E Diel, 1 Nëntor 2026

Pyetje: Doja qe kete interviste ta nisja me ngjarjen e sotme, pra viziten e z. Prodi ne Tirane, i cili sapo la Tiranen dhe çeli zyrtarisht negociatat. Sot ne nje atmosfere shume miqesore pame ne Pall

Pyetje: Doja qe kete interviste ta nisja me ngjarjen e sotme, pra viziten e z. Prodi ne Tirane, i cili sapo la Tiranen dhe çeli zyrtarisht negociatat. Sot ne nje atmosfere shume miqesore pame ne Pallatin e Brigadave shume poltikane dhe shume njerez me merita, pergjegjesi dhe faje per vonimin e çeljes se negociatave dhe meriten per çeljen sot te tyre. Ju z. Nano ku e fusni veten, diku me shume diku me pak?

Z. NANO: Nuk mund te kontestoj kete qe sapo thate dhe nuk mund ta perjashtoj veten nga kjo dite, ky proces pra. Me takoi mua nderi dhe detyra te inaguroj se bashku me Presidentin e Komisionit te BE, nje personalitet qe per fat te mire e njeh Shqiperine, dhe te jem sonte ketu, per te ndare me ju kete gezim te dites se pare europiane te Shqiperise nese me lejoni ta quaj keshtu. Do te kete dite te tjera si kjo. Me vjen mire qe ceremonia solemne u krye ne pranine e te gjithe aktoreve te progresit shqiptar, te ketyre 12 vjeteve post komunizem dhe demokracie, aktoreve politik, aktoreve qeveritar apo ish qeveritar, aktoreve jo qeveritare, pasi eshte shume e rendesishme te kuptohet, qe kjo dite u takon te gjitheve. Kjo dite i takon reformatoreve te politikes, te institucioneve, u takon sipermarresve, qe sjellin vlerat dhe aftesite konkuruese te shqiptareve ne kufijte e hapur me tregjet e rajonit dhe tashme edhe me Europen moderne. Besoj se keni ketu nje njeri qe ka te drejte te njohe dhe nje sukses te tij pas 12 vjet perpjekjesh, suksesesh, deshtimesh, gabimesh te pesuara dhe te bera, por sidoqofte ka meriten te mos kete bere gabimet e te tjereve, ka bere gabimet e veta.

Pyetje : Sot eshte 31 janar, dita e çeljes se negociatave dhe z. Prodi nuk mundi t'i jape pergjigje pyetjes se kur do te mbyllen negociatat, duke ja lene ne dore pergjigjen, pra per t'i vene pikat mbi "I", Qeverise Shqiptare, pra Juve.

Z.NANO: Kjo eshte nxitese. Pra mua me vjen mire te them qe ne fillim se Z. Prodi nuk e paska ne dore pergjigjen, sepse na angazhon me shume te gjitheve, na angazhon per te kuptuar jo vetem nevojen, por edhe detyrat konkrete qe presin Shtetin dhe shoqerine tone, politiken dhe sipermarjen, pra qytetaret dhe percjellesit e vlerave tona qytetare ne mjedisin global qe na rrethon, krijuesit, shkencetaret, ambasadoret, dhe mediat sigurisht. Kjo gje na ben, per here te pare, ta kuptojme pozitivisht kete proces me nje slogan te vjeter "te hyjme ne Europen e re me forcat tona". Kete here eshte ndryshe, sepse Shqiperia eshte hapur dhe duhet te bindim drejtuesit e BE, duhet te bindim ekspertet dhe perfaqesuesit e institucioneve te ketij Bashkimi te vendeve me te zhvilluara te kontinentit ne te cilin jetojme, se dime te sillemi ne menyre europiane, te krijojme institucione qe funksionojne sipas parametrave dhe standarteve te vendeve te BE.

Pyetje: Duke qene se Ju flisni shpesh, ne pergjithesi per detyrat qe duhet te permbushim,Çfare detyre duhet te permbush une, çfare detyre duhet te kryeni Ju, çfare detyre duhet te kryejme ne, per t'u permbushur detyrat, qe na çojne realisht ne nje dite europiane dhe jo ne nje dite figurative, simbolike si kjo e sotmja?

Z.NANO: Ne qofte se do ta permblidhnim ne nje detyre, ne nje perpjekje, ne nje rezultat, gjithe procesin e perafrimit dhe te moterzimit (nese me lejoni) tone me BE, do te thosha te mesojme te paguajme detyrimet, llogarite e qytetareve ndaj shtetit, ndaj institucioneve, ndaj sherbimeve publike, qe ato afrojne ne menyre europiane. Pra nuk mundet me, qe te sillemi ne menyre komuniste apo ne menyre primitive ballkanase, psh, duke e trajtuar energjine dhe ujin si nje dhurate te zotit apo si nje mall pa zot. Nuk mundemi me t'ia hedhim njeri-tjetrit, duke perfituar ne menyre te paligjshme djersen e tjetrit, apo duke i faturuar te tjereve llogarite qe na takojne. Nuk mundemi me te plaçkisim shtetin apo te kemi nje shtet te varfer dhe nje shoqeri ku paraja leviz ne menyre informale dhe perqendrohet ne po ato duar. Nuk mundemi me te mendojme se duhet t'i zgjidhim vete konfliket, madje te marrim hak. Duhet te krijojme jo vetem besimin, por edhe institucionet dhe shtresen shoqerore, qe di te jape drejtesi pa lejuar qe ajo te blihet apo te shitet. Nuk mundet me qe te denoncojme njeri-tjetrin ne menyre fiktive, ne menyre hakmarrese dhe te pavertete. Duhet te denoncojme si qytetare europiane te gjithe shkelesit, qe nga ata qe shkelin rregullat e trafikut, deri tek ata qe shkelin te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, nen detyren e funksionarit, te sherbetorit publik, per te cilin jane zgjedhur apo jane emeruar te sherbejne. Pra, e gjitha kjo me çon tek krijimi i realiteteve te prekshme dhe te kontrollueshme nga te gjithe ne, ne Shqiperi dhe ne te gjitha aspektet e jetes shqiptare, te cilat per me shume se 12 vjet, e kane lene kete vend per t'i kerkuar keto realitete nga vendet fqinje europiane deri tek SHBA.
Ky i sotmi eshte nje moment shume frymezues, shume premtues, shume angazhues per ta marre persiper kete pergjegjesi te gjithe se bashku, sepse ky moment shoqerohet jo vetem me ardhjen e z. Prodi ne emer te BE ne Tirane, por edhe me fillimin e rikthimit te shqiptareve, qe lane vendin (dhe qe tashme me pak ose më shume se pak kursime, nga puna e tyre si emigrante), kane nisur te rindertojne shtepite e lindjes, te ndertojne biznese te vogla dhe te mesme, me para te ndershme, me ekperiencen qe kane fituar ne vendet e perendimit. Me lejoni te rikthehem serish te problemi kryesor. Te gjithe sebashku duhet te hedhim hapin vendimtar, per jeten dhe komunitetin tone, te sillemi si qytetare edhe ne dhomen e gjumit, kam parasysh krizen familjare, qe ka marre aspekte jashtezakonisht dramatike vitet e fundit.

