E Diel, 1 Nëntor 2026

Zoti ministër, Të nderuar pjesëmarrës, Jam ketu sot, ne vazhden e nje turi analizash te punes se ekzekutivit qe, ne menyre transparente, te evidentojme edhe me publikun problematikat e shfaqu

Zoti ministër,
Të nderuar pjesëmarrës,

Jam ketu sot, ne vazhden e nje turi analizash te punes se ekzekutivit qe, ne menyre transparente, te evidentojme edhe me publikun problematikat e shfaqura deri me tani, ecurine e reformave dhe pengesat per to, efektet dhe defektet e krijuara ne progresin qeverises te Kabinetit qe drejtoj. Mbi kete baze ne, duke vazhduar te komunikojme ne menyre te pergjegjshme me te gjithe faktoret e zhvillimit, qeveria luan nje rol te rendesishem ne organigramen dhe aksionin per zhvillim, por nuk eshte e vetmja dhe, mbi kete baze, duke komunikuar me te gjithe faktoret dhe me publikun, ka pasur dhe pervoja te tjera analiza te mbyllura, ne preferuam te shfaqim publikisht edhe arritjet dhe dobesite tona, per te percaktuar se bashku me perceptimin e publikut dhe me reagimin e faktoreve te tjere per zhvillim, nuk jane te gjithe te pergjegjeshem. Po te ishin te gjithe te pranishem ne kete salle, do te te percaktonim nderhyrjet, veprimet dhe korrigjimet e nevojshme te lidhura me konsolidimin e prioriteteve, te cilat Qeveria eshte votuar dhe drejton reformat per zhvillim dhe integrim te vendit me aksione ekzekutive efikase, ne perfundim te ketij bilanci qe po na jep ne menyre konstruktive thelbesisht.

Pra, ky bilanc po na jep perceptimin thelbesor te publikut per qeverisjen tone, dhe mbi kete baze po na ndihmon te korrigjojme shenjestren ne nje mjedis social ku opozita shume pak eshte sjelle si opozite, te koordinojme nderhyrjet transformuese, flas gjashte vjet opozita eshte sjelle shume pak si opozite institucionale qe te na ndihmonte akoma me shume, sic po ndodh ne komunikim publik te perseritur edhe ne kete fillim viti, per te koordinuar nderhyrjet transformuese. Shqiperia ka nevoje per reforma, qeverite duhet t'i nxisin ato, te harmonizojme me mire interesat e grupeve sociale ne nje ane dhe te institucioneve demokratike ne krahun tjeter per te garantuar dhe konsoliduar ritmin e ndryshimeve te domosdoshme. Jemi ne nje proces perafrimi me BE. Kemi 12 vjet qe perpiqemi te intepretojme poltikisht dhe, me vjen mire qe, maxhoranca qe une drejtoj eshte votuar ne menyre te qendrueshme per kete interpretim programor. Aspitarat e shqiptareve per te hyre ne Europen moderne, kjo gje s'mund te behet me stanjacion, nuk behet pa reforma, s'mund te behet duke bllokuar reformat dhe, me aq me keq, nuk mund te behet ne menyre aventureske duke mos integruar interesat e komuniteteve sociale dhe te kapaciteteve integruese te qeverisjes ne kushte demokratike dhe pluraliste, qe do te na sjellnin jo vetem ne studime, jo vetem ne projekte dhe modele pilot qe sjellin normativen europiane si detyrim sjelljeje dhe veprimi, ne marredheniet e shtetit me qytetaret dhe komuniteteve me njeri-tjetrin, por dhe me nje Strategji Kombetare Zhvilllimi dhe integrimi, tashme eshte koha e zbatimit e strategjive sektoriale ne te gjithe vendin qe do te garantonte se sjellja e standartit europian, administrimi publik i standartit europian, raporti shtet-qytetar, administrate te zgjedhur me sipermarrje administrim publik (ishin gjithashtu te normatives europiane, kur keto te jene te gjitha te tilla dhe politika te detyrohet te jete e normatives europaine).

Pra, ne kete proces vleresimi, ne po harmonizojme me mire dhe axhenden tone te integrimit. Ne funksion te celjes se negociatave me BE ne fund te ketij muaji qe eshte nje stad i ri marredheniesh kontraktore me BE, per te cilin dhe ne keto analiza ne po pergatitemi ta perballojme me dinjitet dhe ne menyre te hapur me te gjithe faktoret e tjere te zhvillimit.

Analizat trasparente te qeverise po na ndihmojne realisht te vleresojme te gjithe se bashku, sa te pergatitur jane te gjitha institucionet, poltikat komunitet sipermarrese, administrata publike, shoqeria civile madje dhe mediat per te bere tipar dominant te zhvillimit kombetar dhe te integrimit te Shqiperise ne rajon dhe ne realitet global, regjimin e reformave europaine, ritmin e larte te zhvillimit dhe te administrimit te resurseve te zhvillimit me afektivitet ne funksion te mireqienies te shtetasve, por dhe te konsolidimit te kapacieteve te funksionimit te institucioneve dhe te administrates publike qe eshte krijuar ne nje proces tashme 12 vjecar reformash kushtetuese, legjislative dhe administrative, perballe hapjes se tregjeve. Sot ketu une do ta shfrytezoj akoma me shume prezencen e partnereve qeverises si per kuorumin perfaqesues te organeve te qeverisjes vendore per qeverine dhe per stadin e zhvillimit te vendit, qe perben nje prioritet mbi prioritetet. Thellimi i reformes se decentralizimit qeverises nuk mund te realizohet pa nje bashkepunim efikas te programuar me shoqatat perfaqsuese dhe drejtperdrejt te zgjedhurit vendore.

