Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim ambasadorin e Indonezisë ne Rome Freddy Numberi, i cili mbulon dhe Shqiperine. Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Nano i shprehu z. Numberi
Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim ambasadorin e Indonezisë ne Rome Freddy Numberi, i cili mbulon dhe Shqiperine.
Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Nano i shprehu z. Numberi ngushëllimet dhe solidaritetin e sinqerte në emër të Qeverisë dhe popullit shqiptar për fatkeqësinë natyrore, që goditi mjaft rëndë Indonezinë me 26 dhjetor 2004, duke shkaktuar shumë viktima në njerëz dhe dëme materiale.
Nga ana e tij ambasadori i Indonezisë i shprehu mirenjohjen dhe vleresimin Kryeministrit, qeverise, dhe popullit shqiptar lidhur me mbështetjen morale dhe financiare të treguar ndaj vendeve të goditura nga cunami. Ai e ka njohur Kryeministrin me situaten e fundit, me perpjekjet dhe punen e autoriteteve ne Indonezi per te kapercyer pasojat e renda nga kjo fatkeqesi natyrore, si dhe mbeshtetjen e qeverive dhe organizmave nderkombetar ne kete funksion.
Me kete rast zoti Nano i ka uruar sukses zotit Numberi ne detyren qe do te marre pas perfundimit te mandatit te ambasadorit, si Minister i Ceshtjeve Ujore dhe Peshkimit te Indonezise.
Po ashtu bashkebiseduesit kane diskutuar per intensifikimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve tona.