E Diel, 1 Nëntor 2026

-Fjala e Kryeministrit Fatos Nano në këtë analizë- Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot, në mesditë, në analizën vjetore të punës së Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2004.

-Fjala e Kryeministrit Fatos Nano në këtë analizë-

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot, në mesditë, në analizën vjetore të punës së Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2004. Në këtë mbledhje Kryeministri Nano u shpreh:

E kam më të lehtë të marr pjesë dhe të arsyetoj bashkë me ju pas një viti të mirë, jo vetëm në të gjithë punën e ekzekutivit. Është vërtetë një vit i konsoliduar që premton dhe garanton hapat e tjerë të programuar, por vecanërisht në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka një rol gjithnjë e më të spikatur në faktin e pamohueshëm, vecanërisht, e ritheksoj, të vitit të fundit, të forcimit të autoritetit të ligjit dhe të performancës më të mirë të të gjithë sistemit.

Pra, duket se Ministria e Drejtësisë ka kontribuar që të jepet edhe më shumë drejtësi në Shqipëri. Unë e konsideroj me rëndësi të vecantë takimin e sotëm, prandaj erdha personalisht, për të arsyetuar së bashku, në mënyrë të posacme nevojën e koordinimit më të mirë të punës midis institucioneve të sistemit, një pjesë determinante e të cilave janë të pavarura dhe kushtetuese, sepse pa forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëveprimi midis institucioneve, nuk mund të arrihet një nga objektivat themelor, që ka vendi në fushën e drejtësisë.

Në programin e Qeverisë që unë drejtoj, vecanërisht prioritetet dhe ambiciet për procesin e integrimit, kërkojnë të mbështeten pa asnjë ekuivok në një sistem drejtësie të standarteve të kohës. Kjo kërkon vullnetin e të gjithëve, kjo kërkon në mënyrë të vecantë rolin institucional të Ministrisë suaj. Duket se sipas dokumentave që përmendi edhe Ministri, matrica 35- mujore e programit të Qeverisë, matrica për integrim, mund të arsyetohet në një terren konkret për këto angazhime.

Unë besoj se duhet të rilevojmë në vitin e fundit konsolidimin e arritjeve të strukturave përgjegjëse në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit dhe atë realitet që sistemi i ndërtuar, "drejtësi e organizuar kundër krimit të organizuar" është bërë vërtetë funksionues dhe i prekshëm. Ne do të vazhdojmë të konsolidojmë mbështetjet dhe nismat e Qeverisë gjithashtu, dhe të Kryeministrit për ju, në dobi të përsosjes së mëtejshme të legjislacionit, të forcimit të autoritetit të ligjit dhe në mënyrë të vecantë me konsolidimin e veprimeve dhe rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Është fakt që ndër vendimmarrjet me te spikatura gjatë vitit që mbyllëm, që shenon nje hop cilesor sinjifikativ, madje të dalë përtej kufijve tanë dhe që është konsideruar si shembull për të gjithë rajonin, eshte hartimi dhe miratimi i tre paketave per reformen penale, e njohur ne publik si paketa "antimafia", kunder krimit te organizuar dhe paketa ligjore kunder korrupsionit, të cilat janë angazhime politike dhe ligjore të Qeverise, të përmbushura. Tashmë ka filluar të lexohet efektiviteti i tyre në funsionimin më të mirë të sistemit të drejtësisë, të institucioneve te tjera zbatuese të ligjit, vecanërisht në fushën e goditjes së krimit dhe veprimeve korruptive.

Pra, unë jam i lumtur të ndaj me ju kënaqësinë e këtij realiteti ku është ndërtuar dhe po konsolidohet sistemi ligjor i goditjes ndaj krimit dhe korrupsionit dhe prandaj e shpall sërish, qetësisht, bindjen se këto dy brerës të mëdhenj të shoqërisë apo të institucioneve në demokraci, nuk goditen dot as me fushata dhe aq më pak me aksione anarkiste që të kujtojnë sistemet totalitare.

Duket se ka disa gjëra që kanë hyrë për herë të parë në legjislacionin shqiptar me këtë produkt të ri, që na ka dhënë në mënyrë të vecantë edhe iniciativa për të krijuar një mjedis, ku dhe eksperiencat dhe juristët e disa brezave apo shkollave, kontribuojnë në zgjidhje të shpejta, të mira dhe shumë të lira. Ju falënderoj për principin e vullnetarizmit me të cilin punoni gjithashtu.