Besoj se eshte vendi te kujtojme ketu hapat cilesore te rendesishem qe po hedhim ne kete fillimviti 2003 ne fushen e decentralizmit qeverises. Kesaj i sherbeu debati i frytshem ne ditet e para te nentorit 2002 qe i hapi udhe me pas paketes se decentralizimit fiskal. Ishte nje konsulte fillimisht informale qe eci drejt vendimarrjes nepermjet tryezes se komitetit nderministror te decentralizimit dhe qe normalisht ka sjelle ne kuvendin e Shqiperise te miratuara dhe per t'u shqyrtuar ne vijim paketa aktesh te rendesishme, qe e legalizojne kete situate te re. Ne kete proces te zhvilluar dhe ne do te vazhdojme te inkurajojme nje debat profesional, jo vetem mbi avantazhet dhe modalitet e menaxhimit, pra prekjes te kesaj kompentence te re fiskale ne takses se biznesit te vogel te kaluar tashme ne llogari te buxhetit vendor deri te riorganizimi i ndarjes administrative te territorit te vendit ne funksion jo politiko-elektoral, por te ngritjes se kapaciteteve qeverisese ne parametra te levizjes se njerezve te resurseve te sipermarrjes dhe te menaxhimit publik qe do ta bente integrimin ne BE nje realitet te pranishem per te cilin punohet ne te kater anet e territorit shqiptar, jo vetem ne Tirane.

Me nje veshtrim vertikal ne materialin shume te mire instruktiv qe ka ndertuar udheheqja e ministrise dhe, qe besoj qe do te vazhdoj te behet akoma me instruktiv per te gjithe ju dhe per administat e qeverisjes vendore ne etapa te metejshme bashkepverpimi midis jush, sic eshte permbledhja e kuadrit normativ qe ekziston ne marredheniet midis qeverise qendrore dhe asaj vendore, midis te zgjedhurve dhe administrates, midis fondeve publike nacionale dhe instrumentave fiskale qe krijojne ato dhe fondeve dhe autoritetit fiskal qe po vihet ne duart tuaja ne funsksion te menaxhimit akoma me dobiprures ne funksion te zhvillimit te resurseve lokale, te produkteve te sipermarrjes lokale dhe natyrisht ne sherbim te nevojave te komuniteteve lokale. Shumekush, ne fillimin e kesaj faze te re ku nuk u shfaq per asnje cast i lekundur apo apo apsent vullneti politik per te hedhur hapat e munguara ne vite, u shfaq skeptik, por jam i bindur se fryma e debatit dhe transparences te cilen ne vazhdojme ta kurojme, me dashuri madje, t'a perkedhelim dhe t'a konsolidojme pothuajse cdo muaj ne debatet institucionale me Komitetin Nderministror te Decentralizmit po dominon dhe bashkeveprimin dhe veprimin e ekzekutivit ne kete funksion per reforma me te shpejta qe do te vazhdojne te ndermerrem per decentralizim real te qeverisjes dhe te administrimit publik. Besoj se eshte po ashtu vendi te nenvizoj ketu qarte, ne menyre te paperseritur dhe perfundimisht pa asnje ekuivok, ju e dini qe po flet nje njeri qe nuk mban ase te fshehta nen menge, se roli i Shoqates se Bashkive te Shqiperise e, personalisht i kryetarit te saj Edi Rama, eshte i pazevendesueshem, edhe si partner i qeverise, edhe per mbarevajtjen e procesit te decentralizmit te qeverisjes vendore. Po them te njejten gje dhe per Shoqaten e Komunareve, te cilet, ashtu si komuniteti bashkiak duke u perfshire dhe une, ju falenderoj per bashkepunimin e derisotem. Por jemi ne fillim te nje procesi riorganizimi te qeverisjes dhe veteadministrimit vendor e territorial te Shqiperise dhe, pse mund te reduktohen ne numer, do te behen me te fuqishem ne kompetenca, ne autoritet dhe ne rezultat ne procesin e integrimit rajonal dhe europain te vendit. Perfitoj nga rasti ta nxis serish dhe ne menyre jashtezakonisht prioritare aktivitetin tuaj, veprimin tuaj reformator, kontributin tuaj ne funksion te decentralizimit real funksional, sepse Shqiperia, merreni si ngacmim per sedren tuaj kombetare dhe per aspiratat tuaja dhe te votueseve tuaj, se per t'u integruar ne Europe nuk mund te ngelemi me mbrapa se Ballkani, nuk mund te ngelemi me mbrapa se Maqedonia, qe nuk mund te vazhdoje te mburret gjithe jeten, se eshte me para se Serbia, sepse Serbia po ecen. Pra edhe kontaktin rajonal ta vini te gjithe se bashku ne kete funksion per trajnimin dhe krijimin te kapaciteteve reale qe pranojne, menaxhojne, tresin dhe japin produktin e duhur nga nje qeverisje autoritare vendore dhe nga bashkeveprimi i rajoneve qe jeni zgjedhur te qeverisni me rajonet homologe te vendeve fqinje, pra drejt Europes se Bashkuar.