Pyetje: Duke mbetur tek reformat europiane, Z. Nano, dhe duke shtuar dashurine amerikane. Ju ne fakt, perpara dy ditesh se bashku me Presidentin e Republikes, z. Moisiu keni mbeshtetur vendimin e Presidentit Amerikan Bush, ne luften kunder Irakut. Mos ka diçka qe nuk shkon ne balancen e dashurise per SHBA, per orientimin amerikan dhe atij europian. Eshte diçka qe mund te ngjalle xhelozi, apo t'i krijoje probleme Shqiperise?

Z.NANO: Une besoj se keni prekur nje çeshtje te vertete, sepse ndoshta dhe dashurine, jo vetem ate politike, (me ruajt zoti nuk jam ketu per te dhene mesime dashurie), duhet te mesohemi ta bejme si qytetare. Po bisedonim sot me z. Prodi se a kishte dhe ai nje dite te lumtur te jetes se tij, pasi u shpall Qytetar Nderi i nje qyteti, te cilin e njeh mire duke u nderuar edhe nga autoritetet e Vlores. Me kerkoi nje angazhim te veçante dhe te perbashket per Vloren dhe per vlonjatet, pa abuzuar me detyren e tij. Dhe duke kujtuar nuancat publike te ngjarjeve dramatike te ‘97, kur z. Prodi i shoqeruar prej meje, si Kryeminister ne ate kohe, percollem bashke me vlonjatet viktimat e Otrantos perballe sheshit te flamurit mbushur si rralle here nga atdhetaret dhe demokraci-dashesit e Vlores, ku perziheshin ndjenjat e dashurise dhe te urrejtjes, ku veçanerisht shquhej besimi tek vendet europiane, dhe ku une u detyrova te ç'dramatizoja keto kujtime te asaj periudhe, per te thene se dhe vlonjatet duhet te mesojne ta bejne dashurine ne menyre jo rebele.
Per tu kthyer tek ndjeshmeria politike e pyetjes suaj, une besoj se vendet e Europes popujt e Europes, qeverite europiane, edhe te BE kane detyrime. Nuk dua te them borxhe. Krahas te drejtave te barabarta, institucioneve globale, edhe SHBA, kane nje rol te dores se pare ne drejtimin e tyre. Ndersa ne shqiptaret kemi akoma detyrime dhe borxhe per t'ia shperblyer me dashuri, me solidaritet, me bashkepunim te sinqerte SHBA-se, per kontributin e tyre te jashtezakonshem per Shqiperine dhe per Ballkanin. Dua te kujtoj ketu shembullin me perfaqesues te rolit amerikan per shqiptaret, per çlirimin e Kosoves. Nuk besoj se dashuria (po kthehem tek figura qe bera ne fillim), mund te shprehet duke vrare, por ne menyren se si SHBA dhe BE, asistuan Shqiperine, per te vrare diktaturen qe vriste njerez dhe shtypte lirite themelore te qytetareve. Po keshtu dhe dashuria e solidariteti me SHBA dhe tashme me mjaft lider europiane eshte ne funksion te lirive dhe hapesirave demokratike, per popujt arabe dhe veçanerisht per popullin iraken, te masakruar nga regjimi diktatorial i Sadam Hysenit.

Pyetje: Meqenese jemi duke folur per ndjeshmerine me fqinjet, ne marrien dhe dhenien, ne raport me Italine dhe Greqine, ndonese duket nje takim miqesor ardhja e Berluskonit si dhe marredhenia jone me Italine duket shume me e permiresuar, megjithate mentaliteti ekzitues se fjalet e mira jane per Italine dhe veprat per Greqine, kam parasysh shtrirjen ekonomike ne Shqiperi.

Z. NANO: Une nuk besoj se ne sjelljen politike te liderit te maxhorances mund te ndahen ne menyre kaq tradicionale zonat e dashurise dhe te urrejtjes, zonat e divorcit apo te bashkejeteses politike, keshtu qe do te perjashtoja xhelozine si instrument te veprimtarise politike te Kryeministrit, ne marredhenie me fqinjet, apo me aleatet e rendesishem te Shqiperise. Kur flas per fqinjet kam parasysh qe ne kemi kryer dhe pesuar nje trasformim te madh, jo vetem brenda vendit, por edhe ne Ballkan. Me lejoni te citoj nje nga mesimet fetare qofte te Bibles qofte te Kuranit, qe na çojne tek besimi i zotit: "Duhet te mesohesh te dashurosh armikun e djeshem". Nga kjo pikepamje ne po mesohemi edhe shpirterisht te leme pas te kaluaren e armiqesive per jete a vdekje, armiqesive klasore ne Shqiperi, armiqesive midis kombeve dhe etnive te ndryshme ne Ballkan, apo ndjeshmeri dhe doktrina politike, qe per shkak te skenareve gjeopolitik dhe te historive te dhembshme per atdheun dhe per kombin tone ne te kaluaren, na kane bere te shikojme me dyshim fqinjet italiane, greke, te kerkojme t'ju referohemi regjimeve, aleancave shume larg nga kufijte me shtetet e medha apo regjime te medha, qe nuk i kane rezistuar historise, dhe qe me kete eksperience kombetare, te dijme te zgjedhim sot aleatet e vertete, miqte e vertete, fqinjet e vertete. Po e mbyll gjithe kete arsyetim duke thene qe eshte nje grup rrethanash jashtezakonisht te favorshme edhe per ne shqiptaret dita e sotme, procesi i marredhenieve me cilesore me BE, sepse edhe rajoni eshte me i qete, edhe per meriten e shqiptareve, qe jetojne jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne te gjitha vendet fqinje pothuajse. Rajoni eshte i udhehequr nga politika, nga klasa politike dhe institucionet e orientuara nga bota euroatlantike. Qeverite dhe vendet e rajonit pothuajse kane te njejten liste detyrash dhe reformash, per te arritur standartet e BE, ne secilin prej vendeve dhe per te krijuar nje rajon europian ne Ballkanin Perendimor.

Pyetje: Verej me kureshtje nje fjalor familjar, nje dashamiresi, qe ju rrezatoni sot ne kete interviste, qe nuk e kam ndjere me pare. Ndoshta qe sot 31 janari eshte nje dite shume e mire, shume me fat per ju.Çeljen e negociatave e quani merite personale?