Pra, Komisioni i Reformës Ligjore, nëpërmjet një pune të integruar mirë në të gjithë sistemin e ministrisë dhe të iniciativës që drafton legjislacion të ri, ka krijuar dhe realizuar instrumente reagues e godites te perparuara. Do të përmendja sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive, qe burojne nga krimi i organizuar në mënyrë të vecantë, procedurat administrative, qe shoqerohen me kriteret per identifikimin, zbulimin, bllokimin dhe vendimmarrjen per pasurite kriminale, duke realizuar detyrimin ligjor të zoteruesve te pasurive kriminale për të vertetuar dhe justifikuar prejardhjen e ligjshme apo jo te burimeve financiare konkrete dhe duke mbyllur ciklin e konfiskimit me kalimin e tyre për përdorim, pra të fondeve dhe pasurive te konfiskuara, per demshperblimin e viktimave te krimit te organizuar, apo duke ua dhenë ne administrim organeve te drejtesise, rendit publik, mbrojtjes civile, njesive vendore per permbushjen e funksioneve te tyre sociale.

Këto masa janë mbështetur edhe me amendamentet në Kodin Penal dhe ate te Procedures Penale qe parashikojne sanksione te njekohshme, te zbatueshme detyrimisht kunder krimit, perfshire denimet me te ashpra me burgim, gjoba penale dhe konfiskim te mjeteve dhe pasurive kriminale, krahas rishikimit teresor të dispozitave penale qe lidhen me korrupsionin e kryer nga funksionare publike, apo ne sektorin privat.

Duket se është konsoliduar edhe klima e bashkepunimit dhe besimi reciprok me partneret e huaj me të cilët punojmë dhe punoni. Kjo është nje provë që vjen me akte te tjera, që realizojne ne menyre te plote trajtimin e këtyre fenomeneve negative, në standartet nderkombetare. Zbatimi i menjehershem i këtyre akteve po sjell efekte të lexueshme në pershpejtimin e procesit të përafrimit të legjislacionit, në procesin e krijimit të zgjerimit të kapaciteteve për zbatimin e standarteve të BE-së në gjithë procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike dhe natyrisht po na forcon më shumë edhe imazhin, kontributin dhe besimin për të bashkëpunuar edhe në rajon, për të luftuar krimin, trafiqet, për të bërë kufijtë më të sigurtë, për të shkëmbyer me qeveritë dhe institucione të tjera demokratike të rajonit, instrumentat e garantimit të zbatimit të lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve, të pakërcënuara si më parë nga viktimizim prej krimit apo korrupsionit.

Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të ritheksuar vullnetin e palëkundur të Kryeministrit, te Qeverise qe une drejtoj, per te thelluar luften pa kompromis dhe per te goditur me force krimin e organizuar, trafiqet e cdo lloji dhe korrupsionin. Jam i qetë në këtë afirmim, sepse ky vullnet tashme mbështetet dhe është i strukturuar qarte, jo vetem mbi baza ligjore, por edhe me vullnete dhe bashkërendim pune me të gjitha institucionet që po sjellin rezultate te prekshme, te cilat do te vazhdojne të shtohen ne te ardhmen.

Shqiperia ka tashmë një kohë të mjaftueshme për të vlerësuar këtë përvojë edhe si anëtare e koalicionit global kundër terrorizmit. Vlerat e qytetërimit dhe kontributeve për paqen globale, të kërcënuara nga terrorizmi, qe ne ndajme në mënyrë konkrete me aleatet strategjike, janë pasuruar gjatë këtij viti edhe me produkte që forcojnë autoritetin e ligjit, me permiresime të ndjeshme te legjislacionit dhe këtu do të vecoja masat kundër financimit te terrorizmit.

Ka iniciativa ligjore, te hartuara e miratuara, te pershendetura edhe nga misionet e asistences se shteteve e organizmave përfaqësuese të institucioneve të drejtësisë në mjedisin e aleatëve tanë, që tashmë kanë hyrë në veprim dhe kanë sjellë në korpusin e të drejtës shqiptare instrumenta te rinj efektive, që e kanë lehtësuar apo bërë përfundimisht pa ekuivok vendimmarrjen nga autoritetet tona shteterore ne sekuestrimin e aseteve pasurore te subjekteve, emrat e te cileve perfshihen ne listat e financuesve dhe perkrahesve te terrorizmit transkufitar, apo ndërkufitar.

