Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, zhvillohet mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave me tematike "Pe iniciativen ligjore ne njohjen, kthimin e kompensimin e pronave dhe permiresimin
Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, zhvillohet mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave me tematike "Pe iniciativen ligjore ne njohjen, kthimin e kompensimin e pronave dhe permiresimin e funksionimin e strukturave qeverisese si dhe permiresimin e legjislacionit ne fushen e tregtise, industries dhe nxitjes se investimeve".
Ne kete mbledhje u miratuan keto projektligje e vendime:
U miratua projektligji: "Per kthimin dhe kompensimin e pronave te paluajteshme ish-pronareve". Per rendesine qe ka ky projektligj, njoftimin per shtyp po ua dergojme veçmas.
Keshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Per integrimin dhe bashkimin familjar te personit qe ka perfituar azil ne Republiken e Shqiperise".
Ky ligj rregullon procedurat per realizimin e te drejtave per arsimimin, punesimin, kujdesin shendetesor e shoqeror, strehimin dhe bashkimin familjar te personit, qe ka perfituar azil ne Republiken e Shqiperise. Ky projektligj qe miratoi sot Keshilli i Ministrave ka te beje me integrimin ne Shqiperi dhe nxitjen e pavaresise se personave qe kane perfituar azil, me qellim gjetjen e zgjidhjeve afatgjata per problemet e tyre. Ai miratohet ne vazhden e permbushjeve dhe zbatimit nga Shqiperia te detyrimeve nderkombetare te shkruara ne Konventen e vitit 1951 mbi Statusin e Refugjatit dhe Protokollit te saj te vitit 1967, ku Shqiperia ka aderuar ne vitin 1992. Ai i ben te zbatueshme dispozitat e Ligjit nr. 8432, date 14.12.1998 "Per Azilin ne Republiken e Shqiperise".
Keshtu ky ligj "Per Azilin ne Republiken e Shqiperise" operon ne menyre te tille qe azilkerkuesi te trajtohet ne perputhje me dispozitat perkatese te legjislacionit shqiptar. Por per shkak te mungeses te nje kuadri te plote ligjor, nje person qe ka perfituar azil ne Republiken e Shqiperise mund te bllokohet (ndalohet) ne ushtrimin e te drejtave te tij. Pikerisht miratimi i ketij projektligji ka te beje me kompletimin e kornizes ligjore mbi azilimin ne Republiken e Shqiperise, gje qe do te perfshije ne te më hollesisht te drejtat themelore qe do te perfitojne personat azilkerues si: te drejten per dokumente identiteti, per te kerkuar pune, i huaji qe ka perfituar azil gezon te njejtat mundesi ligjore ne tregun e punes si shtetasit shqiptare, te drejten per te kerkuar nga sistemi i sigurimeve shoqerore dhe shendetesore te detyrueshme sipas legjislacionit perkates, lirine e levizjes, te drejten per te patur akses ne sistemin arsimor dhe trajtimin social duke perfshire edhe kujdesin shendetesor, si dhe te drejten e strehimit ne Republiken e Shqiperise si cdo shtetas shqiptar.
Ne kete ligj eshte caktuar Zyra per Refugjatet per organizimin dhe mesimin e gjuhes shqipe, te edukumit qytetar per cdo person qe ka perfituar azil. Kjo e drejte ka per qellim qe te plotesoje me se miri kerkesat dhe detyrimet e azilkeruesve te cilet perfitojne status ligjor ne perputhje me Konventen e OKB te vitit 1951. Personi qe ka perfituar azil ne Shqiperi ka te drejte te kerkoje bashkim familjar me bashkeshortin, femijet e pamartuar nen 18 vjeç, apo ndonje person qe eshte ne ngarkim te tij.
Personi qe ka perfituar azil politik paraqet aplikimin per bashkim familjar ne Zyren per Refugjatet dhe per kete qellim ploteson nje formular te vecante aplikimi. Vendimi nga kjo zyre per bashkim familjar merret Brenda 30 diteve nga dita e paraqitjes se aplikimit per bashkimin familjar.