Z. NANO: Une jo. Duke e paramenduar pyetjen tuaj, por duke e ndjere si sensibilitet te kolegeve tuaj pa u bere pyetja, thashe, sot ndjehem shume i nderuar qe me takoi detyra per te qene ne krah te Presidentit te Komisionit te BE z. PRODI ne kete dite te shenuar te çeljes se negociatave per Asociim me BE dhe theksova: ajo qe me ben akoma me te lumtur dhe me te angazhuar eshte qe nuk ndihemi vetem. Pra me lejoni te riperseris me te njejten gjuhe, me te njejtin arsyetim te thjeshte familjar po te deshironi, nuk eshte (po e riperseris ne menyre te qarte dhe te plote) nuk eshte merita ime, nuk eshte merita e asnje individi ne veçanti. Eshte shembulli qe na bashkon te gjitheve. Eshte kontributi i te gjitheve. Eshte sakrifica e te gjitheve. Eshte shperblimi per te gjithe. Eshte nderimi i duhur edhe per ata qe nuk jetojne me, qe kane humbur jeten per shkak te tranzicionit ne keta 12 vjet. Eshte nje nxitje qe duhet t'i perfshije te gjithe per te ndertuar marredhenie me te ngrohta, me miqesore me njeri-tjetrin, natyrisht ne kushtet e pluralizmit te demokracise, per te kapercyer tensionet politike, ekonomike, familjare, sociale apo veshtiresite ekonomike, duke u sjell ndryshe, duke respektuar jo vetem njeri-tjetrin, por dhe ligjet qe na sherbejne te gjitheve, duke e perdorur lirine individuale ne dobi te progresit kombetar drejt Europes.

Pyetje: Minisrat Xhani, Islami dhe Peçi e kane shkelur kontraten dhe si rrjedhim kur njera pale shkel kontraten ajo zgjidhet.

Z.NANO: Me lejoni te them se une nuk fola me ministrat Xhani, Islami dhe Peçi vetem per vetem ne keto analiza. Dua te shpjegoj se nuk eshte me ajo situate kur qeverite apo udheheqjet politike bisedojne me dyer te mbyllura. Ne qofte se do te ishte keshtu, une do te kisha adoptuar nje stil te vjeter, qe ka krijuar efekte propogandistike, por qe ka deshtuar: propogandimi ne publik ne vend te kritikave ne publik. Pra, me lejoni te konfirmoj ne radhe te pare qe, ministrat me te cilet une punoj, jane partnere dhe pjesetare te nje ekipi ekzekutiv, qe nuk eshte i angazhuar vetem nga kontrata dypaleshe me Kryeministrin, por edhe perfaqesues te mazhorances se votuar nga shumica shqiptare. Ata kane nje kontrate politike dhe publike me zgjedhesit dhe me qytetaret. Pra per shkak te ligjit dhe te detyres kushtetuese nuk mund tu sherbejne vetem votuesve te tyre. Nga ana tjeter, ministrat jane drejtues te sektoreve te rendesishem te jetes publike, te administrimit publik te shtetit, dhe te sherbimeve qe ofron shteti per qytetaret edhe ne sektoret e ndjeshem, qe ju me te drejte keni veçuar nga ky proces. Behet fjale per forcimin e shtetit te se drejtes, perkundrejt padrejtesive dhe vetegjyqesise. Behet fjale per nje nga prioritetet per te cilat na asiston edhe bota e zhvilluar, kujdesi per shendetin publik, qe eshte edhe nje thithes i merituar i nje pjese te rendesishme te taksave qe paguajne qytetaret, per buxhetin shteteror, si dhe per mekanizmin kryesor shteteror qe administron taksat, donacionet e huaja, qe administron financat publike. Une nuk kam bere nje dialog spektakolar shurdh memecesh, e ritheksoj dialog, vetem me ministrat e ketyre sektoreve te rendesishem, por kam folur ne analize te fundit me gjithe publikun. Ky eshte roli i pazevendesueshem i medias. Kam folur me te gjithe administraten, sektoret perkates. Kam folur me konkurentet e ketij sherbimi publik, dhe me sipermarresit. Kam folur me te gjithe shtetasit e Republikes se Shqiperise, si dhe me partneret qe asistojne buxhetin tone, thesarin tone, investimin tone publik, per nje pergjegjesi me te madhe ne administrimin e pasurise sone te perbashket, ne administrimin e taksave qe mblidhen, ne administrimin e pergjegjesive ligjore per te mos diskriminuar shtetasit dhe sipermarresit ne sherbimet doganore dhe fiskale, ne shebime administrative etj. Midis dy sjelljeve asaj tradicionale dhe asaj nxitese dhe permiresuese, une zgjodha ne publik, te dyten. Me vjen mire qe efekti ka qene pozitiv, jo vetem tek publiku, por edhe tek piramida shteterore, te administrata, sepse per shkak te pervojes qe ka mazhoranca dhe une personalisht ne vitin e gjashte te qeverisjes eshte e palejueshme me, qe politika te prodhoje vetem thirrje per publikun, qe presionin ligjor per mireadministrim te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut perballe ligjit apo te financave publike ne sherbim te te gjithe shtetasve, ta realizoje vetem qeveria dhe kjo te mos depertoje ne gjithe administraten ku jane rreth 160 mije nenpunes qe paguhen nga buxheti i shtetit, qe kjo te mos depertoje ne marredheniet e administrates me qytetaret, me sipermarresit me shoqerine civile, me organizatat joqeveritare, me mediat dhe natyrisht me partneret tane nderkombetare, qe kane akoma ndjeshmeri kritike per problemet qe ka vendi dhe progreset qe ne po realizojme. Pra une zgjodha, se do te vazhdoj te ushtroj ne menyre te pergjegjshme dhe publike kete trysni te Kryeministrit mbi administraten, mbi institucionet me te cilat bashkevepron qeveria, ne menyre qe te gjithe qytetaret te shtojne besimin te shteti ligjor, te nenpunesit dhe perfaqesuesit qe ata zgjedhin per tu sherbyer.

Pyetje: Me pergjigjen qe dhate ju, u kuptua pak a shume se nuk do te kete ndryshime ne qeveri, sikurse perflitet ne media.