Pra, kjo është një provë tjetër se zgjedhjet e duhura politike për t'u renditur në koalicionet e duhura globale, sjellin edhe efekte shumë të dobishme në forcimin e institucioneve dhe të stabilitetit të vendit dhe të rajonit, për shkak se nuk mbetemi vetëm në luftën kundër sfidave apo kërcënimeve globale.

Paketat legjislative të identifikuara tashmë, edhe në vëmendjen e publikut antitrafik, antikorrupsion, antiterrorizëm dhe antimafia, ka shërbyer edhe në punën tuaj për të marrë më shumë dëshmi dhe certifikata aftësish dhe kapacitetesh administrative dhe profesionale, më shumë kredibilitet në bashkëpunimin me partnerët e huaj. Kjo e shton rekordin e qeverisë dhe performancën e saj në vjeljen e efekteve prej asistencës ndërkombëtare dhe unë besoj se për këtë shkak dhe organet e specializuara ndihen më mirë dhe më të pajisura për të zbatuar funksionet me të cilat i ngarkon ligji.

Kjo rritje e kredencialeve tona në bashkëpunimin ndërkombëtar është njohur edhe në aktivitete shumë të rëndësishme të vitit që u mbyll, të zhvilluara në Tiranë. Prania e Ministrave të Drejtësisë së vendeve të Ballkanit dhe e përfaqësuesve të partnerëve më të rëndësishëm ndërkombëtar në Konferencën "Partneritetet rajonale në luftën kundër krimit dhe korrupsionit", është një provë e aftësisë për të zhvilluar veprimtari shumëpalëshe dhe të orientuara qartë, që ka krijuar Ministria e Drejtësisë.

Në konferencë besoj ju morët efektet e një kontakti të programuar për shkëmbim idesh dhe iniciativash, që nxisin më tej bashkëveprimin midis shteteve dhe strukturave të specializuara të tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Provë kredibiliteti është edhe pjesëmarrja në atë forum edhe e ministrave te Drejtesise se Austrise, Greqise dhe Italise, krahas atyre të rajonit, gjë që e ka lejuar Tiranën zyrtare dhe institucionet e saj të jenë akoma më shumë një pikë referimi dhe vendtakimi për iniciativa rajonale dhe më gjerë, që kryqëzohen në interesa prioritare të përbashkëta. Kjo e ndihmon shumë procesin e ecjes sonë drejt Europës së bashkuar, sic e forcon akoma më shumë autoritetin me të cilin ne kryejmë detyrat tona kombëtare në një rajon deri pak përpara problematik.

Më lejoni të hyj pak më në brendësi të punës suaj për t'u shfaqur vlerësimin se, Ministria e Drejtesise do të vazhdojë të ketë një rol te rendesishem ne inicimin dhe menaxhimin e reformave ne drejtesi. Natyrshëm, në këto ambjente besoj të hapura për të gjithë dhe komode edhe drejtuesit e institucioneve të pavaruara të drejtësisë do të ndiheshin më pak vulnerabël apo të kërcënuar nga roli i ekzekutivit, nëse punohet me të njëjtin frymë dhe ritëm si deri tani. Do të doja t'ju përgëzoj për hartimin dhe miratimin e legjislacionit per organizimin dhe funksionimin e Gjykates per Krimet e Renda dhe atij per mbrojtjen e deshmitareve dhe u informova për rritjen progresive të numrit të cështjeve të trajtuara prej këtyre gjykatave. Besoj, sikurse edhe per zgjidhjet juridike te aplikuara ndaj krimit te rende dhe atij te organizuar, më nxiti për të shtuar presionin pozitiv ndaj jush dhe faktorëve tjerë në dobi të sistemimit të plote dhe perfundimtar te infrastruktures, trajtimit, mbrojtjes dhe sigurise qe duhet te shoqeroje funksionimin e këtyre gjykatave të rëndësishme.

Besoj edhe për ju, ashtu sikurse edhe për mua është një moment i rëndësishëm përfundimi i studimit per riorganizimin gjyqsor, në dobi të pershtatshmerisë numerike, funksionale dhe shkencore te gjithë sistemit, vecanërisht për të orientuar saktë shperndarjen e ngarkeses neper gjykata, ne perputhje edhe me shtrirjen gjeografike te tyre.