Keshilli i Ministrave miratoi edhe ligjin "Per dhomat e tregtise dhe te industrise".
Praktika e zbatimit te ligjit ekzistues "Per dhomat e tregtise dhe te industries" ne veprimtarine e dhomave ka diktuar nevojen e ndryshimit te tij dhe te pergatitjes te ketij projektligji te ri. Miratimi i ketij projektligji u be i domosdoshem pasi, ligji ekzistues nuk po jepte zgjidhje per biznesmenet ne stadin aktual te zhvillimit te biznesit privat ne vendin tone. Ne krahasim me ligjin ekzistues, Projektligji synon t'i jape me shume hapesire dhe liri veprimi Dhomave duke u mbeshtetur edhe ne eksperiencen e vendeve te tjera, si Italia, Gjermania, si dhe ne sugjerimet e bera nga perfaqesuesit e dhomave te tregtise ne vendin tone.
Qellimi i ketij projektligji eshte mbeshtetja dhe nxitja e bizneseve qe zhvillohen ne fushen e tregtise dhe te industrise, nepermjet dhomave te tregtise dhe te industries, si struktura perfaqesuse te tyre. Objekti i veprimtarise se Dhomes jane: sherbimet per anetaret e vet, mbeshtetja e interesave te ligjshme ekonomike te tregtareve, prodhuesve, te degeve apo sipermarrjeve te ndryshme, te anetaresuar ne te; perfaqesimi i anetareve te saj ne marredheniet me pushtetin vendor; shkembimi i te dhenave, mendimeve dhe propozimeve per nxitjen dhe zhvillimin e tregtise dhe te industrise me administraten shteterore.
Dhoma funksionon ne territorin e Republikes se Shqiperise ne baze qarku dhe ka seline e vet ne qender te tij. Ne nje qark nuk mund te krijohet me shume se nje dhome. Dhoma mund te ngreje sipas nevojave te veta, dhoma ose zyra perfaqesimi brenda qarkut. Dhoma gezon statusin e personit juridik. Keshtu ne vend te 36 dhomave qe jane sot sipas rretheve te vendit, do te kalohet ne 12 Dhoma Tregtie dhe Industrie, pasi sipas te dhenave rezulton se rreth 85 % e bizneseve zhvillohen ne qendrat e prefekturave dhe per rrjedhoje me pak se 50 % jane aktive.
Anetaresimi i detyrueshem i subjekteve te biznesit ne Dhome eshte nje pervoje e vendeve evropiane dhe eshte domosdoshmeri se ka te beje me ekzistencen e vet dhomes. Per te gjithe subjektet e biznesit anetare te Dhomes, sipas projektligjit, aktiviteti legal i tyre kompletohet edhe me Karten e Anetaresimit ne Dhome. Ne projektligj sillen mjaft elemente te rinj ne ndihme te veprimtarise se biznesmeneve.
Gjithashtu, Keshilli i Ministrave miratoi edhe projektligjin "Per disa ndryshime ne Ligjin nr.7512, dt. 10.8. 1991, "Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private, te nismes se lire, te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimit" me ndryshimet perkatese.
Qellimi i ketij projektligji ka te beje me ndryshimin e varesise se Agjencise Kombetare te Privatizimit, e cila nga Keshilli i Ministrave qe ka qene deri tani i kalon Ministrise se Financave.
Ne pojektligj percaktohet qe Agjencia Kombetare e Privatizimit eshte institucion qendror, ne varesi te ministrit te Financave. Agjencia Kombetare e Privatizimit eshte person Juridik. Drejtori i Agjencise Kombetare te Privatizimit emerohet dhe lirohet nga ministri i Finacave dhe se Agjencia Kombetare e Privatizimit eshte i vetmi organ qe kryen procedurat e shitjes se prones shteterore qe privatizohet, pervec rasteve kur percaktohet shprehimisht ndryshe ne ligj.