Z.NANO: Une besoj se duhet te vazhdojme te mos traumatizohemi me nga kjo pyetje dhe te mos provojme apo ndajme emocione pozitive apo negative, sipas interesave te pjesshme, perballe pergjigjeve te papritura apo te papelqyera sipas rastit per keto pyetje. Une besoj se edhe ju e kuptoni qe ne kemi humbur shume kohe edhe gjate ketyre 12 viteve tranzicioni ne politike, kohe kjo qe duhet te ishte perdorur me mire per nje proces politik, qe duhet t'í sherbente zhvillimit dhe perafrimit me Europen moderne, ne vend te konflikteve dhe te bllokimit apo likuidimit te perpjekjeve te nje mazhorance nga mazhoranca pasuese, apo te qeverise nga opozita e radhes. Ne besoj se kemi humbur edhe shume energji dhe shume kapacitete dhe shume njerez, te cilet ne kushte konflikti dhe moszhvillimi kane lene vendin, te cilet shquhen edhe per kontribute te shquara ne vende te tjera. Po e mbyll ketu kete arsyetim per te thene se ka ardhur koha qe t'i japim fund, perseritjes se ciklit infernal historik te shqiptareve, qe jane treguar me te afte per te qeverisur vendet e tjera se sa vetveten. Dhe me kete une dua te rishfaq angazhimin, gadishmerine, dhe pergjegjesine time dhe te mazhorances qe une drejtoj, qe se bashku me te gjithe spektrin politik legjitim, sebashku me opoziten, sebashku me jopolitiken dhe aktoret joqeveritar, te perfshihemi ne axhenden, ne tryezen e puneve te medha te Asociimit ne BE. Skena si ajo qe pasuan largimin e z. Prodi nga Parlamenti mund t'i sherbejne shfryrjes se emocioneve te momentit, pra une besoj se edhe z. Berisha po na ndjek, edhe z. Meta po na ndjek, edhe z. Spahia apo znj. Topalli po na ndjekin ne kete ne kete emission. Ne kemi nje qyteterim te vlefshem dhe konkurues dhe nuk mund te shtojme shanset e atyre qe nuk e duan qyteterimin e shqiptareve te integruar ne boten moderne, duke ngrene vlerat e njeri-tjetrit.

Pyetje: Une do te doja te pyesja ne menyre modeste per kostot. Ne momentin qe FMN shtyn marreveshjen, si dhe vijne paralajmerime nga BB se mund te shkojne ndihmat edhe gjetke, ne qofte se nuk permbushen disa kushte, kush e paguan koston nese ministrat perkates apo administrata perkatese kritikohet dhe do te permiresohet ne nje kohe te mevonshme ?

NANO: Kostoja mund te jete me disa cilesi. Nuk besoj se e keni fjalen vetem per kosto financiare. Ka nje kosto politike, ka nje kosto njerezore, ka nje kosto shoqerore, ka nje kosto ekonomike, mbi te gjitha ka nje kosto bllokimi, frenimi apo vonimi te zhvillimit te vendit dhe te shfaqjes se vlerave te tij ne komunitetin nderkombetar. Nuk mund te jetojme as neper kulla as neper apartamente te izoluara. Jemi tashme te perfshire ne realitetin global dhe ne menyren me nxitese dhe pozitive te mundshme konkurojme edhe me fqinjet, sepse jemi ne te njejtin tren, ne te njejtin process, ne te njejtin territor te ketij planeti, qe eshte bere pothuajse i njejte. Dhe nga kjo pikepamje une nuk besoj se mund t'ia faturojme koston njeri- tjetrit, kur angazhimet dhe shperblimet qe lidhen me to ndaj BB, FMN, BE, etj ia faturojne njeri-tjetrit. Nuk besoj se seanca e djeshme e Kuvendit te Shqiperise ishte nxitese dhe davaritese perfundimisht e spekullimeve te politikes se vjeter ne kete fushe. Nuk besoj se duke shtyre, duke mos marre apo duke humbur 6 milione apo 30 milione dollare te njerit prej kesteve te mbeshtetjes se BB apo FMN per Shqiperine dhe jo per qeverine vetem, mund te vazhdojme te tolerojme miliona apo qindra miliona dollare evazion fiskal, kontrabande apo qarkullim parash informale, shpesh te qelbura jashte bankave dhe jashte kontrollit te administrates shteterore financiare. Nuk besoj se mund ta copetojme kete kosto ne perfitime, ku shprehen me vota pro dhe kundra per interesa private, ne xhepa politikanesh, qeveritaresh apo deputetesh dhe kete po ua thote nje njeri qe mbi te gjitha e njeh mire profesionin e ekonomistit dhe prandaj flet shqip ne politiken e kohes.

Pyetje: Z. Nano duke mbetur perseri tek ekonomia, duke thene se ju e njihni mire dhe flisni shqip doja tu beja nje pyetje per doganat dhe tatimet. Nese nuk vijne prej jush a vijne tek ju zera per politika abuziviste, presione, mbledhje te ardhurash, ankesa nga biznesi per ndarje te biznesit ne dogana dhe tatime, ne biznes afer dhe larg partise?

Z. NANO: Une e njoh, sepse e udheheq ne menyre transparente kete proces. Publiku tashme di gjithçka. Une nuk besoj se socialistet dhe demokratet e punesuar dje apo sot para ‘97 apo pas saj, ne sherbime te tilla jane sjelle ne menyre te drejt apo te padrejte me detyren, per shkak te doktrinave, te programeve apo direktivave te partive perkatese, dhe nuk mund te vazhdojme te sillemi ne menyre te vjeter shqiptare apo ballkanese me sherbime te tilla publike, te cilat ne Europen moderne, drejt se ciles po afrohemi dhe duam te integrohemi, jane zhvendosur nga dogana, nga kufiri doganor, tek marrja e fatures se çdo blerjeje nga ju amvisat apo nga ne kryetaret e familjeve, nga kasat e regjistrimeve te xhiros ne dyqane. Pra nuk besoj se kjo çeshtje mund te zgjidhet, mund te shuhet dhe mund te trajtohet vetem me akuzen dhe qellimin mediatik te saj, kush merr shumicen ne zgjedhje fiton dhe te drejten per vjedhur ne dogana apo tatime. Ajo qe duam te bejme ne kete stad te zhvillimit te vendit dhe pas ekperiencave pozitive dhe negative 12 vjeçare, eshte qe jo vetem te negociojme, por edhe te realizojme ne praktike zhdukjen e kufijve doganore me vendet fqinje dhe pastaj me vendet e BE, duke e sjelle barren fiskale tek detyrimi ligjor per te paguar kontributet ndaj sherbimeve publike qe perballon shteti. Shqiperia eshte sot nje vend ku gjysma e te ardhurave fiskale te buxhetit ende vjen nga doganat dhe gjysma nga tatimet. Brenda vitit 2005 ne duhet te ulim taksat doganore dhe kufijte doganore ne zero. Ky tranzicion nuk mund te realizohet pa nje bashkepunim te ngushte midis administrates doganore dhe asaj tatimore ne lufte kunder evazionit, korrupsionit, kontrabandes dhe informalitetit te levizjes se mallrave dhe te vlerave nga te cilat nuk vuan vetem Shqiperia, por edhe rajoni i Ballkanit. Per kete arsye, neser do te takohem me perfaqesuesit e partise ne rrethe, per t'ju thene ne menyre te perseritur, se reforma qe po kryejme edhe muajin e fundit ne administraten doganore dhe tatimore, duke zvogeluar numrin e te punesuarve, duke zhvendosur kategorite profesionale nga policia ne sherbimin administrativ, duke shkurtuar nga puna sidomos njerez qe nuk kane kualifikimin e duhur, duhet mbeshtetur si nje domosdoshmeri e zhvillimit te ketij procesi dhe integrimit europian te vendit, si dhe te bllokimit te kontrabandes, trafikimit dhe evazionit fiskal. Me lejoni te them se as une ne 97-98 apo 2002-2003 as kryeministrat e tjere te PS Majko apo Meta nuk kane goditur personelin e doganave, sipas teserave partiake, keshtu ne dogana edhe ne ditet e sotme punojne edhe socialiste edhe demokrate. Me lejoni te them se mund te degjoj edhe neser nga drejtuesit e partise ne rrethe, siç kam degjuar edhe nga koleget e mi te partise ne qender, qe drejtoret e sotem te doganave dhe te tatimeve kane qene me PD apo paskan zene vendet e kuadrove tane. Une kam lidhur me ta autoritetin ligjor te Kryeministrit, ne prani te Ministrit te Financave, ne nje kontrate shteterore, tregues themelor i te ciles, eshte realizimi i detyrave dhe i te ardhurave te programuara ne buxhet. Besoj se nuk ka asnje vlere perballe ketij angazhimi ligjor publik tesera e drejtoreve apo zarfi qe mund te sjellin ne njeren tavoline apo ne tjetren.