Gjithashtu, dua të theksoj nevojën per permiresimin e infrastruktures dhe te masave te sigurise ne gjykata në plotesim të statusit te administrates gjyqesore, e cila ne vlerësimin e Kryeministrit nuk duhet te jete me pak e vleresueshme dhe me pak e favorshme se ajo e punonjesve te tjere të drejtësisë .

Ne kete analize pune, me lejoni te paraqes edhe ndonjë problem që shqeteson ekzekutivin qe une drejtoj, ne konvergim te plote me arsyetimet kritike të opinionit publik vendas dhe me kritikat e arsyetuara të intitucioneve europiane dhe euroatlantike qe na asistojne per te ndertuar nje Shqiperi moderne.

Unë dua të shtroj edhe një problem, duke vleresuar vecanërisht klimën normale të bashkeveprimit profesionist te brezave dhe eksperiencave te ndryshme, qe takohet edhe në Ministrinë e Drejtësisë me konvergjencë të titullarëve të institucioneve kryesore te sistemit. Besoj kjo e rrit akoma më shumë efektivitetin dhe besimin në realizimin e synimeve të perbashketa, pasi mbeten ende hapa të rëndësishëm për të thelluar reformën, për të pershpejtuar transformimet e gjithanshme, për ta dinamizuar procesin e perafrimit dhe te integrimit me BE.

Kemi akoma shumë punë për të bërë që të përmbushim plotësisht parametrat e kërkuar aqui communitare apo në aktet e njohura universalisht të Këshillit të Europës dhe të Bashkimit Europian. Strukturat integruese në Ministrinë e Drejtësisë besoj se duhet të vazhdojnë të përmirësohen cilësisht, të jenë më të afta për të shfrytëzuar eksperiencën e gatshme që vjen nga ekspertiza vendase dhe ndërkombëtare dhe vecanërisht ta standartizojnë për të gjithë sistemin e hartimit të legjislacionit apo të iniciativave që e përafrojnë atë duke vazhduar të luajnë rolin e liderit ekspertë

Ne funksion te reformave tek ne vazhdon ende te prodhohet nje numer i konsiderueshem ligjesh dhe duket se për shkak të pervojes qe kemi fituar, ajo që mbetet është të investojmë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të përqëndruar në përmirësimin e cilësisë së projekt-akteve, në harmonizimin më të mirë të tyre, në sistemin e funksionimit të tyre të brendshëm dhe me lidhjet me legjislacionin tjetër, duke nxitur vecanërisht rritjen e nivelit profesional të hartuesve të ligjeve, duke mbështetur konsolidimin e performancës në zyrën juridike dhe duke strukturuar angazhimin më të mirë të të gjithë komunitetit juridik në procesin legjislativ.

Gjithë këta elementë mbeten ende larg standarteve dhe cilësisë së kërkuar. Duket se pengesë sensitive është mentaliteti i vjetër qe ende nuk kupton, prandaj s'pranon detyrimin dhe dobishmerine sensitive; është mentaliteti i vjetër që ende s'kupton prandaj s'pranon detyrimin apo dobishmërinë e transparences dhe debatit publik për legjislacionin, pjesemarrjen aktive te profesionisteve dhe grupeve te interesit ne hartimin e legjislacionit.

Pra, duke bërë këtë shkëputje, ne mbyllim edhe përpëlitjet e fazës së emergjencave të derisotme që ka identifikuar një numër problemesh serioze lidhur me konfliktin apo mangesite ne harmonizimin e brendshem te legjislacionit, ne vije horizontale apo vertikale, i cili është bërë shumë sensitiv dhe nuk mund të vazhdojë gjatë, vecanërisht pas hyrjes në fuqi te Kushtetutes se re, e cila imponohet në hierarkinë e standarteve dhe akteve për gjithe ligjin dhe autoritetin e tij në Shqipëri.

Duket se për të bërë një hop të ndjeshëm dhe cilësor në harmonizimin e brendshem, legjislacioni yne ka nevoje per studime dhe analiza te kujdesshme, për veprime dhe masa afatshkurtëra, për politika apo strategji afatmesme apo afatgjata, për të njohur realisht të gjitha mospërputhjet apo për ta sjellë në një harmoni sistemore dhe të njehësuar legjislacionin e brendshem me standartet e njohura sipas se drejtes nderkombetare.