Keto ndryshime u bene, ne kuadrin e reformes strukturore te administrates publike, duke gjykuar se Keshilli i Ministrave, nga i cili varej Agjencia Kombetare e Privatizimit, si organ kolegjial, nuk ka mundesine e duhur te ushtrimit te mbikyrjes administrative te ketij institucioni dhe te instiucioneve te tjera qe kane kete varesi.
Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Ukraines, per nxitjen dhe mbrojtjen e ndersjellte te investimeve".
Marreveshja synon intesifikimin e bashkepunimit ekonomik nepermjet nxitjes dhe mbrojtjes se investimeve reciproke mbi bazen e perfitimit te ndersjellte. Marreveshja parashikon edhe trasferimet qe kane te bejne me investimet. Keto trasferime mund te kryehen lirisht, pa vonese dhe ne monedhe lirisht te konvertueshme. Miratimi I kesaj marreveshjeje do te ndikoje ne nxitjen e investimeve reciproke ndermjet dy vendeve, duke synuar njekohesisht mbrojtjen dhe garantimin e tyre ne secilin vend.
U miratua gjithashtu edhe vendimi "Per miratimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Ukraines, per bashkepunim ekonomik dhe tregtar".
Marreveshja ka si qellim, zgjerimin e marredhenieve ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve dhe rritjen e perfitimit reciprok. Palet angazhohen te zhvillojne nje bashkepunim te drejteperdrejte dhe riciprok mbi bazen e perftimit te ndersjellte, barazise, ne perputhje me legjislacionin kombetar. Palet marrin persiper t'i japin njeri-tjetrit trajtimin e kombit me te favorizuar, lidhur me te gjitha ceshtjet e eksportit dhe importit te mallrave me origjine nga vendet respective te Paleve, ne perputhje me parimet e Marreveshjes se Pergjithshme mbi Tarifat dhe Tregtine (GATT) dhe Marreveshjen e Organizates Boterore te Tregtise (OBT). Me qellim zgjerimin e tregtise dhe bashkepunimit ekonomik midis dy vendeve, te dy Palet do te lehtesojne pejemarrjen e personave juridike dhe fizike te tyre, ne ekspozitat dhe panairet e organizuara, shkembimin e delegacioneve te aksperteve ne fushat e ekonomise dhe tregtise, shkembimin e infromacionit, vecanerisht ne lidhje me ndryshimet legjislative, programet ekonomike qeveritare dhe format e tjera te kontratave te punes, duke kontribuar ne bashkepunimin midis tyre. Ne baze te kesaj Marreveshjeje, pagesat pr tregtine e mallrave dhe sherbimeve midis te dy vendeve do te behen ne monedhe lirisht te konvertueshme, ne perputhje me ligjet dhe rregullat e kembimit te monedhes se seciles Pale.
U miratua vendimi "Per miratimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise Federale te Republikes Federale te Jugoslllavise, per nxitjen dhe mbrojtjen e ndersjellte te investimeve".
Marreveshja synon intesifikimin e bashkepunimit ekonomik nepermjet nxitjes dhe mbrojtjes se investimeve reciproke mbi bazen e perfitimit te ndersjellte. Si baze per perfundimin e kesaj marreveshjeje sherbeu projekti I paraqitur nga pala shqiptare. Ne kete marreveshje trajtohen nxitja dhe mbrojtja e investimeve. Palet angazhohen se do te pranojne dhe nxisin investimet e investitoreev te pales tjeter ne perputhje me legjislacionin e tyre. Po keshtu, investime te bera nga investitoret e njeres pale ne territorin e pales tjeter, ne cdo kohe do t'u jepet nje trajtim I drejte dhe I barabarte dhe ato do te gezojne mbrojtje dhe siguri te plote. Marreveshja parashikon kompensimin per humbjet nga lufta, kryegritjet e armatosura, luftes civile ose ngjarjeve te ngjashme. Marreveshja parashikon edhe trasferimet qe kane te bejne me investimin. Keto trasferime mund te kryhen lirisht, pa vonese edhe ne monedhe lirisht te konvertueshme. Marreveshja per mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve do te intesifikoje edhe me teper bashkepunimin ekonomik duke stimuluar investimet ndermjet dy vendeve.
