me ane te se cilave do te mbeshtese e do te krijoje mundesi qe politikat e saj investuese, me fondet buxhetore apo me agjencite dhe donatoret keto politika zhvillimi te marrin jete dhe te behen te prekeshme nga gjithkush, ne radhe te pare nga banoret tane te nderuar per te cilet jemi votuar te punojme. Mbi kete baze vetem ne tre komuna te rrethit te Permetit kane perfituar rreth 400 familje fermere mbi 585 mije dollare nga reabilitimi i sistemit te uitjes se 610 ha toke. Ne keto vitet e fundit vetem ne kete zone nga FZHSH-ja jane investuar mbi nje milion dollare si ne ujesjellesa, rruge, ura e pasarela, ne te cilat banoret e zones kane futur rreth 60 mije dite pune te shperblyeshme, qe pa dyshim kane ndikuar ne te ardhurat e familjeve te tyre. Investimet dhe investuesit kane arrdhur ne komunat dhe fshatrat e zones se Permetit, jo nga te dhenat e horoskopit, por sepse ju tashme e keni te qarte "ku jeni" dhe "ku do te shkoni".Une vlerësoj faktin qe ju edhe ne kete moment keni gati 14 projekte per donatoret per t'u realizuar.
Une konsideroj se per momentin qe po kalojme e rendesishme eshte qe nga te dy nivelet e qeverisjes vendore te kuptohet domosdoshmeria e planifikimit dhe sidomos e zbatimit te harmonizuar te nje politike zhvillimi qe siguron qendrushmeri dhe integrim. Per me teper kjo behet imperative ne zhvillimin e zonave rurale. Edhe per nje kohe te gjate bujqesia tek ne do te vazhdoje te kete nje peshe specifike te konsiderueshme ne GDP-ne e vendit dhe ne te do te punesohen e vetepunesohen mbi 50% e popullsise. Ne keto rrethana qeveria qe une drejtoj ne politikat e zhvillimit edhe ne te ardhmen do te stimuloje projekte qe nxisin bisnesin e prodhimin rural. E shoh me admirim qe ketu ne Suke vetem vitin e kaluar jane 18 familje e shoqata fermeresh perfitues ne projekte me kontribut financiar 20 me 80%, nderkohe qe kostoja e ketyre projekteve eshte rreth 1.3 milion leke per njesi dhe pjesa kryesore e kontribuesve perbehet nga puna e gjalle e fermereve dhe familjeve te tyre. Qeveria do vazhdoje te stimuloje dhe te zvogeloje barrierat sidomos ne ato raste qe eleminohet fragmentarizimi i tokes dhe shtrirja e shkalles se perfituesve. Ne po studiojme mundesine qe sidomos sipermarrja me pjesmarrje, ne minigrande ose kredi te buta nga shteti dhe agjencite e ngritura per kete qellim te stimuloje investimin e kapitaleve nga emigrantet, të cilët tashme po kthehen, sic e thatë edhe ju këtu dhe qe ne Komunen dhe zonen tuaj nuk jane te pakte dhe ne duhet t'i nxisim dhe te orjentojme investimet e tyre. Ne nuk mund t'i themi dokrra popullit, apo premtime boshe sa here ka zgjedhje, sic bejne disa te cilat premtojne heqje te taksave per tre vjet, cmimin e tokes ne zonat informale 1 dollar per m2, nafte pa akcize per te gjithe. Ne ndryshojme nga ata se ne jemi realiste ne premtimet tona dhe po i realizojme ato. Ju e mbani mend: sot eshte 9 mars. Si sot 8 vite te shkuara, perkunder emocioneve te shumekujt, - dhe kane qene emocione te arsyetuara - ne premtuam permes marreveshjes se njohur, se do te sillnim paqen sociale dhe pajtimin kombetar. Dhe ja ku jemi, pa dallime, te gjithe bashke, qytetare te respektuar te atdhut tone te dashur, veriore dhe jugore, fshatare dhe qytetare, gege dhe toske.