Duket se urgjente dhe e domosdoshme në këtë fushë, jo vetëm në ministrinë e drejtësisë, është shfrytezimi maksimal i kapaciteteve profesionale që kemi. Shembulli i Komisionit të Reformës Ligjore tashmë është një provë që duhet shumëfishuar. Ky forum i përhershëm profesional po përmirëson ndjeshëm procesin e hartimit të politikave dhe strategjive afatmesme dhe afatgjata te reformes ne drejtesi dhe ne legjislacion, vecanërisht po na jep produkte shumë cilësore, shumë më cilësore se më parë, në normimin e sjelljes së të drejtave dhe detyrimeve themelore. Unë besoj se gjithkush që punon mirë mban akoma, është njëlloj si kritikat që i bëhen Qeverisë së Shqipërisë nga Komisioni Europian, prandaj unë do të mirëprisja që Komisioni i Reformës Ligjore, duke përgezuar dhe angazhimin që mori këtu profesor Islami në emër të tij, të investohej në mënyrë më të koordinuar, organike, në vlerësimin e legjislacionit ekzistues në raport me standartet ndërkombëtare europiane, në përmirësimin e legjislacionit në fusha sensitive që ju përmendët, si dhe në sugjerime "sui generis" që përmirësojnë ecurinë e procesit të reformave në drejtësi ku shpesh titullarët e institucioneve, aq më shumë ata të politikës humbasin orientimin për shkak të konfliktit të interesave.

Ne mbështetje të vleresimeve institucionale, unë do të theksoja se edhe për vitin e ardhshëm prioritet duhet te jene: Forcimi i Drejtorise se Pergjithshme te Kodifikimit; rritja e bashkepunimit me grupe qe perfaqesojne interesa te komuniteteve ne procesin ligjberes; forcimi i koordinimit dhe bashkepunimit me ministrite dhe institucionet e tjera, e gjitha kjo në funksion të standartizimit të procesit ligjberes dhe harmonizimit me te mire te legjislacionit tonë me parametrat e legjislacionit evropian.

E gjitha kjo për të mos bërë reforme per reforme, por për t'iu përgjigjur aspiratave, nevojave, cështjeve të mbrojtjes apo realizimit të interesave që ngrenë shtetasit e Republikës me standartet e vendeve më të përparuara të BE, të përparuara edhe në fushën e garantimit dhe respektimit të te drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Ne mund ta bëjmë këtë, sepse jam shumë i bindur se Shqipëria ka juriste shume te mire profesionalisht. Duket se duhet t'i ndihmojmë ata me menaxhimin më të mirë të problemeve te drejtesise dhe te reformave, ku ka vështirësi jo të pandjeshme. Ende ka shumë pak mendim juridik në vendimarrjen ekzekutive per aspekte te vecanta te reformes ligjore. Unë do t'ju kerkoja me shume kontribut dhe ndihme, sepse komuniteti i juristeve ka potenciale qe, po te organizohen me mire, efektet do te jene me te dukeshme ne pershpejtimin e ritmeve te te gjitha reformave te shtetit ligjor dhe te fuqizimit te kapaciteteve administrative të institucioneve që e zbatojnë ligjin.

Ritheksoj dobinë e terheqjes së mendimeve të grupeve të interesit për të identifikuar gjendjen e legjislacionit dhe për të bërë më të orientuara nismat ligjvënëse për përmirësimin e tij. Prandaj njohja e publikut me legjislacionin dhe me këto nisma ligjvënëse ne cdo fazë të zhvillimit të tyre, ka një rëndësi të pazëvendësueshme për edukimin ligjor të shoqërisë, në vecanti të brezit të ri, në respekt të ligjit dhe të institucioneve që e zbatojnë atë, dhe do t'ju nxisja për më shumë transparencë për të rritur besueshmërinë e publikut ndaj institucioneve të drejtësisë dhe shtetit në përgjithësi .