U miratua vendimi "Per miratimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Moldavise, per heqjen e vizave per mbajtesit e pasaportave diplomatike dhe te sherbimit".
Marreveshja parashikon qe shtetasit e seciles pale, mbajtes te ketyre pasportave kane te drejte te hyjne ne territoret respective pa viza dhe te qendrojne per nje periudhe deri ne 90 dite. Gjithashtu, marreveshja parashikon qe anetaret e perfaqsive diplomatike, misioneve konsullore, ose organizatave nderkombetare, te akredituara ne vendin e pales tjeter, si dhe anetaret e familjeve te tyre, mbajtes te pasaportave diplomatike kane te drejte te hyjne ne territoret respective pa viza. Mbajtesit e pasaportave diplomatike dhe te sherbimit jane te detyruar te respektojne legjislacionin ne fuqi, gjate qendrimit ne territorin e shtetit prites. Kjo marreveshje do ti sherbeje forcimit te metejshem te marredhenieve dypaleshe, forcimit te besimit, solidaritetit dhe bashkepunimit midis dy vendeve tona si dhe lehtesimit te levizjes se lire te personave mbajtes te pasaportave diplomatike.
U miratua ne mbledhjen e Qeverise vendimi "per miratimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Italise, per bashkepunimin ne fushen e turizmit".
Kjo marreveshje do te kontribuoje ne zhvillimin e forcimin e lidhjeve dhe marredhenieve ndermjet dy vendeve, njohjen reciproke, respektimin e realitetit historik, kulturor dhe social te popujve tane dhe zhvillimin normal te shkembimeve dypaleshe ne fushen ekonomike. Gjithashtu ajo do te kontribuoje ne perpjekjet per te thjeshtezuar formalitetet e udhetimit dhe procedurat e kontrolllit kufitar me qellim rritjen e fluksit turistik.Marreveshja parashikon se palet kontraktuese do te favorizojne zhvillimin e bashkepunimit edhe ne kuadrin e organizatave nderkombetare qe veprojne ne fushen e turizmit, ne kuader te iniciatives se Europes Qendrore dhe iniciatives se Jonit dhe Adriatikut, duke bashkepunuar me vendet e tjera anetare dhe do te shkembejne informacionin mbi rezultatet e arritura nga secili vend ne kete fushe.
Palet kontraktuese do te kontribuojne ne adoptimin e cdo mase te nevojshme administrative, financiare dhe fiskale per lehtesimin e investimeve reciproke dhe mbi te gjitha nepermjet krijimit te shoqerive te perbashketa, me qellim zgjerimin e infrastrukturave respective turistike dhe per te kontribuar ne rritjen dhe rregullimin e flukseve turistike ndermjet dy vendeve.
U miratua ne mbledhjen e Qeverise vendimi:"Per miratimin, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Italise, Per realizimin e programit te ristrukturimit teknik dhe menaxhues te KESH sh.a, dhe te fuqizimit te sistemit elektrik shqiptar".
Ne kuadrin e masave dhe perpjekjeve qe po behen nga Qeveria dhe KESH-it per te permiresuar gjendjen e sistemit tone elektroenergjetik ne bashkepunim me donatoret e huaj, eshte siguruar mbeshtetja e Qeverise Italiane per nje program te ri bashkepunimi dypalesh. Programi ka si objektiv qe nepermjet permiresimit te sigurise dhe te eficences se furnizimit me energji elektrike te knsumatoreve, te permiresoje nivelin e jeteses se popullates dhe te plotesoje kerkesat ne rritje per energji elektrike te sektorit prodhues, me qellim mbeshtejen e biznesit dhe rritjen e investimeve private. Per te arritur kete objektiv te pergjithshem, Programi synon mbeshtetjen e rritjes hap pas hapi te pavaresise tekniko-financiare te KESH-it ne perputhje me kerkesat bashkekohore te menaxhimit, qe lejojne perfshirjen (integrimin) e sektorit tone elektrik ne zhvillimet rajonale dhe ato europiane. Programi parashikon asistence teknike e profesionale per drejtimin e KESH- it dhe transferimite eksperiences organizative e "Know-How" nepermjet ndihmes teknike per kontrollin e rrjetit te transmetimit dhe projektimin e Qendres se Re Dispeçer, ndertimin e zyrave te reja te KESH-it ne qender dhe rehabilitimin e atyre ne rrethe, perfshire edhe kompletimin me pajisje e mjete te nevojshme. Programi do te krijoje kushte per kompletimin e rrjetit kompjuterik te faturimit te energjise elektrike, duke modernizuar ne menyre te ndjeshme sherbimin dhe duke rritur efektivitetin ne fushen e vjeljeve te te ardhurave nga shitjet e energjise elektrike.