Ky proces duhet te ece vendosmerisht perpara me kontributin e te gjitheve. Ky proces, me lejoni ta ritheksoj pa asnje ekuivok, nuk mund te bllokohet me nga armet e rivajisura te armiqsive tradicionale te cilat qetesisht do te vazhdojme t'i kycim neper muzeume, si dhe nuk do te lejojme, te gjithe se bashku, nuk do te kete ndonje vendim te maxhorances apo te qeverise per kete qellim, qe flamujt e partive te vazhdojme t'i keqperdorim ne dem te reformave dhe per te ringjallur ndasira politike qe kane frenuar zhvillimin e integrimit deri me sot. Ne do te vazhdojme t'i nxisim qe, dhe neper flamuret dhe programet e partive qe dhe nga zyrat e partive jane lule te patrimonit tone ne pluralizem, te dalin projektet konkuruese alternative, projekte qe pikerisht per shkak se konkurojne dhe fitojne, financohen. Ne nuk mund te financojme me gerr- merr-et si deri dje. Nqs sot, per shembull sintetik Tirana eshte bere pa ekuivok, rezultat dhe shfaqje model i nje projekti te suksesshem qeverises, nuk eshte as mekati i Kryeministrit dhe as e i kryetarit te bashkise qe i perkasin te njejtes filozofi e alternative qeverisese dhe as ndonje nje motiv fanatik ne investimin e perbashket te qeverise dhe bashkise se kryeqytetit per te shkulur nga rrenjet identitetin antiqyteterim te Kryeqytetit te gjysmes se pare te viteve '90 qe eshte ngulitur si i qelbur ne kembet e qyetareve nga i gjithe vendi, madje te nje vizioni politik primitiv, hakmarres, konfliktual te luftes nderqyetese midis qytetareve te trevave te ndryshme qe tashme ndihen ne shtepine e tyre ne metropolin kryeqytetas te nxitur nga qeverisja e meparshme. Ne jemi te vendosur qe tiranasit dhe shqipatret qe e duan Tiranen metropol europian te mos torturohen me nga ajo klime, nga ajo politike, nga ai vendim qe nuk i dha kryeqytetit aq sa i dha monarkia e viteve 20. Po keshtu sikunder nuk eshte mekati i Kryeministrit qe, megjithese nuk i perket partise se kryebashkiakut te Shkodres apo te qarkut te saj, ne vazhdojme te kerkojme pa e gjetur ende mbeshtetjen e autoriteteve te zgjedhura per te qeverisur ne Shkoder dhe ne qarkun e Shkodres, per t'i dhene Shkodres normalitetin e zhvillimit, normalitetin e furnizimit me energji elektrike permes kontributit te komunitetit vendas dhe te autoriteteve te tij perfaqsuese sepse nuk mundet qe pa energji te paguar te gjenerohet progres ne te kundert qe me protesta per mos pagimin e energjise te bllokohen reforma te rendesishme qe e integrojne Shkodren me zhvillimin kombetar dhe me hapjen e Shqiperise dhe rajonit drejt Europes se Bashkuar. Shkodra sot mbetet, per fat te keq dhe ky nuk eshte stikmatizim politik, shembull tipik sot se si nuk duhet te perdorim influencen politike per te shkaterruar funksionimin dhe bashkepunimin e institucioneve shteterore, eshte nje shembull qe deshmon se si instrumenti i pushtetit vendor nuk duhet ti ushqeje qytetaret qe e kane zgjedhur per t'u sherbyer me idene se qeveria eshte armike e tyre, por te marre pergjegjesite qe i ja jep ligji dhe aksioni qeverises i Tiranes dhe ai maxhorances ne kuadrin e filozofise se decentralizimit dhe integrimit kombetar ne Europen moderne. Nuk mund te kete integrim te Shqiperise ne BE pa integrim te te gjitha komuniteteve, te trevave dhe resurseve ne tregun kombetar. Pra, meqenese jemi te vendosur te shkojme te bashku me shkodranet ne Europe atehere do te vazhdojme te jemi akoma me te vendosur se deri me sot per ta siguruar bashkepunimin e autoriteteve perfqasuese te komunitetit shkodran dhe te komuniteteve te tjera.

Jam i bindur se decentralizimi perben nje platforme qe bashkon te gjithe te zgjedhurit dhe perfaqsuesit ne Shqiperi, ne vendosmerine per te mos u kthyer prapa dhe per te mos ngelur prapa te tjereve duke bere hapa ne vend numero. Nje decentralizimi i matur, i harmonizuar ne terren me reformat e tjera ka disa matrica reformash per zhvillim dhe integrim qe plaksen ne tryezat tuaja te punes dhe qe na i lehtesoje plotesimin e detyrimeve, perfshirjes, te futjes dhe te skontimit, sepse integrimi eshte dhe skontim objektivash te realizuara ne procesin e perfarimit te negociatave te nenshkrimit te marreveshjes per stabilizim dhe pastaj te pranimit, besoj kemi ende hapa decizive ne kete funksion brenda ketij 10 vjecari ne BE me aftesite tona per t'i suprizuar te gjitha aftesite e shqiptareve. Decentralizimi si proces ka prodhuar shembuj shume te mire te mireqeverisjes sic ka ndodhur ne nje numer te madh komunash dhe bashkish duke filluar me Bashkine e Tiranes e cila pa dyshim eshte kthyer ne promotor te ndryshimit pasi ka ditur te harmonizoje lirine qe garanton autonomia e institucioneve vendore me pergjegjsine e marre perballe qytetareve dhe politikes progresiste qe e mbeshtet per menaxhim, zhvillim, trasformin dhe rinovim, duke promovuar sensin e komunitetit dhe duke krijuar kesisoj modelin e nje institucioni te ringjallur dhe ambicioz. Decentralizimi deri dje ka sherbyer si nje mjet nga i cili ne menyre te papergjegjshme e te pakontrolluar mund te perfitonte privatisht gjithkush, por ne vleresimin tone te pakthyeshem ai nuk mund te jete me nje instrument diskriminimi poltik as privilegjesh poltike, por do te vazhdoje te jete inkurajues dhe do te vazhdoje te behet nje sistem akoma me konkurues ne funksion te reformave dhe produktit te tyre, te cilesise se sherbimeve qe u jepen komuniteteve. Kjo eshte gara dhe ky eshte matesi i saj.

