E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te vecante zotin Eduard Sulo, me rastin e marrjes se detyres se re si Ambasador i Republikes se Shqiperise ne Republiken e Hungarise. Kryeministri Nano, p

Kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te vecante zotin Eduard Sulo, me rastin e marrjes se detyres se re si Ambasador i Republikes se Shqiperise ne Republiken e Hungarise.

Kryeministri Nano, pasi e uroi zotin Sulo per detyren e re, foli per marredheniet shume te mira qe ekzistojne midis Shqiperise e Hungarise. Hungaria, theksoi Kryeministri Nano eshte nje vend mik, me te cilin ne deshirojme te thellojme bashkepunimin ne te gjithe spektrin e marredhenieve bilaterale.
"Ambasada shqiptare ne Budapest, duhet te strukturoje, si nje nder prioritetet e programit te saj arritjen e nje ekuivalence midis nivelit shume te mire te marredhenieve politike dhe marredhenieve ekonomike, te cilat kane mundesi te shumta zhvillimi ne shume fusha te interesit te perbashket", u shpreh Kryeministri ne kete takim.
Z. Nano tha se duhen c ‘dramatizuar dhe thjeshtuar skemat aktuale te bashkepunimit ekonomik, duke nxitur lidhje efikase biznesi, shkembim kapitalesh dhe lidhje funksionale bankash te te dy vendeve.
Kryeministri e porositi Z. Sulo qe personeli i perfaqesise sone diplomatike ne Hungari, te beje perpjekje te gjithanshme, te forcoje e intensifikoje kontaktet me strukturat perkatese hungareze, qe te njihet me pervojen pozitive te ketij vendi gjate procesit te integrimit, ne strukturat euroatlantike, si dhe ta percoje ate tek autoritetet tona.
Vendi yne, tha me tej Kryeministri Nano deshiron te ritheksoje gatishmerine per te identifikuar projekte interesante bashkepunimi me Hungarine. Shqiperia, eshte e interesuar t'u ofroje sipermarresve hungareze mundesi te shumta per akses ne veprimtari biznesi, duke iu akorduar atyre perkrahje dhe lehtesi maksimale brenda kuadrit ligjor. Ajo eshte e hapur gjithashtu per te pritur sipermarrje apo organizma hungareze qe deshirojne te konkurojne ne procedurat e privatizimit te objekteve strategjike ne Shqiperi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›