U miratua sot ne mbledhjen e qeverise vendimi: "Per miratimin e marreveshjes ndryshuese, nenshkruar ndermjet Albpetrol sh.a, Premier Consolidated Oilfields Finantial Corporation, per zonen e Kontrates Patos-Marinez".
Pas hyrjes ne fuqi te Ligjit nr.7746, date 28.07.1993 "Per hidrokarburet (kerkimi dhe prodhimi)" dhe marreveshjes se nenshkruar midis Ministrise se Industrise, burimeve Minerare dhe Energjitike dhe Bashkesise Ekonomike te Naftes Albetrol, me date 26.07.1993 si pjese perberes e ketij ligji, albetroli filloi nje raund negocimesh me shume kompani si per kerkimin e hidrokarbureve ne blloqet e kerkimit, ashtu edhe per rehabilitimin e vendburimeve ekzistuese.pas ketyre negocimeve , u realizua pergatitja dhe nenshkrimi I nje marresveshje Hidrokarbure "Per kerkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarburevene zonen e Dumrese dhe prodhimin e hidrokarbureve ne zonen Patos-Marinez". Zbatimi I projektit solli nevojen e investimeve te fondeve prej disa qindra million USD. Ne kete kohe lindi nevoja e gjetjes se partnereve te tjere me kredibilitetin per te financuar projektin. Pas disa negocimesh u pergatit Marreveshja Ndryshuese nga palet pjesemarrese, ecila solli ndryshime te disa prej termave kryesore te Marreveshjes Hidrokarbure dhe License Marreveshjes. Pas negocimeve ne muajt e pare te ketij viti, palet rane dakort qe te fillojne zbatimin e planit te Zhvillimit, duke aplikuar fillimisht nje program pune dhe buxheti per vitet 2002-shtator 2003, kushtezuar nga partneret perendimore me plotesimin e kushteve:
• Mbulimi I interesave te financimit te projektit per koston e zhvillimit.
• Arritjen e marreveshjes per transportin, cmimin e shitjes se naftes si dhe garancite per kryerjen e pagesave nga ana e Albpetrolit.
• Pergatitjen, nenshkrimin dhe miratimin e dokumenteve amendues per zgjidhjen ligjore te mbartjes se kostove te zhvillimit te Albpetrolit.
U miratua edhe vendimi "Per miratimin e buxhetit te vitit 2003, per agjensine e nderrmarrjeve te vogla dhe te mesme"
Burimi kryesor I financimit eshte buxheti I shtetit. Buxheti I Agjensise nevojitet per te mbuluar kostot operative te aktivitetet te Agjensise per vitin 2003, si fondi I pagave, shperblimet e Keshillit Mbikqyres dhe shpenzime te tjera te nevojshme. Krahas buxhetit te shtetit, ne financimin e kesaj Agjensie ka hapesire ligjore qe lejon edhe edhe kontributin e donatoreve.
U miratua vendimi "Per nje shtese fondi ne buxhetin e vitit 2003, miratuar per Komisionin Qendror te zgjedhjeve, per financimin e fushates zgjedhore per kryetar komune, ne Llugaj, Tropoje, te Qarkut Kukes".
U miratua vendimi "Per trajtimin me strehim te ushtarakeve te Forcave te Armatosura".