Decentralizimi eshte dhe mbetet nje mundesi e madhe per te bllokuar perfundimisht zhvillimin e çekulibruar territorial dhe largimin e resurseve njerezore nga resurset materiale te zhvillimit, pra zbrazjen e vendit dhe mbushjen e vendit me xhepa varferie ku nuk jetohet dot me, ku nuk punohet dot me, ku humbet sensi i te ardhmes dhe shpresat, ku nuk ka institucione qe e kurojne dhe e stimulojne jeten dhe investimin per jeten sic jane shkollat, spitalet dhe, natyrisht, infrastrukturat e tregjeve qe kthejne ne produkte dhe ne para, sipermarrjen. Ky eshte decentralizimi ne kuptimin evropian te fjales: nje sistem i cili u krijon aftesine qeverisese dhe standartin normal te jeteses kudo qe jetojne njerez, kudo qe duhet te mos largohen shtetasit ne fshat apo ne qytet, pavaresisht nga distanca tradicionale me qendrat e medha te zhvilluara, nga metropolet apo nga infrastrukturat e tregut kombetar dhe te komunikimit te tregjeve kombetare dhe globale.

Po ju sjell ketu te njejtin interpretim qe vjen nga BE dhe, qe si nje prind i mire ma ritheksoi dhe Romano Prodi, dhe jam i bindur qe do t'ua thote dhe ju me 31 janar kur te vije, ne publik dhe me te tjeret ne Samitin Boteror global te Johanesburgut kur u takuam. Duke perkedhelur disa asete me te cilat Shqiperia eshte paraqitur pa ekuivoke dhe ne menyre te pakthyeshme ne databaset e komunitetit, sidomos vitaliteti sipermarres qe e ben edhe Prodin dhe shume te tjere te thote se gjithcka leviz, sa here qe vij shoh ndryshim, shqiptaret si milingonat nuk rrine kot dhe, duke na nxitur ne kete funksion qe ne aksionet e luftes kunder informalitetit, ilegjimitetit, trafiqeve, kontrabandes, korrupsionit, krimit te organizuar te vihet rregull ne treg dhe ne disiplinimin e raporteve te komuniteteve sociale me ligjin per te mos u mbytur sipermarrja, gjalleria, krijmtaria dhe produktiviteti i shqiptareve qe krijojne ndryshim dhe pastaj nje nga faktoret me te rendesishem te mosmbytjes dhe te bllokimit te zhvillimit per shkak te koncentrimit dhe jo te decentralizimit, sic po ndodh ne metropolin Tirane-Durres,- krijimi i Tiranave te tjera, i Tiranezave kudo, sepse nuk mund te jetohet me 1 milion vete vetem ne nje pjese te territorit. Dhe ky eshte dhe koncepti qe Qeveria dhe moxharanca ka pergatitur edhe projektin per ta disktuar me te gjithe faktoret, po e perseris, ne Parlament, te shoqatave dhe te interesave dhe ne publik, per zgjidhjen perfundmitare.
Me lejoni tá sjell analizen tone ne parametra konkrete. Gjatë vitit qe sapo mbyllem duke patur parasysh kete filozofi zhvillimi te qeverisjes vendore janë hedhur hapa të rëndësishëm dhe jane struktuar transformime radikale. Mjaft nga objektivat programore te qeverise tani jane bere objektiva programore te kesaj MPVD te komunikimit me te zgjedhurit e saj vendore. Une dua t'ju përshëndes zyrtarisht dhe t'ju obligoj politikisht për seriozitetin dhe përgjegjshmërinë që keni treguar ndaj programit të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, duke vazhduar te shfaqni ate kontribut dhe impenjim qe eshte konkretizuar, verpimin tuaj dhe bashkeveprimin tuaj me qeverine sidomos per implementimin e dy akteve baze: Strategjine e Decentralizmit dhe Autonomise Vendore dhe Ligjin bashkekohor te Organizimit dhe Funksionimit te Qeverisjes Vendore .

Megjithate jam i bindur se pjesa me e veshtire e reformes se konsolidimit te qeverisjes vendor sapo ka nisur. Në këtë kontekst, roli i Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm per te materializuar reformen ne menyre kapilare dhe te perditshme pasi duhet te kemi parasysh se qellimi final dhe i pambyllur mbetet aftesimi i administratave vendore, permiresimi i performances se tyre ekzekutive gje qe kerkon perkushtim, ekspertize dhe impenjim ligjor perditshem nga stafet qe rekrutohen, qe trajtohen, dhe qe sivjet dhe stimulohen. Vleresoj se ka nevoje ende per nje reformim te burokracise se MPVD e cila per shume kohe eshte konsideruar thjesht si Ministria ombrelle apo kllocke e pushtetit lokal, por qe ne fakt ajo duhet te jete nje protagoniste e reformes, nje kuratore e problemeve qe lindin ne rutinen e administrimit te perditshem lokal. Kjo Ministri nuk mund te vazhdoje te jete me nje gazerme e ish-kryetareve te deshtuar te komunave te cilet per shume vjet kane gjetur ketu nje strehe te ngrohte punesimi. Kjo Ministri nuk mund te vazhdoje me te jete, aq me pak, nje stacion fondesh publike te shperndara pa projekte konkuruese, apo mbi baza subjektiviteti elektoral apo personal. Ka ende vend per te bere nje diagnoze te plote preventive dhe kuruese te menyres se si eshte perdorur instrumenti i investimit publik permes ndarjes se fondit ekualizues qofte edhe gjate vitit te shkuar kur, per fat te keq, afro 1.5 miliarde leke, pak dite para ndryshimit de jure te kabineteve tona qeveritare jane therrmuar ne zyra komunash, te cilat kjo ministri nuk duhet t'i ushqeje më me idene se edhe karriget e zyrave te kryetareve te komunave apo votat e tyre duhet t'i bleje qeveria. Eshte vendi per t'u ndalur dhe per te pare se si jane dhene investime pa hesap ne zona dhe komuna apo bashki te caktuara duke shendoshur administrata dhe kryetare te vecante dhe, nga ana tjeter, kemi sot komuna te vecanta ku nuk eshte dhene asnje lek investim ne kater vjet dhe une do te vazhdoj te kerkoj se ato duhen "demshperblyer" legalisht. MPVD, e cila sipas ligjit koordinon dhe manaxhon situatat e emergjencave civile ne shtator kishte konsumuar te gjithe fondet publike per katermujorin e trete ne kundershtim me normat buxhetore gje qe na detyroi te preknim fondet rezerve pa shkak. Kjo praktike duhet te marre fund me detajimin e fondit te investimeve per vitin 2003. Po ashtu nuk e konsideroj aspak te pergjegjeshme dhe produktive sjelljen qe deri disa muaj muaj me pare ministria qe presupozohet te drejtoje reformen nuk kishte krijuar nje strukture te plote eficente per administrim juridik. Ministria e decentralizmit nuk kishte as sektor e jo me drejtori decentralizimi.