Gjithe ne emer te ketij sensi realist ne premtojme nje zhvillim sa me te plote territorial e sa me pak sektorial per te siguruar qendrueshmeri te zonave rurale, forcim te besimit tek njerezit se edhe ketu mund te jetohet mire, se edhe ketu mund te fitohet e te vihen ne shfrytezim resurset qe ofron natyra jone bujare dhe kapacitetet njerezore qe nuk jane te pakta mes nesh shqiptareve. Pas levizjeve dermografike drastike te 10 viteve te tranzicioneit edhe ne komunen e Sukes ne 3-4 vitet e fundit, popullsia eshte stabilizuar e shenon, ndryshe nga vise te tjera, jo tkurrje, por rritje, c'ka tregon se perballe investimeve te siguruara e implementuara burimet e mireqenies po identifikohen dhe vihen ne shfrytezim me lehte. Ne komunen tuaj cdo familjeje i perkasin aktualisht mbi 10 krere bageti dhe numuri i tyre ka nje progres te dukshem ne rritje. Vec prodhimit te mishit ju arrini te perpunoni gati 250 ton qumesht ne vit e te tregtoni gjithe nenproduktet e tyre. Natyrisht ky zhvillim nuk eshte linear ne gjitha fshatrat e komunes tuaj. Me vjen mire qe ju keni identifikuar fshatrat me zhvillim me te vonuar dhe me te ardhura me te pakta si ne Shelq, Taronine, Topojan e Luare, ne te cilat me te drejte keni caktuar si prioritete permiresimin e infrastruktures dhe te sherbimeve per t'ju lehtesuar atyre marrdheniet me tregun dhe me pjeset me te zhvilluara brenda komunes.
Sfida me e madhe e integrimit me te cilen po perballemi te gjithe, por vecanerisht buqesia dhe prodhimet e saj kerkon qe nga ana juaj por edhe nga Ministria jone e Bujqesise te intesifikohet puna per konsoidimin institucional, permisimin teknologjik, permiresimin e perafrimin e prodhimeve tona me standartet dhe kushtet teknike te BE-se, cka do te thote se kjo Ministri ka nevoje per nje revizionim thelbesor dhe ne pershtatje me kushtet aktuale te zhvillimit te veprimtarise se saj. Sigurisht, ne jemi nje vend i vogel dhe nuk mund te prodhojme vere apo bulmetra qe te mbysim tregjet europiane. Por ne mund te prodhojme te tilla artikuj perfaqesuese te zones dhe tradites, sipas standarteve te BE-se, te cilat parapelqehen nga konsumatori shqiptar por jane edhe pjese e kerkesave elitare te tregjeve perendimore. Kete qe po them e deshmon edhe fakti qe ne bisedimet e fundit me komisioneret e BE-se u caktuan edhe kuota per eksportin e veres dhe te disa prodhimeve te tjera bujqesore te cilat jane paracertifikuar nga instrumentat kontrollues dhe konfirmues te BE-se.
Sic shihet dhe sic e kini kuptuar te gjithe tashme permes punes, aksioni duhet te jete kompleks dhe kapilar. Mundesite jane te shumta. Une mendoj se ne stadin aktual te zhvillimit detyra me e rendesishme eshte qe ju te pergatiteni per te thithur dhe absorbuar fonde sipas programeve "SAPARD", fonde qe vihen ne dispozicion nga organizma te BE-se per njesite e qeverisjes vendore per zhvillim ekonomiko social. Une dua te ve ne vemendjen tuaj se disa vendeve te rajonit ju jane dashur nga 6 deri ne 8 vjet per te pergatitur kapacitetet vendore per te perfituar dhe menaxhuar nga projektet e kesaj natyre qe do te ofroje BE-ja. Detyra e Ministrise se Bujqesise dhe instrumentave te saj eshte qe te njohin keto pervoja sidomos difektet qe rrisnin kohezgjatjen, per te shkurtuar ne maksimum kohen e punes parapergatitore. Por me e rendesishme eshte asimilimi i metodologjive dhe kapaciteteve nga qarqet dhe komunat, sepse ato do te paraqiten e prezantohen me pasaporten dhe CV-ne e tyre para komisioneve investimdhenese. Nje pune te tille te filluar e frymezuese une e shoh ketu ne Suke. Ky eshte kontribut i drejtperdrejte dhe mirekutimi juaj per detyrat qe kemi persa i pergatit integrimit te Shqiperise ne realitetet globale. Ja pse ne jemi te vendosur dhe po punojme se bashku per t'i shtuar Sukat ne gjithe Shqiperine.
Ju faleminderit!"