Te nderuar kolege,

Meqënëse shumica e reformave te ndermarra kane karakter legjislativ, ju e dini që zbatimi me kompetence dhe korrektesi i ligjeve progreson me ngadale dhe këtu jemi më të prekshëm . Prandaj do ta përballojmë sëbashku nevojën per vleresimin e mases se zbatueshmerise se produkteve ligjbërëse, të produkteve qeverisëse, qofshin akte ligjore e nenligjore apo strategji e politika zhvillimi, që përballojnë interesa prioritare. Prodhimi i bollshem i ketyre dokumentave ka ardhur koha të shoqerohet me realizime të paekuivok, duke kërkuar zbatimin kembengules e hap pas hapi te planveprimeve perkatese, duke vleresuar periodikisht edhe ndikimin e tyre ne jeten reale, ne zhvillimin ekonomik e social.
Une i njoh arritjet bashke me ju ne fushen e dhenies dhe menaxhimit te drejtesise, por njoh edhe per shkakun tuaj, prandaj dhe ju mbeshtes, problemet e ndjeshme qe konservohen ne sektorin e drejtesise.
Nuk mjafton akoma nje legjislacion kuader shume i mire dhe i vleresuar, kur zbatimi i tij çalon dukshem dhe ne aspekte kritikisht te ndjeshme, jo vetem per partneret nderkombetare me te cilet punojme, por veçanerisht per shtetasit e Republikes se Shqiperise dhe besojme se eshte maturuar jo vetem kuadri i institucioneve apo aftesia e tyre menaxheriale, po edhe raporti midis tyre, ne kete klime bashkeveprimi, qe te mos vuajne me nga konfliktet apo moszgjidhja e problemeve per shkak te rixhiditetit te kompetencave midis institucioneve te pavarura nga ekzekutivi.
Ekzekutivi eshte ai qe votohet nga publiku, por nuk eshte detyre e tij te jape drejtesi. Ne pra kemi per detyre qe brenda hapsirave dhe rregullave te funksionimit te nje shteti demokratik, me nje shoqeri demokratike, te vazhdojme te ushtrojme trysni pozitive institucionale dhe ligjore me më shume profesionalizem, qe duke forcuar bashkepunimin i gjithe sistemi i drejtesise te behet me i pranuar, me i besuar nga qytetaret, me pak i afektuar nga ndjeshmerite apo akuzat per korrupsion dhe funksionim te çale.
Ne baze te detyrimit kushtetues qeveria do te vazhdoje te ndihmoje Prokurorine, Gjyqesorin me bazen e nevojshme ligjore, por dhe me mbeshtetje me te madhe financiare, politike dhe administrative, per strukturim me te mire dhe ketu proven e dhamë dhe do te vazhdojme ta konsolidojme me sistemin e gjykatave dhe prokurorise se krimeve te renda, por dhe me miratimin e nje sistemi me koherent te pagave ne gjyqesor e te tjera. Besoj zoti Prokuror i Pergjithshem qe marredheniet midis Qeverise dhe Prokurorise gjate 2004 kane qene nder me te mirat nder vite.
Pra, ky bashkepunim efektiv ndermjet institucioneve te ekzekutivit me prokurorine ka ndihmuar se tepermi procesin e hetimit penal pra, me zbulimin e me shume veprave penale te pazbuluara me pare dhe me forcimin e ndeshkimit ligjor ndaj tyre. Vecanerisht veprimet antitrafik e deshmojne kete dhe mbi bazen e bashkeveprimit ne fushen e veprimeve antitrafik une besoj se mund ta zgjerojme akoma me tej aksionin tone efektiv dhe te dobishem.
Ministria e Drejtesise duhet te vazhdoje ta konsolidoje rolin e saj ne vazhdim te bashkepunimit gjyqesor nderkombetar. Nuk mund të gëlltitet më kollaj as nga ne as nga opinioni dështimi i ekstradimit të kriminelëve që gjejnë strehe në shtete të ndryshme.
Janë të rënda ngjarjet që përjetuam vitin e kaluar dhe përgjegjësia e Ministrisë në to nuk mund të shmanget, pavarësisht se aksioni nuk ka qenë vetëm ekskluziviteti i saj. Unë zoti Ministër do të vazhdoj t'ju nxis, që çështje të tilla të bashkëpunimit ndërkombëtar të mos konsiderohen vetëm si korrespondencë letrash, por nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve institucionale dhe direkte, që po vendosni ju, të bëheni aktori kryesor në përpunimin e dokumentave të nevojshme, në zbatimin e përpiktë të akteve proceduriale në formen dhe kohën e duhur, duke integruar dhe koordinuar edhe punën e Prokurorisë dhe të Ministrisë së Rendit.