MPVD, para se gjithash, duhet t'i beje te ditur njesive vendore se të marrësh kompetenca, do të thotë që të kërkosh edhe realizimin e detyrimit qe burojne prej tyre. Njësi të qeverisjes vendore, që nuk luftojnë që qytetarët të shlyejnë detyrimet, por vetëm kërkojnë nga shteti, janë tradicionalisht të dështuara. Pa taksa e detyrime nuk realizohen burimet e nevojshme financiare për te rigjeneruar e prodhuar shërbime. Nëse ndokush merr aq sa jep, kjo është brenda konceptit të ekonomisë së tregut te hapur dhe te kujdesit social per komunitetet ne nevoje. Nëse një qytet, fshat apo qark nuk paguan dritat, nuk mund të furnizohet me to sepse edhe efektet e perafrimit te cmimeve, qeveria cakton tavanet dhe negociatat behen me ente qe funksionojne ne baze te ligjit me oferte, kerkesen, koston dhe produktin e menaxhimit publik te sistemit energjitik kombetar apo lokal. Qeveria sipas ligjit i mbeshtet duke kompensuar financiarisht komunitetet ne nevoje, por jo bashki apo komuna ne nevoje, aq me pak individe te zgjedhur, per te sherbyer dhe qe, meqenese mbajne pergjegjsine kryesore per mosaktivizimin e komunitetit te shendoshe qytetar ne trysnine vendore ndaj shpredorueve te energjive qe perbejne resurse kombetare per zhvillim, perdorin energjite negative te nje pjese qytetaresh te genjyer apo te shpreblyer per te bllokuar, qe gjithe publiku te kuptoje papergjegjshemrine dhe abuzivizmin e titulllareve.

Ne kështu vazhdojmë kursin e reformave, sespe pa realizim targetesh ne prodhim apo blerje energjie nga jashte, por dhe ne pakesim humbjesh dhe likudim faktoresh, nuk mund jo vetem te financohet zhvillimi i metejshem i sistemit energjitik dhe te integrohemi ne tregut energjitik rajonal, por nuk plotesojme as parametrat minimale te integrimit ne BE me nje ritem me vendet e tjera te rajonit.

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është një marrëveshje kontraktore, ka detyrime, pastaj përfitime sepse nuk mund te leshohet pushtet per administrim publik ne duar te paaftesuara per ta menaxhuar ate. Nqs deri dje ky ekuacion i pa ekualizuar ishte bere pengese per hapa substaciale dencentralizimi, ne kemi vendosur ta kapercejme kete situate bllokazhi duke dhene kompetenca dhe autoritet, njekohesisht me trainimin dhe kerkesen per te permbushur detyrimet qe vijne nga ligji i decentralizimit ne duart tuaja

Cdo konceptim dhe realizim i kundërt i decentralizimit të pushtetit, do të shnderrohej në një bumerang me pasoja jo vetem per ata qe qeverisin, por dhe per zhvillim nacional. Kjo nuk është frikë, as nihilizëm ndaj një procesi objektiv dhe jetik per fatet dhe te ardhmen e shqiptareve. Përkundrazi, mbi këtë bazë, qeveria do të vazhdoje te veproje si protagoniste e procesit të decentralizimit ne bashkeveprim midis të te dy pushteteve sepse e ardhmja dhe suksesi i kesaj reforme te qenesishme per zhvillim dhe integrim varet nga krijimi, konsolidimi dhe kompetiviteti i aftesive tuaja, qeverises administrative, menazhuese, te fondeve publike dhe sidomos i aftesive tuaja per te dhene llogari perballe zgjedhesve respektiv. Prandaj une pershendes gjithacka qe eshte bere dhe do te shtohet ne programet e 2003 nga ministria per trajnime nga donatore dhe OJF, të cilat kanë qenë aktive dhe do t'i nxisja qe te dilnin pertej disa rajoneve të kufizuara. Mungojnë deri tani inisiativat në nivel kombëtar, të cilat mbeten sfida jonë kombetare për zhvillim.

Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit duhet të punojë për realizimin e strategjisë kombetare të trainimit të administratës së pushtetit vendor e cila me ne fund eshte vene si target per vitin 2003.

Duhet te jemi perfundimisht te ndergjegjshem per rendesine e qeverisjes vendore ne zhvillimin dhe integrimin europian te Shqiperise. Mjafton vetem fakti qe per vitin 2002 bashkite dhe komunat kane nxjerre me shume se 26.000 akte te keshillave dhe kryetareve, te cilat pervecse prekin direkt jeten e komuniteve, perbejne me siguri mbi 70 % te akteve te pergjithshme ekzekutive te institucioneve shteterore pa perfshire ketu gjyqesorin.

Me duhet te them pra se ka ende vend qe MPVD ti prezantoje gjate ketij viti, qeverise dhe ministrive te tjera, norma, koncepte dhe aftesi edhe me te qarta per decentralizimin pasi ky vit eshte nje vit vendimesh te rendesishme kur vonesat nuk do te mund te tolerohen pasi do te krijonin defekte ne ecurine e reformave te pergjithshme europiane te vendit.