Pyetje: Duke mbetur perseri tek zerat z. Nano, a vijne deri tek ju zerat se ju shperbleni miqte tuaj, duke i vene ne poste shume te rendesishme ne administraten shteterore?

Z. NANO: Une nuk mund ta bej kete gje, (po ua bej edhe kete leshim) sepse besoj se nuk jemi ketu sonte per te pergenjeshtruar gjithçka qe ka qarkulluar, per te cilen une kam paguar edhe 4 vjet burg me te padrejte. Nuk mund ta bej sepse maxhoranca eshte ne vitin gjashte te qeverisjes dhe ka zera, (kane te drejten e tyre ne opinionin publik) qe thone se Nano dhe Berisha jane lideret me te vjeter qe paskan zene shtegun per te tjeret. Une nuk mund te gaboj ne kete çeshtje, sepse po te shperblejme njerez dhe miq politikisht ne sektore te ndjeshem dhe delikat, ne administrimin publik apo financiar te shtetit, nuk do te me shperblenin dot ne detyre, ne karriere, ne autoritetin tim politik, me para te qelbura. Do te humbisja emrin, autoritetin, elektoratin dhe natyrisht figuren time morale, te cilen edhe kur ma kane njollosur, edhe kur nuk e kam mbrojtur per arsye politike integritetin tim personal ndaj sulmeve te padenja apo private, ne fund te fundit nuk e kam humbur dhe nuk jam pergjigjur duke abuzuar me autoritetin politik, autoritetin shteteror, apo me para qe rrjedhin prej tyre. Pra une nuk mund te shperblej njerez qe nuk shperblejne Kryeministrin ne realizimin e pergjegjesive ligjore dhe per detyrat per te cilat votohen dhe kontrollohen.

Pyetje: E fusni tek gabimet tuaja te te te shkuares se afert, qofte dhe te larget, shperblimin e njerezve qe ju kane njollosur emrin sikunder thate?

Z. NANO: Keto jane gabime pune. Keto jane kerkime dhe gjetje ne pune e siper. Nuk besoj se perderisa jemi votuar per te qeverisur per nje mandat te dyte, nuk eshte korrigjuar ky lloj gabimi. Nuk besoj se nuk kemi kaluar nga nje ekip qeverises i mire, ne nje ekip qeverises me te mire, dhe nuk besoj se jemi bere me te paafte ne te gjithe kete proces 12 apo 6 vjeçar, per te konkuruar me ekipe, me aktore te tjere poltike ose jo politike, qe jane shfaqur ne skene dhe duan te kontribuojne dhe te konkurojne per zhvillimin e Shqiperise.

Pyetje: Z.Nano se fundmi jeni pare ne veprime shume spektakolare, madje duke djegur gomone dhe hashash. Kjo ka detyruar gazetat italiane te shkruajne pozitivisht per ju dhe per te mos perseritur me krime si ajo e gushtit te shkuar ne revisten ‘L'esspresso", megjithate nuk e kane bindur Kris Patten te vazhdoje te shprehet se per krimin e organizuar ne Shqiperi duhet te pyesni FBI. Ju shqeteson kjo?

Z. NANO: Me shqeteson po aq sa Kris Patten, po aq sa Berluskonin, Prodin, po aq sa Priben, po aq sa Berishen, dhe po ndalem ketu jo sepse i thashe te gjitha, por do te doja qe te gjithe te shqetesoheshin po kaq. Nuk besoj se une dhe Kris Patten do te mund te nxirrnim konkluzionet vetem duke lexuar gazeta shqiptare apo italiane. Po te ishte keshtu atehere gjendja ne Irak nen regjimin e Sadamit nuk do te ekzitonte, sepse vetem me aq sa lejojne regjimet, per tu indenfikuar nga inspektoret, nuk do te kuptosh asgje perse psh mjeke irakene ikin nepermjet trafikut klandestin ne Britanine e Madhe, kundrejt kercenimit nga regjimi se do t'i priten veshet ne qofte se nuk ju bejne operacione vdekje- prurese ushtareve, qe nuk u binden regjimit. Po hidhem ne krahun tjeter, Kryeministrat, dhe drejtuesit e institucioneve nderkombetare gjithashtu, kane me shume informacion sesa jep media apo inspektoret. Jane gjithashtu sherbimet e specializuara kombetare apo nderkombetare ne boten e sotme, ku Shqiperia eshte integruar ne shume nivele bashkepunimi rajonal dhe nderkombetar. Keto sherbime punojne me njeri-tjetrin, pra dhe keto dobesi te sistemit dhe te rajonit, trafiqet dhe krimi i organizuar, korrupsioni, abuzimi, droga dhe veprimtarite terroriste, jane nen kontrollin e paperballueshem te te gjitheve. Prandaj une nuk kam ndermend te thjeshtoj kete ndjeshmeri. Pra mua me vjen mire ashtu sikurse konstatuam edhe sot ne takimin me perfaqesuesit e KE, Presidentin Prodi, qe keto çeshtje i vleresojme mbi bazen e te njejtit informacion dhe na vjen mire qe per kete çeshtje na ndihmon dhe FBI, apo qe perfundimisht ne qendren kunder trafiqeve te Vlores bashkepunojne sherbime te specializuara, qe deri para 12 vjetesh, ne kohen e komunizmit ishin armiq me njeri-tjetrin, spiunazh, kunderspiunazh, etj. Tashme mund te gjesh sherbime lindore apo perendimore te asistojne Shqiperine apo vendet e rajonit per te çrrenjosur te njejtat fenomene te demshme, jo vetem per ne, por edhe per Europen ne teresi, qe nga dobesia, deri tek veprimtarite kriminale. Keshtu qe me lejoni te them se Kris Patten eshte po kaq mik me mua sa dhe me Shqiperine, FBI eshte po kaq partner me mua sa dhe SHISH, Prodi eshte po kaq frymezues per mua sa dhe Presidenti i Shqiperise.