Trajtimi me strehim I ushtarakeve te Forcat e Armatosura ka qene dhe eshte nje problem shume I mprehte social, pasi ne periudhen e trazicionit u nderprene fondet buxhetore per strehim. Gjithashtu pas privatizimit te banesave shteterore, si dhe nga renia e skemave piramidale ne vitin 1997, u krijua dhe nje kontigjent tjeter ushtarakesh te pastrehe te cilet humben banesat e tyre duke rritur ne kete menyre kontigjentin e te pastreheve ne Forcat e Armatosura. Duke u nisur nga detyrimi qe buron nga Ligji nr. 7496, date 03.07.1991 "Per Statusin e Ushtarakut" neni 22, ku theksohet detyrimi I shtetit qe te siguroje banese per ushtaraket, u miratua ky vendim, me qellim trajtimin me kredi te oficereve te Forcave te Armatosura qe jane te pastrehe ose kane nevoje per shtese siperfaqe banimi. Per vitin 2003 ne buxhetin e Ministrise se Mbrojtjes jane parashikuar 100 milion leke per strehimin e ushtarakeve, ndersa per vitet ne vazhdim do tehapet ze I vecante ne buxhetin e Ministrise se Mbrojtjes per kete qellim.
U miratua vendimi "Per disa ndryshime ne vendimin nr. 415, date 1.7.1998, te Keshillit te Ministrave, Per krijimin dhe funksionimin e Komitetit "Per Mundesi te Barabarta", ndryshuar me vendimin nr.127,date 15.3.2001".
Ky vendim u miratua ne kuader te reformes se ndermarre nga Qeveria Shqiptare. Kalimi ne kuadrin e kesaj reforme, te institucioneve nga varesia e Keshillit te Ministrave ne ate te ministrive te linjes apo perfshirja e tyre brenda structures se ministrive, do te forcoje kete pergjegjsi, duke patur nje minister (anetar te kabinetit) pergjegjes per verpimtarine e institucionit dhe ne te njejten kohe do te ndihmoje edhe veprimtarine e ketyre institucioneve. Komiteti "Per Mundesi te Barabarta", eshte pozicionuar ne momentin e krijimit te tij ne varesi te Keshillit te Ministrave, duke u nisur nga fakti qe fusha e veprimtarise se tij konsiderohej si nje nder prioritetet e Qeverise. Ky vendim propozon: Se pari. Kalimin e Komitetit "Per mundesi te barabarta" ne varesi te Ministrit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale". Se dyti. Kalimin e kompetences per emerimin e Kryetarit te Komitetit nga Kryeministri te Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, si shprehje e varesise direkte te institucionit.
U miratua vendimi "Per disa ndryshime dhe nje shtese ne vendimin nr. 372, date 25.7.1994, te Keshillit te Ministrave, "Per administrimin e mallrave rezerve shteterore"
Ky vendim u miratua ne kuader te reformes se ndermarre nga Qeveria Shqiptare per rishikimin e qendres se qeverisjes dhe realizon dy nevoja: Se pari: kalimi ne kuadrin e kesaj reforme te "sistemit te rezervave te shtetit" nga varesia e Keshillit te Ministrave ne ate te Ministrit te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, duke patur nje minister (anetar te kabinetit) pergjegjes per veprimtarine e institucionit.
Se dyti: venja e sistemit te rezervave shteterore ne funksion te planizimit dhe perballimit te "emergjencave civile".
Aktualisht sistemi I rezervave shteterore, perfshin funksionet e meposhtme:
a- Administrimi operacional I mallrave reserve shteterore- qe eshte edhe funksioni baze apo vete arsyeja e lindjes dhe ekzistences te ketij institucioni (duke nenkuptuar me kete mbajtjen dhe rifreskimin e mallrave reserve shteterore te te dy kategorive, per tu perdorur ne rast krizash humanitare, raste fatkeqsie natyrore apo rast lufte, gjithashtu drejtoria e rezervave te shtetit eshte institucion I specializuar per nderhyrjen ne menyre operative me mallra ushqimore, mjete e pajisje per popullsine e prekur ne situatat e emergjences);
b- Administrimi dhe shitja e mallrave te konfiskuara si rezultat I kundravajtjeve administrative dhe atyre ne fushen fiskale- ne kete drejtim kjo drejtori luan rolin e "agjentit qeveritar"ne administrimin dhe shitjen e mallrave te konfiskuara.