Padyshim qe gjate vitit 2003, dhe ky eshte nje detyrim, duhet te ndajme qartazi ligjerisht kompetencat e pushtetit vendor ne sektore jetike sherbimesh si arsimi, shendetesia, perkrahja sociale, mjedisi, ujesjellesat dhe kontrolli i territorit.

Nuk mund te tolerohet me fakti qe bashkite mbyllin njerin sy, ne disa raste edhe me rryshfet per kioskizimin e qyteteve dhe policia ndertimore gjakoset per t'i prishur ato. Nuk mund te tolerojme me faktin qe shume shkolla e qendra shendetesore jane duke u rrenuar pasi pergjegjesia per mirembajtjen dhe menaxhim eshte ende jetime. Nuk mund te tolerojme me qe listat e perkrahjes sociale te vazhdojne te jene lista piramidale, korruptive, dhe ne kete drejtim, roli i pushtetit vendor do te duhet te jete ai i policit administrativ me tolerance zero, pasi per shkak te moskokecarjes se kryetareve te papergjegjshem, po paguajme me shume te varfer dhe njerez ne nevoje nga ckemi ne realitet. Duhet te marre fund ajo kohe kur prokurimet publike mbeten kafshate qe gelltitet, por nuk kaperdihet qe ne buxhet e pastaj ne prokurim mes ministrive dhe bashkive apo komunave. Ndarja e qarte e kompetencave per mirembajtje dhe investim publik, ashtu sic edhe eshte parashikuar dhe kerkuar me te drejte dhe prej kohesh nga MPVD do te duhet te jete nje prioritet i veprimit te ardhshem te ekzekutivit.

Jam i bindur se nisma e qeverise per te decentralizuar nje volum te ndjeshem investimesh publike nuk do te zhvendose korrupsionin ne nje nivel tjeter, por do te harmonizoje interesat duke i
lene ministrive kompetencen kushtetuese te politikeberjes dhe natyrisht edhe kontrollit shume me rigoroz te perdorimit te fondeve sipas programit buxhetor nga ana e tyre. Ne nuk do te decentralizonim kompetenca, prona dhe fonde publike ne rast se do te paragjykonim pushtetin vendor si nje mjedis abuziv dhe te papergjegjshem. Pavaresisht se ka mjaft raste abuzimesh dhe te gjitha organet e kontrollit institucional do te zbresin kete vit ne mejdan per te bere detyren e tyre, ne nuk mendojme se ne pushtetin vendor mbizoterojne te korruptuarit. Perkundrazi ne do te tregojme se edhe ata qe po tentojne ta kthejne nevojen per transparence ne gjueti shtrigash shtyhen nga motive fanatike elektoralo-politike te cilat vecse i vene ata ne pozite te veshtire me komunitetet qe sot jane aftesuar te ndajne shapin nga sheqeri. Me bindjen se nuk mbizoteron abuzimi por e kunderta ne qeverisjes vendore ne Shqiperi, une besoj se shumica e pushtetareve vendore jane ne gjendje te kthehen akoma me mire se sa deri me sot pavarsisht nga partite qe perfaqsojne ne partnere serioze e te afte per te bashkeqeverisur vendin drejt Europes, prandaj Qeveria qe une drejtoj, pranoi dhe vendosi reformen e liberalizmit te pagave te pushtetit lokal si dhe shtoi fondet ne administrim lokal me paketen e biznesit te vogel dhe taksen e tokes bujqesore vecanerisht.

Në procesin e kalimit të kompetencave dhe fuqizimit të njësive të pushtetit vendor, një rol të rëndësishëm ka edhe plotësimi i kuadrit ligjor për funksionimin dhe kompetencat e qarkut, i cili duhet të behet protagonist i rendesishem në hartimin e politikave rajonale të zhvillimit. Ne presim dhe do ta nxisim qe qarku te filloje ta konkretizoje rolin per te cilin eshte krijuar duke shkurajuar te gjithe ata qe mendojne se kjo strukture eshte nje mbivendosje ndaj organeve te zgjedhura ne menyre direkte dhe une jam i informuar se MPVD eshte ne procesin e plotesimit te kuadrit ligjor te nevojshem per funksionimin e kesaj hallke te rendesishme per kushtet dhe specifikat shqiptare, duke marre ne konsiderate edhe nevojen per rajonizimin e vendit sipas modeleve qe funksionojne sot ne Bashkimin Evropian. Materiali permbledhes qe kemi marre e sjell te qarte ndryshimin qe ka ndodhur ne te gjitha vendet e reja demokratike qe tashme ishin dhe subjekt i zgjerimit me te fundit te BE ne procesin e decentralizimit duke pakesuar njesite e qeverisjes vendore dhe duke pershtatur me mire territoret ekonomiko-njerezoreme administrimin institucional.