Besoj se nuk mund ta mbyllim këtë analizë pa shprehur shqetësimin se gjykatave nuk u është krijuar ende gjithë kredibiliteti në opinionin publik për dhënie drejtësie. Publiku, institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare vlerësojnë se mungesat e kredibilitetit të gjykatave vijnë kryesisht për shkak të korrupsionit, mungesës së profesionalizmit dhe aksionit të pamjaftueshëm për reformë.
Më lejoni të tregohem i kujdessshëm të mos dënoj askënd më shumë se sa i takon. Unë besoj se edhe gjyqtarët bëjnë pjesë në shqiptarë, që nuk mund të tolerojnë më endjen në dyert e gjykatave për të kërkuar të drejta dhe liritë themelore, që njeh ligji dhe kushtetuta. Prandaj unë do t'ju nxisja t'i kushtoni vëmendje më të madhe adoptimit të teknologjive më të reja të informacionit dhe komunikimit si mjet i rritjes të transparencës së punës së gjykatave me publikun.
Si Kryeministër, dua të rishfaq gadishmërinë, vullnetin, dhe pergjegjesine e pjeses qe më takon ne keto mangesi, por dhe ministria e Drejtësisë nuk mund te mos kerkoj inicimin dhe realizimin e ndryshimeve edhe më substanciale per shendoshjen e sistemit te drejtesise dhe pastrimin e radheve te tij nga te korruptuarit, joprofesionistet dhe te papergjegjshmit, qe i shkaktojne keto kosto kritike.
Ky aksion duhet të vazhdojë të zhvillohet ne menyre transparente, ne perputhje me mandatet kushtetuese te çdo pushteti, ne bashkepunim te ngushte me Keshillin e Larte te Drejtesise dhe me kontributet që u kërkon ligji organeve te drejtesise. Por duket se ka nevojë për organizim dhe kontroll me të mire dhe me vizion më të qartë nga Ministria e Drejtesise per te bërë ekzaktësisht funksionin që cakton ligji ndaj çeshtjeve te drejtesise, dhe për t'u pozicionuar më aktivisht ne politikberjen profesionale te kësaj fushe.
Duhet nje administrim me i plote dhe koherent i sistemit te drejtesise, normim i marredhenieve mes subjekteve administrative brenda gjykatave, si dhe një komunikim më i mirë me to për të perçuar mesazhet dashamirese te Komisionit Europian per trajnim të plote, te gjithanshem dhe te organizuar te trupes se drejtesise, në përballim sëbashku me institucionet e tjera të sfidave te Procesit te Stabilizim- Asociimit.
Keni fituar pervojë, po konsolidojmë praktika të inspektimeve ne gjyqesor dhe të koordinim- bashkepunimit me KLD-ne, të cilat duhet te vazhdojnë të shoqerohen edhe me aplikimin e masave konkrete antikorrupsion, dhe me programe dhe incentiva, rritje cilesore, profesionale dhe stimulim financiar te stafeve të inspektorëve.
Është e pacenueshme vlera e botimit te vjetarit statistikor dhe transparences se garantuar ndaj publikut, por që rezulton jo shumë e njohur ose e pamjaftueshme puna për zberthimin e statistikave, duke nxjerrë probleme që do të ndihmonin në mënyrë më koherente hartimin dhe zbatimin e programeve inspektuese, që burojnë nga analizat e gjendjes së gjykatave në territor.
Ka gjithashtu, nje ndryshim të dukshem ne drejtim te permiresimit te sherbimeve ligjore, që ofron administrata e drejtësisë, vecanerisht ato të noterise dhe te permbarimit, dhe për pasojë kush punon mirë mban akoma më shumë, pra, mbetet shume per te bere.