Miratimi i ketij vendimi dhe kalimi i rezervave shteterore, pikerisht ne varesi te Ministrise se Pushtetti Vendor, mbeshtetet ne arsyet e meposhtme:
1. Ne perputhje me ligjin nr. 8756, date 26.03.2001"Per Emergjencat Civile"Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit eshte pergjegjese per pergatitjen dhe zbatimin e planit kombetar per perballimin e emergjencave civile; ka funksione bashkerenduese ne planizimin dhe perballimin e emergjencave civile si dhe ndjek punen per krijimin dhe perdorimin e rezervave shteterore, per kete qellim eshte krijuar dhe funksionon ne kete Ministri Departamenti I Emergjencave Civile, kjo do te thote qe administrimi I mallrave rezerve shteterore (funksioni I pare) eshte nje funksion, ne thelb I ndervarur dhe I sekonduar pikerisht perballimit te emergjencave civile (pamvaresisht nga natyra e tyre) duke qene "mjet" ne mbeshtetje te perballimit te emergjencave.
2. Ne pikepamjen konceptuale "politika e planizimit dhe perballimit te emergjencave" realizohet nga Qeveria, por per realizimin konkret te kesaj detyre eshte ngarkuar "organi I specialzuar", Departamenti I Emergjencave ( Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit), vendimi I miratua niset nga fakti qe kompetenca e administrimit te rezerave shteterore duhet te jete e Ministrit te Pushtetit Lokal, ne kauder te politikes se pergjithshme te miratuar te qeverise per planizimin dhe perballimin e emergjencave, duke lehtesuar keshtu vendimarrjen, ne kuadrin e politikes se miratuar.
U miratua gjithashtu edhe vendimi "Per percaktimin e numrit te punonjesve te seksioneve te administrimit dhe te mbrojtjes se tokes, ne Keshillat e qarqeve dhe te zyrave te menaxhimit dhe te mbrojtjes se tokes, ne komuna dhe /ose bashki.
Ne kushtet kur reforma e tokes po shkon drejt perfundimit dhe si rezultat I saj jane krijuar rreth 450 mije pronare private te tokave, administrimi dhe mbrojtja e fondit te tokes merr nje rendesi me te madhe se ne cdo periudhe tjeter te meparshme, kjo rendesi argumentohet si nga gjendja aktuale ashtu dhe nga detyrimi dhe vizioni per te ardhmen. Vendimi I miratuar mban parasysh numrin e punonjesve qe aktualisht punojne ne zyart e kadastrave dhe synon te beje nje rishprendarje sipas qarqeve ne baze te disa kritereve si, siperfaqja e tokes qe punueshme ne rang qarku, numeri I njesive qe qeverisjes vendore Brenda qarkut dhe shkalla e zhvillimit bujqesor ne zona te ndryshme te vendit. Miratimi I ketij vendimi, I shoqeruar dhe me akatet e tjera nenligjore ne zbatim te ligjit nr.8752, date 26.03.2001 "per krijimin dhe funksionimin e strukturave per administrimin dhe mbrojtjen e tokes"do te ushtroje ndikim pozitiv jo vetem ne krijimin por edhe ne konsolidimin e strukturave te administrimit dhe mbrotjes se tokes ne te ardhmen.
U miratua ne mbledhjen e Qeverise vendimi "Per caktimin e numrit te perfaqesuesve te organizatave te punemarresve dhe te punedhenesve ne Keshillin Kombetar te Punes".