Sic e thashe procesi i decentralizimit është target, kondicion dhe produkt prioritar per integrimin euroatlantik të vendit. Besoj eshte fakt insitucional qe e kemi ndare se bashku, dhe tashme publik qe edhe integrimi ne NATO krahas atij ne BE lidhet me kapacitetet funksionuese te qeverisjes vendore gjithashtu. Në këtë konteks ky proces nuk mund te mos mbështetet në përvojën e realizuar nga vendet e përparuara qe i kemi dhe ne kufi dhe problemi i shtruar per diskutim natyrshem do te jete sivjet para zgjedhjeve vendore, nuk kemi ndermend te bejme investime bosh dhe te shperdorojme investimin politik dhe kryesor te nje demokracie funksionale sic jane zgjedhjet pa riorganizuar ndarjen territoriale-administrative te vendit. Sepse njelloj sic mund te zmadhojme bashki apo komuna ku qeverisin perfaqsues te maxhorances njelloj do te zmadhojme apo harmonizojme me levizjet kombetare te zhvillimit dhe te integrimit komuna apo bashki qe qeverisin opozitaret.terreni i konkurimit nuk mund te jete i ndryshem per sensibiltette te ndryshme poltike, prandaj ne e kemi hapur per publikun dhe per faktoret qe duan te angazhohen realisht per reforma per diskutim por te jeni te sigurt qe per shkak te gerr- merr-ve ballkanike nuk do ta pengojne kete pjese te Ballkanit te zhvillohet ne standarte europaine. Këto dhjetë vjet kanë reflektuar edhe magësite serioze që kane penguar kete proces dhe qe kane nisur te na krijojne deformime jo vetem anti ekonomike, sepse blejne resurset qe nuk administrohen dot, por dhe ne raportin i zhvillimit njerezor per 2001 i evidentonte ato, niveli minimal i nje rajoni ekonomiko administrativ europain ishte 600 deri ne 800 mije banore, por do ti perkthejme ne realitetin shqiptar. Sa më parë dhe sa më drejt të bëhet reflektimi, aq më i sukseshëm do të jetë edhe decentralizimi ne praktike. Në këtë kontekst do te ishin te pafrytshme spekulimet me karakter politik për një proces që duhet te thyeje kufijte e izolimit tradicional te tregjeve, komuniteteve vendore nga hapja dhe integrimi rajonal e global i vendit. Une garantoj se kjo do te realizohet ne menyre te hapur e transparente duke i dhene mundesi te gjitheve te thone fjalen e tyre ne parlament dhe ne nivel komunitetesh perfaqsuese. Parimet mbi te cilat do te synohet nje sistem i ri territorial do te jene kryesisht menaxheriale, por duke marre ne konsiderate traditen, kulturen, fene dhe historine, e sigurisht zhvillimin aktual dhe infrastrukturen e komuniteteve vendore.

Duhet po ashtu te kemi parasysh mire se nevoja per nje strukture te rinovuar te ndarjes administrativo-territoriale eshte e pajtueshme edhe me kërkesat jo vetem të zhvillimit aktual ekonomiko-social të vendit, por edhe me sfidat që shtron para vendit tonë tendenca e pakthyeshme për asocim në Bashkimin Europian.

Me këtë rast, nuk mund të mos veçoj , përpjekjet dhe mobilizimin e lavdërueshëm , që shpalosët në përballimin e situatës së emergjencës, gjatë përmbytjeve të shtator-tetorit të vitit të shkuar. Fatkeqësia natyrore, me të cilën u ballafaquan 4 qarqe të vendit, u shndërrua për të gjithë qeverinë dhe, në mënyrë të veçantë për ministrinë tuaj, në promotor të mobilizimit të resurseve per te korrigjuar edhe deformimin ne vite te sistemeve ekonomike dhe ekologjike te zhvillimit kombetar.

Ju arritët, në një kohë rekord, që të kapërcenit vështirësitë e fillimit dhe boshllëkun shqetesues ligjor te trasheguar. Falë eksperiencës së fituar gjatë krizës së Luftës së Kosovës dhe emergjencave natyrore të dimrit të kaluar, ministria juaj realizoi me parametra të kënaqshëm evidentimin e dëmeve njerëzore dhe materiale të shkaktuara, ndihmën për popullsinë në nevojë, koordinimin e njësive qendrore dhe vendore te pushtetit. Gjatë kësaj periudhe u përgatitën dhe u miratuan edhe 11 vendime të Këshillit të Ministrave, dhe po kaq vendime te Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile.

Kjo sipërmarrje mundësoi, që në një kohë shumë të shkurtër, të hartohen dhe të miratohen aktet nënligjore te Ligjit "Për emergjencat Civile", të cilat nuk ishin realizuar për mbi një vit e gjysmë.Ajo vërtetoi gjithashtu, se në punën e administratës flenë rezerva të mëdha, të cilat duhet të shfrytëzohen për të materializuar kapacitetet organizative, administrative dhe ligjore të punës sonë. Ruajtja e ritmeve të veprimit të periudhave të emergjencës është një nga sekretet që mundëson kualitete, shpejtësi dhe cilësi në përballimin dhe zgjidhjen e kërkesave që njerëzit shtrojnë përditë para shtetit që e kanë votuar t'u sherbeje.

Nje fushe ku eshte humbur shume kohe, jane humbur dhjete vjet pa kryer as edhe ndryshimin me te vogel eshte pa dyshim sherbimi i gjendjes civile.Administrata shqiptare ka pesuar tranformime rrenjesore keto 10 vite por ende nuk ka arritur te transmetoje pervoje dhe teknologhji te perparuar ne ket sherbim baze per qytetaret. Miratimi i tre akteve baze ne fund te vitit 2002 ishte nje start i domosdoshem per ta vene ne shina modernizimi kete sherbim. Por nuk duhet humbur me kohe. Ecejaket e qytetareve per te marre nje certifikate apo per te gjetur nje adrese duhet te kene nje limit. Detyrimi per ta iniciuar permiresimet strategjike te Rregjistrit Nacional dhe informatizimin e rrjetit te gjendjes civile jane nje prioritet ekzekutiv. Nuk ka integrim pa nje nje sistem modern dokumentash identiteti te standartit "Schengen" edhe ne Shqiperi.

Institucioni i Prefektit ka njohur ndryshime cilësore, duke e rritur kësisoj rolin dhe ndikimin e tij në bashkëveprimin e pushtetit qendror dhe atij vendor. Pas miratimit të ligjit te ri "Për Prefektin" u krijua një vizion i ri për punën që duhet të kryejë prefekti, detyrat dhe përgjegjësitë e tij, marrëdhëniet me institucionet qëndrore në nivel vendor, përfshirë ato të rendit dhe të ushtrisë, marrëdhëniet më organet e qeverisjes vendore, në kontrollin financiar, etj, detyra këto që janë ndjekur, duke u bazuar në kushtet konkrete të seicilit qark.