Pyetje: Z.Romano Prodi u pershendet ne menyren e tyre nga ata qe kerkojne pronat ne Shqiperi te cilet protestonin sot ne diten e tij te vizites. Doja te pyesja per ndjesherine qe maxhoranca qe ju kryesoni dhe ekzekutivi qe ju gjithashtu kryesoni po e trajton çeshtjen e prones, ose per ta bere me te thjeshtezuar pyetjen. Ju vete keni prona ne kerkim te te cilave jeni, dhe a mendoni se keni te njejten ndjeshmeri per te gjithe shqiptaret, si per veten tuaj per te marre nje prone.

Z. NANO: Nuk besoj se mund te zgjidhej çeshtja e pronave perfundimisht. Me lejoni te them se me shume se 90 % e interesave pronesore dhe e shtetasve shqiptare perballe prones eshte e zgjidhur. Duke u nisur nga pozita personale ke apo s'ke prone, kjo do te ishte nje zgjidhje jo vetem abuzive. E kuptoj pse e shtroni kete pyetje, sepse shume zera politike dhe publike nisin me kete supozim qe ne fund te fundit do ta çonin ne konflikt situaten. Pra, nje perfaqesuesi politik, nje hartuesi ligjesh, aq me shume nje drejtuesi te maxhorances qeverisese nuk i lejohet, perveçse eshte absurde te mendohet, nga pikepamja e çiflikut te tij, apo te miqve te tij. Qeveria tashme ka hartuar nje projektligj per zgjidhjen e konflikteve dhe te kundershtimeve pronesore, qe jane te ndjeshme dhe ende per tu zgjidhur. Eshte fjala veçanerisht per çeshtjen e madhe ne ndjeshmerine publike te shkalles, menyres dhe kohes se kenaqjes se interesave pronesore te ish pronareve ne periudhen e paraluftes, pronareve private. Ky projektligj ka dy elemente mbi bazen e te cileve do te verifikohen. E para: zgjidhja qe ai ofron, zgjidhja ligjore, reflekton Kushtetuten e Shqiperise dhe vullnetin e arritur nga te gjithe, ne tryezen qe organizoi Presidenti i Republikes z. Moisiu me perfaqesuesit parlamentare te te gjitha interesave legjitime, me te gjitha partite politike. Nga ana tjeter zgjidhja qe ofrohet nga ky projekligj ruan stabilitetin e shoqerise shqiptare, te tregut dhe te hartes se pronave te krijuar ne 12 vjet, dhe mundeson jo vetem korrigjimin e padrejtesive te bera, uzupimin e prones te tjetrit, apo pervetesimin e prones se paligjshme, por dhe kthimin e prones ne duart e pronareve private te ligjshem, si dhe kompensimin e saj, kur kjo fizikisht eshte e pamundur. Qeveria nuk eshte autoriteti fundor apo ekskluziv per kete ceshtje. Projektligji eshte derguar ne Kuvendin e Shqiperise. Ne jemi Republike Parlamentare dhe Kuvendi eshte autoriteti ligjvenes. Ne procesin parlamentar tashme eshte nje tradite shume e mire, ku marrin pjese dhe konsultohen shoqatat e pronareve qe perfaqesojne interesa te caktuara edhe per kthimin dhe kompensimin e prones private. Une besoj se ky kuader, ky proces, kjo kohe eshte e mjaftueshme per t'i dhene me nje konsensus ligjor kushtetues dhe pa spekullime politike, nje zgjidhje te plote, perfundimtare, pjeseve pronesore te pakenaqura deri tani. Kjo jo vetem do te konsolidoje stabilitetin e shoqerise shqiptare por edhe interesat sipermarrese, procesin e luftes kunder varferise dhe te rritjes ekonomike te vendit, gjithashtu do te krijoje nje terren miqesor, te qete, te hapur, per investime publike dhe private, vendase dhe te huaja, ne territore, ne prona, ne zona, qe kane potencial te madh zhvillimi, ne bregdet, ne toka pjellore, ne zona me vlere ekologjike dhe turistike, si ne fushe, si ne det, si ne liqene, si ne zonat malore. Principi i projektligjit te ri eshte kthimi fizikisht i prones 100% aty ku eshte e mundur dhe kompensimi deri ne kufijte maksimale te mundshem me koeficent te plote te vleres se tregut, sipas zonave. Aty ku prona perdoret per interesa publike, apo ku per shkak te ligjit me te drejta te percaktuara ne kete fushe nga politika dhe shteti shqiptar ne 12 vjetet e fundit eshte ruajtur stabiliteti shoqeror jane kenaqur interesat e pjeses derrmuese te shqiptareve. Une besoj se te gjithe do te kene hapesire kohe dhe informacionin e duhur per te kuptuar se ligji 1751 harmonizohet fare mire me kete ligj, me ligjin e ri me Kushtetuten. Territori i Shqiperise eshte dy here me i madh se sa konfliktet dhe interesat e zhurmshme qe paraqiten ne publik per kthim dhe kompensim pronash.

Pyetje . Ne fakt pyetja qe do te beja ne keto momente dhe do te doja qe pergjigja te mos jepej gjithashtu per drejtesine, por per raportin tuaj me Presidentin Moisiu. Jo pikerisht ketu ndihet konflikti, por sidoqofte ndihet konflikti me Presidentin e Republikes. A ekziston apo thjesht ne po e krijojme?

Z. NANO: Une besoj se nese te gjithe do te perfshiheshin me kaq mungese rezistence dhe pasionin e vjeter per te kerkuar konfliktin dhe aty ku nuk ekziston, une nuk do t'ju ndihmoja dot, as sonte, as shqip, ne teresine e vet, jo vetem per kete rast. Pozicioni i vleresimit dhe konvergjenca e dukshme e Presidentit dhe Kryeministrit per dobesite e sistemit te drejtesise dhe nevojen per permiresime, por dhe ne ndonje rast tjeter, 6 muaj jane te mjaftueshme per ta kuptuar ne menyre te qarte dhe substanciale kete gje, filozofia eshte e njejte. Menyra e operimit eshte ne pozicione te ndryshme konvergjente, keshtu qe sjellja e Kryetarit te Shtetit dhe Kryetarit te Ekzekutivit kundrejt institucioneve, qe nuk varen prej asnjerit prej tyre, si institucioni i drejtesise, qe kane nje autonomi dhe pavaresi te garantuar nga Kushtetuta, por qe godasin te njejtat objektiva ne tabelen e shqetesimeve publike nderkombetare per Shqiperine, sepse jane shume te rendesishme dobesite e institucioneve te drejtesise, qe jane trajtuar rast pas rasti dhe nga Presidenti i Republikes per administrimin fiskal apo luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Pyetje: Ju ne kohen kur nuk e fshihnit detyrimin si kreu i maxhorances per tu bere Presidenti i Republikes besoj se e kishit nje platforme ne mos te shkruar, te menduar. A ju duket se edhe Presidenti Moisiu ka pak a shume nje platforme te ngjashme ne krye te Presidences shqiptare?