Kështu vlereson Qeveria, e cila kërkon zbatimin e plotë të vendimeve gjyqesore ku palë e humbur eshte shteti. Sherbimi i Permbarimit, nuk mund te vazhdoje te kompromentoje besueshmerine e vendimeve gjyqesore, duke i zbatuar ato me vonese. Pra ky sherbim duhet te jete me aktiv ne zbatimin e titujve ekzekutive me karakter fiskal apo me detyrime te tjera ligjore. Prandaj më lejoni të nenvizoj domosdoshmerine e zbatimit te vendimeve gjyqesore nga te gjitha hallkat dhe strukturat e institucioneve shteterore qendrore apo vendore qofshin ato. Ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe para tij jemi te gjithe te barabarte. Kjo është aksioma që ju juristët na keni ngulur të gjithëve në kokë dhe prandaj edhe unë kërkoj që të jetë pjesë e filozofisë së punës, qe nga permbaruesi i zyres me te larget te ketij sherbimi ashtu dhe nga drejtuesit me te larte shteterore, të cilët ende ndodh te shperfillin vendimet e formes se prere te dhena nga gjykatat. As shteti dhe as qytetari nuk mund te vazhdojne te mbajnë kostot e mosveprimeve te organeve publike.
Besoj se me prioritete duhet të vazhdojmë të zgjidhim sëbashku problemet e konsolidimit të institucioneve te vuajtes se denimit, qe me gjithe ndryshimet cilesore qe kanë pesuar, kanë ende shume dobësi. Qeveria do te vazhdoje te siguroje fondet në kete funksion, për të siguruar respektimin rigoroz te lirive dhe te drejtave te personave te denuar, sa më afër standarteve nderkombetare.
Kalimi sa me i shpejte ne nje kohe sa më të shkurtër i institucioneve te paraburgimit ne varesi te ministrise se Drejtesise edhe për mua është elementi themelor për të permiresuar situaten e veshtire qe perballim ne kete sektor ende.
Natyrisht kërkohet edhe formimi dhe trajnimi i një mentaliteti të ri, i një sjelljeje me civile dhe profesionale ne trajtimin e kesaj problematike, duke vazhduar të shtohen sinjalet positive, që mirepriten edhe nga organizatat monitoruese te zbatimit te të drejtave te njeriut edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Unë përgëzoj iniciativat tuaja zoti Ministër për të sjellë në vëmëndjen e sistemit nevojën dhe mundësinë e zbatimit të denimeve alternative, që parashikon legjislacioni yne penal, i cili do te na krijojë edhe më shumë mundesi për të shfrytezuar dimesione te reja në politikat shteterore për trajtimin e kriminalitetit dhe parandalimin e tij.
Unë besoj se Ministria qe ju drejtoni zoti Xhafa duhet të programojë dhe realizojë edhe ndërhyrje të tjera në rregullimin e disa institucioneve te rendesishme te se drejtes, Ndermjetesimit, Arbitrazhit dhe te drejtes tregtare, kryesisht falimentit, te cilat ende nuk duket se ekzistojnë dhe prandaj vënia në funksionim e tyre do ta ulte ndjeshëm fluksin e konflikteve civile.
Për ta rikapituluar ç'ka bashkëbiseduam, unë besoj se dhe për ju është krejt koherente që t'i vini vetes në mënyrë të strukturuar tre objektiva programorë të qeverisë për Drejtësinë:
Hartimin dhe mbi të gjitha zbatimin e legjislacionit të kohës në përputhje me standartet komunitare; Thellimin e reformës së gjyqësorit duke konsoliduar partneritetin me institucionet nderkombetare, qe na asistojnë në procesin e transformimit drejt një vendi anëtar të familjes evropiane.
Më në fund, nuk mund të mos kërkoj, zbatimin me perpikmeri te ligjit per Keshillin e Larte te Drejtesise, rritjen e profesionalizmit ne gjykim dhe vazhdimin e aksionit ligjor per pastrimin e radheve te gjyqesorit nga te korruptuarit dhe shkelesit e ligjit. Ne funksion te nismës për riorganizimin e sistemit gjyqesor që kemi ndërrmarrë unë do t'i jepja perparesi shkalles se pare ne baze te ngarkeses reale dhe te shtrirjes gjeografike te juridiksionit te tyre.
Trajnimi i metejshem i trupes gjyqesore dhe i komunitetit te juristeve eshte nje prioritet qe forcon menaxhimin e dhenies se drejtesise. Dhe unë besoj se duke administruar me mire legjislacionin komunitar me njohjen e tij mund ta vëmë më mirë sistemin e menaxhimit dhe të dhënies së drejtësisë së vendit në parametrat e juridiksionit, që buron edhe nga gjykatat nderkombetare. Kjo është e ardhmja e punes sonë të përbashkët, në të cilën vazhdoj të besoj dhe t'ju uroj të keni suksese të tjera.
Faleminderit!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›