Prefekti ne menyre me te qarte, por edhe me me efektivitet, duhet te luaje rolin e percuesit direkt i politikave zhvilluese te Qeverise ne nivel qarku. Si perfaqesues i Keshillit te Ministrave, ai duhet te asimiloje mire programet vjetore per cdo sektor dhe te luaje rol aktiv ne ecurine sa me te sukseshme te te gjithe sektoreve dhe drejtimeve te punes. Ketu kam parasysh plotesimin e detyrave funksionale nga te gjitha institucionet, menaxhimin e investimeve, rritjen e nivelit te sherbimeve, dhe shume e rendesishme kjo plotesimin dhe avancimin e treguesve financiare ne grumbullimin e te ardhurave apo rritjen e efektivitetit te shpenzimeve.

Qeveria ka marrë një varg masash ligjore dhe administrative, të cilat mundësojnë krijimin e strukturave dhe kompetencave për prefektin. Aktivizimi i institucionit të nënprefektëve, me delegimin e kompetencave të prefektit si dhe krijimi i strukturave dhe organikave të administratës pranë nënprefektit në rrethet ku ai ushtron funksionin e tij, do të mundësojë që administrata e prefektit të jetë më afër komunitetit për zgjidhjen e problemeve dhe informacionin e kërkuar. Në këtë mënyrë u japim fund sorrollatjeve dhe endjeve te pafundme të njerëzve për zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Pra, ju te nderuar prefekt duhet ti pergjigjeni angazhimit te qeverisë për plotësimin e kuadrit ligjor për institucionin e prefektit kërkon një impenjim maksimal nga të gjithë prefektët, për njohjen e këtyre kompetencave, realizimin e tyre dhe forcimin e kontrollit dhe ndikimit në zbatimin e ligjit. Ushtrimi i kontrolleve duhet të kapërcejë në mënyrë të padiskutueshme natyrën konstatuese dhe të shndrohet në një faktor determinant të ndryshimit të realitetit. Ministria nuk duhet te lejoje sidomos ne lidhje me kontrollin financiar qe pas prefektit te vazhdohet me te meta nga njesite qe kontrollohen si rezultat i cilesise se dobet te kontrollit. Keto raste duhet te trajtohen me shume vemendje dhe ne dinamiken e targeteve te caktuar.

Është e domosdoshme që të rritet roli i prefekteve edhe në funksionimin e gjëndjes civile, e cila ka ndikim shumëplanësh në të gjithe akseset ekonomike, sociale e politike. Kjo do te jete me e mundshme ne vijim te masave te organizuara qe po merr Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit per kete sektor qe Qeveria i mbeshtet plotesisht.

Rritja e rolit të institucionit te Prefektit është e lidhur ngushtë me zbatimin e kritereve ligjore te meritokracisë për të integruar në të gjitha nivelet e administrimit vendor, ekspertë nga pikëpamja ligjore dhe profesionale, që përmbushin kriteret e suksesit në realizimin e objektivave të programit dhe reformave që na afrojnë me Europën. Është detyrë e prefektëve të sigurojne rezultate të prekshme të dukshme dhe konkrete në luften kundër korrupsionit, abuzimeve, trafiqeve të influencës dhe shpërdorimit të financave publike. Duke theksuar këto prioritete dhe të tjera që përcaktion ligji, theksoj se nuk do të lejoj apatine në funksionimin e administratës publike, apatinë e institucionit të prefektit që sjell edhe zgjatjen e apatisë së administratave të bashkive e komunave.

Ne fund dua te theksoj se duhet te kuptoni te gjithe se cfare nuk eshte decentralizim: Ai nuk eshte nje copezim feudal apo krijim principatash, perkundrazi eshte ne funksion te nje jete me te mire te qytetareve, nepermjet hapjes, demokratizimit dhe zhvillimit integrues. Per kete kerkohet perfshirja e komuniteteve ne vendim marrje dhe pergjegjesi perpara tyre, bashkeveprim mes bashkive dhe komunave, rol realizues dhe dinamik i Keshillave te qarqeve dhe marredhenie po kaq dinamike midis pushtetit vendor dhe atij qendror.

Decentralizim nuk do te thote nje gjendje statike e organizimit tteritorial dhe aq me keq e copezimit te metejshem. Perkundrazi kerkohet realizimi i nje reforme ku merren perfundimisht parasysh faktoret ekonomike, demografike dhe infrastrukturore por edhe ata te kultures e tradites qe na orientojne tek nje vizion i ri i administrimit publik, gjitheperfshires, dhe me vizion afat gjate dhe sa me konsensual per zhvillim dhe integrim .

Ne fund, dua t'ju rikujtoj tuaj se ky eshte viti i pare kur me shume se gjysma e te ardhurave te pushtetit vendor, mblidhen nga vete autoritetet lokale. Kjo do te thote me shume pergjegjesi per pushtetin vendor per ofrimin e sherbimeve standarte ndaj qytetareve dhe sipermarresve, jashte influencave tradicionale te pushtetit qendror. Nje tjeter element qe dua t'ju kujtoj eshte se financimet nga buxheti i shtetit (ato te pakushtezuara) shperndahen me nje formule ku nuk ka vend per asnje allishverish, trafik influence, miqesi, preference apo favorizim. Persa u perket fondeve te kushtezuara nga Buxheti i Shtetit, kemi adoptuar kritere te qarta konkurrenciale te projekteve qe do te vijne nga pushteti vendor, qe marrin parasysh prioritetet e zhvillimit, shperndarjen rajonale dhe prirjet demografike, nevojat objektive si dhe vete shkallen e kontributit te pushteteve vendore. Qeveria financon ato qarqe bashki apo komuna qe kane projekte te konsoliduara zhvillimi dhe ju garantoj se nuk do te lodhemi duke pritur qe edhe ato qarqe, rajone, Bashki apo komuna qe thone se s'kemi financime, te sjellin projekte prej te cilave perfiton zhvillimi, progresi dhe mireqenia e taksapaguesve shqiptare.

Pune te mbare!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›