Z. NANO: Nuk besoj se do ta beja une kete vleresim, sepse po ta beja une do te duhej ta konsideroja Presidentin Moisiu ne poziten e Kryeministrit per te kapur te njejten konvergjence ose jo. Por besoj se filozofia e njejte qe na bashkon eshte ajo e Kushtetutes. Filozofia e ketij procesi kombetar politik dhe institucional te reformave europiane dhe te arritjes se standarteve te BE ne te gjithe jeten shqiptare. Filozofia e vleresimit te partnereve dhe te faktoreve te tjere te zhvillimit, nga institucionet e pavarura, deri tek partneret nderkombetare. Filozofia e vleresimit dhe bashkepunimit me shoqerine civile dhe me sipermarrjen private. Une mund te them vetem se duhet te kete diçka te vertete ketu, kur dhe Presidenti Bush pergezoi kete bashkepunim.

Pyetje: Kalojme ne nje bashkepunim tjeter. Ne raportin tuaj me z. Berisha. Ne fakt sot eshte 31 janar dhe pak a shume eshte ora kur nje vit me pare i dhate doren z. Berisha ne nje tjeter emission, ne ate Opinion te TV KLAN. Sot jemi ne 31 janar te 2003 dhe une do te doja te sillja nje kujtese te ketyre javeve.
Jemi ne 31 janar ku pati nje perplasje ne Parlament me largimin e z. PRODI.
Z.Nano çfare ka ndodhur, kush e prishi marreveshjen dhe a ishit ju qe e prishet kete marreveshje. A eshte prekur stabiliteti politik ne vend?

Z. NANO: Formalisht me lejoni te qartesoj se edhe sot i dhashe doren Berishes, pasi sigurova edhe kontaktin jo vetem te miresjelles por edhe politik te tij me z. Prodi. Per te vazhduar kete arsyetim besoj se as Top Channel nuk ka kohe per te humbur ne arsyetimin nese kishte ndonje marreveshje midis Nanos dhe Berishes, apo kjo marreveshje "e fshehte" tashme mund te denoncohet me ndonje "dokument secret" qe shfaqet papritur. Marreveshja midis pozites dhe opozites e arritur ne qershor te vitit te kaluar prodhoi jo vetem zgjedhjet e Presidentit konsensual duke evituar futjen e vendit ne nje krize te sterzgjatur insitucionale, por prodhoi nje proces politik bashkepunimi konkurence dhe natyrisht ballafaqimesh, rezultate ne teresi te mira per vendin, por te ndryshme per palet. Nga kjo pikepamje nuk mendoj se do te kishte ndonje ndikim mbitokesor ne marredheniet e mia personale me Berishen para marreveshjes dhe pas marreveshjes, para nje viti dhe tani ne 31 janar 2003 ne raport me reflektimin e pergjithshem qe ka bere klasa politika shqiptare nen trysnine e qytetareve dhe votuesve shqiptare dhe te partnereve nderkombetare te vendit, per te mos perseritur me jo vetem gabimet e renda te se kaluares, por dhe konfliktin politik, institucional, social, qe ka sjelle ne keto 12 vjet dhe humbje njerezish dhe shkaterrim te shtetit dhe humbje kursimesh dhe te ardhurash te nxjerra me gjak dhe me ndjerse nga qindra mije shqiptare, ne krizen e piramidave. Une besoj se te dy palet, partite parlamentare qe perfaqesohen ne 31 janar, ne diten e pare europiane te Shqiperise kane krijuar nje proces tjeter. Ajo qe ndodhi dje ne Kuvendin e Shqiperise, jo vetem ajo qe ndodhi sot, tregon se Berisha eshte ne gjendje te beje dhe bllokuesin e hapave te dobishem per vendin. Une besoj se ajo qe ndodhi dje ne Kuvendin e Shqiperise eshte nje hap i dobishem per vendin. Berisha vazhdimisht ka alibine qe nuk ishte prezent ne Kuvend. Eshte i qarte strukturimi i nje anti- marreveshje, ose nje marreveshje anti, te pothuajse te gjithe opozites perfshire dhe ca deputete te Dushkut, sipas fjalorit te Berishes, per te bllokuar nje zhvillim perpara te Shqiperise dhe jo te qeverise, per te goditur disa nga shtigjet e vleresuara te evazionit fiskal dhe te kontrabandes doganore, siç ishin Duty free Shopet e fundit dhe te vdekura. Nga kjo pikepamje po i referohem serish ngjarjes se djeshme. Sot nuk ndodhi ndonje hata, perveç kompensimit te emocioneve pozitive te dites me pak grimca sherri te vjeter ballkanik ne Parlament. Dje pati nje alaence trasversale positive, tashme aspak te çuditshme ku monarkistet dhe socialistet ishin bashke ne plotesimin e nje detyrimi te shtetit ne marrveshjen me FMN.

Gazetari : Te ndergjegjesuar prej jush per te plotesuar kete detyrim te shtetit?

Z. NANO: Ka kohe qe nuk i trajtoj kundershtaret dhe partneret politike si ish- studente. Nuk bej dot dhaskalin per te gjitha. Pra une besoj se Berisha nuk mund ta imitoj me vetveten e para marreveshjes. Une besoj se eshte e vertete jo vetem ne syte e mi, por te te gjitheve, qe ka nje trasformim real te jetes dhe te politikes shqiptare, te cilen une e preka me dore, kur mora pjese mes me shume se 600 militanteve te PD ne12 vjetorin e tyre. Une besoj se ata njerez nuk mund te ushqejne me as militantizmin e tyre politik, as te ndertojne jeten e tyre shoqerore me ballafaqimet bardhe e zi. Babezia kundrejt urise apo korrupsioni qeveritar ndaj uritanizimit moral te opozites, qe kur kane qene ne qeveri kane dhene provat e kunderta.

