E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim perfaqesuesin e USAID ne Tirane. Gjate takimit u diskutua mbi progresin e bere ne fushat e mbeshtetjes se qeverise amerikane per Shqiperine si Lufta kund

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim perfaqesuesin e USAID ne Tirane. Gjate takimit u diskutua mbi progresin e bere ne fushat e mbeshtetjes se qeverise amerikane per Shqiperine si Lufta kunder Korrupsionit dhe trafiqeve, ristrukturimi i ekonomise dhe sektorit bujqesor dhe reformen e decentralizimit.

Zoti Birnholz u shpreh se USAID i vlereson pozitivisht hapat e rendesishem te hedhur nga Qeveria Shqiptare duke e nenvizuar se Shqiperia eshte ne rrugen e duhur per te perfituar mbeshtetje te metejshme ne kuadrin e programeve te reja te administrates se larte Shteteve te Bashkuara per vendet ne zhvillim, dhe se Shqiperia eshte nga te vetmet vende, per shkak te progresit te bere, i cili nuk do te preket nga reduktimi i fondeve te mbeshtetjes per Europen.

Kryeministri Nano, shprehu angazhimin e tij dhe te qeverise ne thellimin dhe konsolidimin e ketyre reformave integruese, ku duhet te kontribuoje i gjithe spektri i shoqerive shqiptare, qe nga politikanet e deri tek shoqeria civile.

Kryeministri Nano vleresoi ndihmen e dhene deri tani nga USAID dhe shprehu bindjen se pervoja e deritanishme e bashkepunimit me kete agjensi te Shteteve te Bashkuara do te vazhdoje te pasurohet edhe ne te ardhmen me kontributin dhe angazhimin e te dyja paleve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›