Ne zbatim te nenit 200 te Kodit te Punes dhe te VKM nr.379, date 20.05.1996 "Per Keshillin Kombetar te Punes", dhe me arsyen qe anetareve te ketij Keshilli u ka mbaruar mandate i perfaqesimit, vendoset qe: Duke patur parasysh kriteret e perfaqesimit te ketyre organizatave, te pranuara edhe nga partneret sociale, si ; numri i anetareve, kontratat kolektive te lidhura, shtrrja gjeografike, perfshirja e dege profesioneve dhe aderimi ne organizatat nderkombetare dhe mbi kete arsyetim, eshte gjykuar qe ne ndyshim me vendimin e meparshem te mos perfaqesohet ne Keshillin kombetar te punes, sindikata e panvarur e minatoreve te shqiperise, mbasi nuk disponon treguesit e nevojshem per tu perfaqesuar si dhe per faktin se ne sektorin e minierave veprojne disa organiozata profesionale, qe perfaqesohen nga grupime konfederative, KSSH dhe BSPSH.
Per palen punedhenese, ne ndryshim nga manadti I meparshem, me qellim permiresimin e perfaqesimit te pales punedhenese ne KKP, jane vleresuar te perfaqesohen ne kete keshill edhe bashkimi I industrialisteve dhe investitoreve te Shqiperise, Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise dhe Keshilli I Agro-Biznesit Shqiptar perkatesisht me nga nje anetar.
U miratua ne mbledhjen e Qeverise vendimi:"Per nje ndryshim ne vendimin nr.402, date 11.6.2001, te Keshillit te Ministrave, Per disa ceshtje ne zbatim te ligjit nr.7703, date 11.05.1993, Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise dhe ligjit nr.7870, date 13.10.1994, Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise, ndryshuar me vendimin nr.458,date 28.06.2001, te Keshillit te Ministrave"
Ky vendim parashikon rritjen e mases se kontributeve nga te vetepunesuarit ne bujqesi, te cilet aktualishtpaguajne contribute ne nivelin e 8.56% te mases se konributit qe paguan nje I vetepunesuar ne qytet. Sipas ligjit te sigurimeve shoqerore, periudha gjate te ciles te vetepunesuarit ne bujqesi paguajne kontribute, njihet si periudhe sigurimi e barabrte me ate te te vetepunesuarit ne qytet, diferenca ne masen e kontributeve per te vetepunesuarit ne bujqesi paguhet nga buxheti I shtetit. Ne caktimin e mases se kontributit jane mbajtur ne considerate qe:
• Rritja te jet graduale, ne perputhje me permiresimin e gjendjes ekonomike
• Bashkerendimi me rritjen me te shpejte te pensioneve te fshatit
• Mundesine e afrimit gradual te kontributeve per zonat malore rriten me shpejte per te be rte mundur eleminiemin e diferencave qe ka mes fermereve te zonave te ndryshme
• Pakesimi I ndikuimit nga pikepamja psikologjike, per te parandaluar terheqjen nga skema e fermereve
Keshilli I Ministrave miratoi vendimin:"Per numrin e punonjesve, strukturen dhe organiken e sherbimit te gjendjes civile ne njesite e qeverisjes vendore".
Me hyrejn ne fuqi te ligjit nr. 8950, date 10.10. 2002, "Per gjendjen civile" ky vendim percakton qe sherbimi i gjendjes civile te organizohet sipas nje skeme te re, duke e perqendruar drejtimin e tij ne Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Sipas vendimit, funksioni i zyrave te gjendjes civile ne komuna e bashki mbetet ai I mepareshmi edhe numri i pergjithshem i punonjesve te Sherbimit te gjendjes civile, ne bashki e komuna mbetet 506 veta duke mos ndryshuar nga ai i mepareshmi.
Efektet financiare perballohen nga buxheti i vitit 2003, miratuar per Ministrine e Pushtetit Vendor dhe te Decentralizimit dhe fillojne nga 1.1.2003
Vendimi ben edhe disa ndryshime qe kane te bejne me rishperndarjen e punonjesve te zyrave te gjendjes civile pa e ndryshuar numrin.
Struktura dhe organika e miratuar do t'i pergjigjen me mire detyrave te medha qe shtrohen per modernizimin e Sherbimit te Gjendjes Civile, si nje nga momentet me te rendesishme te reformave institucionale per ndertimin e shtetit ligjor.