Pyetje: Perse mungon vullneti politik i maxhorances per te lejuar krijimin e nje komisioni hetimor per z. Rama. Kur e keni patur here te tjera kete vullnet, gje qe Berisha e kerkon me force. Nderkohe qe bashke keni krijuar komisione te perbashketa hetimore te cilat fatmiresisht apo fatkeqsisht nuk kane sjelle ndonjehere rezultate konkrete, por jane krijuar. Perse kesaj rradhe ju ngulmoni te mos krijohet nje komision hetimor qe opozita e kerkon dhe per kete duhet te kete arsye.

Z. NANO: Komisionet hetimore parlamentare jane te ligjshme edhe per shkak te Kushtetutes. Ata ngrihen dhe veprojne sipas nje kuadri te percaktuar per çeshtje te veçanta dhe jo per persona te veçante. Une nuk besoj te kemi pritur ta rizbulojme serish te dy sonte, qe ende mentaliteti komunist i gjykatave, qe ndeshkojne kundershtare apo njerez te bezdisshem ne vleresimin e paleve eshte kapercyer. Keshtu qe vullneti poltik i maxhorances nuk mund te beje leshime ndaj mentalitetit dhe instrumentave te vjetra ish -komuniste nen drejtimin apo nen trysnine parlamentare ndaj Kushtetutes dhe ligjit. Ka patur Komisioni Parlamentare Hetimore. Tashme rasti i pare dhe jo i deshtuar ka qene ai per SHISH per verpimtarine e tij, ne nje periudhe te caktuar me objekt te specifikuar ne disa çeshtje dhe jo ne persona, ndersa rasti per te cilin eshte rindezur debati nuk eshte i trajtuar nga palet me te njejten logjike kushtetuese dhe ligjore. Edi Rama ose Kryetari i Bashkise se Tiranes eshte nje subjekt electoral, qe do te rikandidoje, eshte nje subjekt elektoral qe perfaqeson maxhorancen, mazhorancen politiko-qeverisese, dhe maxhorancen qytetare te Tiranes. Nga kjo pikepamje une detyrohem te perseris qe maxhoranca qe une drejtoj nuk mundet qe per arsye te interesave apo te etheve elektorale te shkele Kushtetuten apo te mos vazhdoje me te njejtin angazhim dhe qetesi te kerkoje edhe bindjen edhe bashkepunimin e opozites per te ruajtur te njejtin proces jo vetem ne politik, por edhe kushtetues qe ben te mundur edhe veprimin e komisioneve hetimore parlamentare sipas ligjit.

Pyetje: Po ne rastet e meparshme te ketyre komisioneve hetimore?

Z.NANO: Une nuk besoj se gjithe kjo eksperience qe ju sillni ne kete reflektim te pergjegjshem per te kaluaren mund te na çonte ne humbjen e shpreses per te korigjuar funksionimin e institucioneve, qe kane nisur qysh me permbysjen e regjimeve. Une thashe se nje nga insertet qe ju sapo shfaqet nuk mund te tolerohet mos dhenia e drejtesise per shkak te mos ndeshikimit te padrejtesive me pare. Dhe besoj se te gjithe duhet te ruajme nje arsyetim normal per te kuptuar se ne nje republike parlamentare funksionet e hetimit kryhen jo vetem nga Parlamenti, por sidomos nga organi i akuzes se shtetit, nga nje prokurori e pavarur, ballafaqimi i se ciles me te vereteten, me te akuzuarit duhen bere ne gjykate.

Pyejte: A eshte korigjuar kriza e perfaqesimit ne PS. A ka me krize morale apo eshte nje kohe e lene pas dhe gjerat jane permiresuar ndjeshem.Tani jeni kryetar i nje partie te qete?

Z.NANO: Ne teresi po. Jo vetem sepse ka ndryshuar pozicioni im, apo eshte njesuar pozicioni i Kryetarit te Partise me Kryetarin e Qeverise, por sepse faktet politike te jetes se PS jane pro per kete qetesi dhe per kete kapercim te krizes se perfaqesimit dhe konfliktit midis moraleve te ndryshme ne administrimin e pushtetit politik apo shteteror me kontributin e nje maxhorance qe e ka bere PS te qendrueshme, konkuruese dhe qeverisese, ne gjashte vitet e fundit, nepermjet institucioneve te saj perfaqesuese dhe natyrisht me kompromiset dhe leshimet reciproke, ku besoj se as ne arkivin tuaj dhe as ne memorjet e te gjitheve nuk do te gjeni ndonje te persektuar apo ndonje viktime.

Pyetje: Nuk eshte as afer, por nuk eshte as larg kongresi i socialisteve. Ju z. Nano parashikoni qe gjerat te rrjedhin kaq qetesisht sikunder po rrjedhin, apo shumica do te ndryshoje dhe do te kete surpriza ne rizgjedhjen tuaj ne krye te PS?

Z.NANO: Me lejoni te them qe une nuk kam shqetesimin e kongresit. Une nuk jam njeri i stanjacionit, apo i qetesise se rreme. Une kam dhene prova qe ujrat e fjetura qe fshehin probleme qe duhen zgjidhur, i trazoj dhe besoj se ne kongresin e vjeshtes pas zgjedhjeve lokale te 2003, une dhe PS, delegatet dhe anetaret e tjere te udheheqjes socialiste do te shkojme per te dhene llogari dhe per te vleresuar punen e ketij viti, rezultatin e zgjedhjeve vendore, rezultatin qeverises, rezultatin e deriathershem te negociatave qe u çelen me BE, rezultatin e reformave, si dhe produktet konkrete qe do te preknin qytetaret ne sektoret kritike te zhvillimit te vendit.

Pyetje: Nese nuk keni shqetesim per kongresin, duhet ta keni per zgjedhjet lokale dhe nderkaq a jeni duke marre masa ne kuptimin e mire, duke rikujtuar dashurine me aleatet tuaj, qe pak a shume kane qene dhe ish- aleate ne kete kohe, persa i perket akuzave te shkembyera me njeri-tjetrin.

Z.NANO – Me lejoni te them qe une kam pervojen e mjaftueshme per te vleresuar se dashurite e vogla midis lideresh aleate apo kundershtare nuk prodhojne garanci zgjedhore. Prandaj une do te falenderoja te gjithe lideret e partive te koalicionit qeveritar, (pasi nuk kam degjuar qe Gjinushi ka kaluar ne opozite, apo nuk besoj se qeverisja ose bashkeqeverisja eshte vetem çeshtje emrash ne kabinetin qeveritar), per principialitetin e bashkepunimin e palekundur ne çeshtje te medha te reformes institucionale ekonomike, dhe te bashkepunimit me boten, qe ka perballuar qeveria qe une drejtoj gjate ketyre koheve. Ne kete vleresim serioz bashke me ta dhe institucionet e partise sime te vlersojme eksperiencat negative te zgjedhjeve te kaluara, per te shtuar elektorat per te gjithe dhe jo per te ngrene elektoratin e njeri-tjetrit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›