"E nderuara zonja Allpan! Me hidhërim të thellë mësuam për vdekjen e burrit Tuaj të shtrenjtë dhe atdhetarit tonë të shquar, Nexhip Allpan", shkruan Kryeministri Nano ne nje mesazh ngus
"E nderuara zonja Allpan! Me hidhërim të thellë mësuam për vdekjen e burrit Tuaj të shtrenjtë dhe atdhetarit tonë të shquar, Nexhip Allpan", shkruan Kryeministri Nano ne nje mesazh ngushellimi derguar zonjes Allpan.
Me tej Kryeministri shprehet se, me vdekjen e zotit Allpan Ju dhe gjithë familja humbet njeriun Tuaj më të dashur dhe Shqipëria një atdhetar që nuk u kursye deri në fund të jetës së tij për mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe forcimin gjithnjë e më shumë të marrëdhënieve vëllazerore që lumtërisht ekzistojnë midis popullit shqiptar dhe atij turk.
"Kam bindjen, Zonjë e nderuar, se si Ju ashtu dhe fëmijët Tuaj, që i qëndruat aq pranë zotit Nexhip në përpjekjet e tij për punë të vyera atdhetare, do të çoni më tej veprën e tij intelektuale në të mirë të Shqipërisë e shqiptarëve si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të frymës vëllazërore midis popullit shqiptar dhe atij turk", perfundon ky mesazh ngushellimi i Kryeministrit per familjen Allpan .